6.5 C
Tiranë
E shtunë, 2 Maj 2026

Luke Luka

GARDALINA .

. (Kujtime te femijenise) .

Shkodra, qyteti i jem i lindjes, nuk asht si gjithe qytetet e tjera. Ajo asht ma e bukura e ma e shtrejta , qe ruen vlera e kujtime me qinda e me mija!…(si nji perle diamanti , qe ngado ta sillesh, shkelqen ne art, kulture e dije)!…

*

Para disa ditesh, u ndala ne nji postim ne fb. te mesueses e poetes shkodrane, Shpresa Rama Kapisyzi.

Ne ballkonin e apartamentit te saj, ishin ekspozu lule te shumellojshme, njena ma e bukur se tjetra (karajfila, mullaga, rozemari, begonja, jesemin, elbaroza, arkavani, marangjyli etj.etj.),

Ne nji vend te dukshem ishte edhe nji kafaz me nji gardaline.

U surprizova e u permallova, sepse virtualisht pashe nji “oborr” te vogel shkodran, ne nji ballkon te kryeqytetit tone, Tirane!….

**

Kafazi me gardalinen me kujtoj kohen kur me shoke, sa here jena çu pa lind mire rezja e diellit, me kafaza e me trapla e merrnim rrugel per ne Zall te Kirit, per me xane gardalina. Ishin kushrijte e mij te moshes Roberti e Nikolini si dhe shoket e mahalles V.Kodheli e T.Mirashi, Bep Pellumi e Bruno Bufli, Bixh Prela e Pjeter Uci etj.etj., qe perbanin skuadren qe bashkohesh edhe me te tjere femije ardhe prej lagjeve tjera te qytetit.

Te gjithe ishim te apasionuem mbas ketij zogu te veçante, te bukur e kangetar i cili identifikohesh me Shkodren, tuej i shtu ketij qyteti edhe nji dhurate te bukur, dashunine per zogjte, e njiheresh tuej perforecu ate si qyteti ma i kulturuemi i kultures shqiptare!

**

Ne Shkoder, nuk gjeje shtepi, e cila te mos kishte nji kafaz me forma e ornamente e madhesi te ndryshme ku mbaheshin nji apo disa gardalina.

Edhe ne dyqane kishte apasionante te gardalines, te cilet kenaqeshin me kangen e saj. Kryesisht keto ishin berberet, zanatçijte e ndryshem si robaqepesit apo artistet ne studiot e tyne si A.Dodmasej, F.Kola, L.Cefa, N.Luci etj.si dhe disa tregtare dyqanesh ushqimore, te cilet mbanin per shitje ushqimin kryesor te ketij zogu si fara lule dielli, melin e fiqte e thate.

Te thonte mendja se ne Shkoder ishte e vendosun me ligj mbajtja e gardalinave!!

***

Kur vinte e bukura vere, shihshe grupe grupe femijesh, por edhe disa te rritun (shej bante argjendari

Ndoc Bedeni, robaqepsi Filip Daija),e te moshuem pensioniste , tek drejtoheshin ne vendet ku kalonin tuba tuba ne fluturim gardalina.

Keto vende ma te njoftuna ishin Zalli i Kirit( mbas cinareve te vorreezave (ku gardalinat kishin çerdhet), ne Luguçezme, ne Stom Golem, te livadhet e bregut Bunes, Kodrat e Tepes etj.etj.

**

Vendoseshin traplen(kafaz me dy anesore), dhe femijet strukeshin mbas ndonji grymbulli me ferra e imitonin me za cicerrimen e zogut, per t’i ndalu ne nji dege ferre qe vehesh ne afersi te trapoles! E kur ndonji gardaline vinte ne prag te trapoles, zemra e tyne rrahte tik tak…tik tak deri sa zogu binte ne bat!.

(Ketu fillonte jeta e dyte e tij, ma e mire, por jo ne liri)! Disa tejet marakli e tifoza, jo vetem i xenin gardalinat, por edhe filluen t’i shumezonin ne shtepia!(Kishte qe banin edhe pak tregti me kete pune)!..Duhet shtu se gardalinat e pranuen vete, keshtu me jetu, ne bashkejetese me familjet shkodrane, ne kafaza tuej ndej ne krande e gjithe diten tuej kendu e qite me kame..

“””””””””””””””””””””””

VAZHDIMI I NJI POSTIMI
(Humor ironik marre prej barcoletes “papagali dhe mica”)!
Familja Hiluk Gacalini me biografi te mire (ne dy kopje- Gaci e Lini), kishte tek dera e shtepise edhe nji pllake “Baze lufte”, aprovu ne mbledhjen e veteraneve (me dy vota pro e nji abstenim), sepse gjyshi i tij, kishte rrah me grushte e shqelma, gjate luftes, nji spiun fashist teper te rrezikshem!.
Perfitonin normalisht e moralisht, ne pune e kudo, prej kesaj pllake historike legjendare edhe fisi e farefisi, megjithese kishin nji shporte me kleçka ne biografi!.
Ata e kujtonin gjyshin ,i cili , para vdekjes, u tregonte per aktin trimosh te tij.Shpesh ai edhe kendonte (se kishte za te bukur e ne rini te tij i kishte ra edhe dajres me vesh, pa nota), kange te luftes te kompozitores Dhora Leka si ate ,qe i pelqente shume, “Doli nana ne çardak, hajde nuse te puthi pak”! etj. etj…
Edhe Hiluku, ndonese i ri, ishte tip revolucionar ne shpirt e demokrat ne shoqni.Per t’i sherby atdheut ai dha shembullin personal me e nderru mbiemnin fetar (Gac plus Lini) ne Shalqini!.
(Mbiemnat e tjere ne gjendjen civile, kishin mbaru- e kishin mbete vetem Shtogu e Kaliboba- qe nuk pelqeheshin) .
E shoqja e Hilukut, Luljeta ,( ardhe nuse prej Jugut, njofte me te ne ushtri e marre me dashni), preferonte si mbiemen “Karpuzi” (siç i thonin atje shalqinit), por per respekt te burrit te saj, ketij malesor prej Veriut me mbiemen Gacalini, ra dakort me mbajte mbiemnin Shalqini!…
Hiluku ishte burre i emancipuem dhe e ndihmonte bashkeshorten e merresh me edukimin e dy femijeve. Prej Greqise, ku kishte punu dy vjet si emigrant ,kishte pru per t’i kenaq ato edhe nji papagal!..
Ne prag te nji feste, e lajmeruen familjen tashma me mbiemnin Shalqini, se per t’i nderu ne emen te sakrificave te gjyshit per ditet e lumtuna qe po gezojme, do te vijne per vizite shoket e partise e pushtetit te rrethit!
(Per partine u donte shtru nji tavoline)!…
E harxhuen tane talonin (nda per festa), bile moren uha edhe tek kojshite per mos me u korite!..
Tuej pase frike se papagali do te perseriste ndonji fjale pakenaqesie, ndigju ne familje, per anetaret me teser partije, e futen ate ne izolim ne wc. Po keshtu edhe micen, tuej drashte se do t’i “perlante” ushqimet ne tavolinen e sapo te pergatitun per pritjen e miqeve!…

Ne izolim papagali trim, i thote mices:- Ti e ke te lehte se je e denume ordinere, ndersa une jam i denuem politik! Mica i pergjigjet:-

“Bashkevuejtes e bashkefajtore jena te gjithe”!

*****

.Prandaj ata(fajtoret) jane kthy perseri ne pushtet e qeveri, gjithmone perdhunshem (pozite e opozite) dhe pa deshire me mendu per popullin e vet, por servile te te huejve, qe mendojne veç per interese e xhep te vet!..

Mos u rreni o milet prej perrallave me mbret…..

Papagali ju pershendete!……

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.