Begatija e vjeshtave që rrotullohen
përr rreth boshtit të kohës
na kthen në kohë nëpër kujtime.
Frutat e rralla i lypi e i gjej
që të mos harrohen për fidanishten,
për fëmijët e fëmijëve.
Vojsa i themi në dialektin kosovarë,
Vodha i thojshin në Malësinë e Krujës.
Frut i rrallë me vleta të mëdhaja.
“””””””””””””””
Shpesh herë kjo ndodhë
dhe e besoj se i ndodhë çdo njeriu
kur një lëmsh
sa ç’është globi që e ka hupë fillin
ia pështjellon e ia tromaksë
në tronditje
fort kryet.
Kur mendja nuk lodhet
edhe sytë ndën qerpikë të pamshelun
e gjejnë ku është boshti,
ai lëmsh zhdërvjellësohet
dhe kryet prap çpështjellohet
veç me atë fjalën magjike
që lidhë edhe zgidhë
edhe qepë e harrnon
sikur fill.
Nuk di,
nëse kështu boshti e gjen fillin
apo filli shkon në bosht.