“””””””””””””””””””””””
VAZHDIMI I NJI POSTIMI
(Humor ironik marre prej barcoletes “papagali dhe mica”)!
Familja Hiluk Gacalini me biografi te mire (ne dy kopje- Gaci e Lini), kishte tek dera e shtepise edhe nji pllake “Baze lufte”, aprovu ne mbledhjen e veteraneve (me dy vota pro e nji abstenim), sepse gjyshi i tij, kishte rrah me grushte e shqelma, gjate luftes, nji spiun fashist teper te rrezikshem!.
Perfitonin normalisht e moralisht, ne pune e kudo, prej kesaj pllake historike legjendare edhe fisi e farefisi, megjithese kishin nji shporte me kleçka ne biografi!.
Ata e kujtonin gjyshin ,i cili , para vdekjes, u tregonte per aktin trimosh te tij.Shpesh ai edhe kendonte (se kishte za te bukur e ne rini te tij i kishte ra edhe dajres me vesh, pa nota), kange te luftes te kompozitores Dhora Leka si ate ,qe i pelqente shume, “Doli nana ne çardak, hajde nuse te puthi pak”! etj. etj…
Edhe Hiluku, ndonese i ri, ishte tip revolucionar ne shpirt e demokrat ne shoqni.Per t’i sherby atdheut ai dha shembullin personal me e nderru mbiemnin fetar (Gac plus Lini) ne Shalqini!.
(Mbiemnat e tjere ne gjendjen civile, kishin mbaru- e kishin mbete vetem Shtogu e Kaliboba- qe nuk pelqeheshin) .
E shoqja e Hilukut, Luljeta ,( ardhe nuse prej Jugut, njofte me te ne ushtri e marre me dashni), preferonte si mbiemen “Karpuzi” (siç i thonin atje shalqinit), por per respekt te burrit te saj, ketij malesor prej Veriut me mbiemen Gacalini, ra dakort me mbajte mbiemnin Shalqini!…
Hiluku ishte burre i emancipuem dhe e ndihmonte bashkeshorten e merresh me edukimin e dy femijeve. Prej Greqise, ku kishte punu dy vjet si emigrant ,kishte pru per t’i kenaq ato edhe nji papagal!..
Ne prag te nji feste, e lajmeruen familjen tashma me mbiemnin Shalqini, se per t’i nderu ne emen te sakrificave te gjyshit per ditet e lumtuna qe po gezojme, do te vijne per vizite shoket e partise e pushtetit te rrethit!
(Per partine u donte shtru nji tavoline)!…
E harxhuen tane talonin (nda per festa), bile moren uha edhe tek kojshite per mos me u korite!..
Tuej pase frike se papagali do te perseriste ndonji fjale pakenaqesie, ndigju ne familje, per anetaret me teser partije, e futen ate ne izolim ne wc. Po keshtu edhe micen, tuej drashte se do t’i “perlante” ushqimet ne tavolinen e sapo te pergatitun per pritjen e miqeve!…
Ne izolim papagali trim, i thote mices:- Ti e ke te lehte se je e denume ordinere, ndersa une jam i denuem politik! Mica i pergjigjet:-
“Bashkevuejtes e bashkefajtore jena te gjithe”!
*****
.Prandaj ata(fajtoret) jane kthy perseri ne pushtet e qeveri, gjithmone perdhunshem (pozite e opozite) dhe pa deshire me mendu per popullin e vet, por servile te te huejve, qe mendojne veç per interese e xhep te vet!..
Mos u rreni o milet prej perrallave me mbret…..
Papagali ju pershendete!……