21.5 C
Tiranë
E premte, 17 Prill 2026

Mirela Sarolli Ropi

PSHERËTIMË SHPIRTI

Hyn orbitës tënde

Një planet i vetmuar

Ndjen zjarrin e zemrës

Por, dhe pikën e lotit duke gulçuar

Shiu fshin vetëm pluhurin
Le shënja nga pas
Bulëzat rëshkasin
Vizojnë atë çast
Kur valët e detit
Valzëzojnë perëndimit
S’dimë ku ishin por, nga vinjnë?
Përplasin trishtimin
Ndaj sheh me sy pyetës
Mendimet ,ndjenjat ,fjalët i gëlltit
Për ty s’mbeti gjë tjetër
Veç një psherëtimë në shpirt !

14 Janar 2022

“”””””””””””””””””

NJË GOTË TË MBYS DHIMBJEN DUA
Më kot përpiqem të shoh
Pas kësaj gote zeher
Veç ëndrrash, me ty rroj
Se realiteti më vret.
Po ikin ditë, muaj, vite
As në letër nuk dita ta shpreh
Më vjen keq për dashurinë
Pa të, ç’duhet kjo jetë?
U mundova nga gjithçka ta mbroj
Me çdo mënyrë nuk ia dola
S’fitova, dhe pse sërisht luftoj
Veç shpirtin s’ia vura tek dora.
S’dëgjojnë veshët ka kohë
Më nuk po shohin as sytë
E vdekur së gjalli, mes të gjallëve
Në qelinë e mendjes vetë i dytë.
Mundohem të shkoj larg e më larg
Diku, mos më shohë asnjeri
Më ndal nga brenda me forcë
Ndjenjës për ty dot s’i shpëtoj

Ti më vret, pa më vrarë, nuk e di!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.