Me poeten”Til Rroku”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Njeriu i mire
Ne at kohe vite ma pare
Na ish nje i ndershem fshatare
Ish besnik sa ma s’ka
S’fliste kurr, gjakun me pa.
Ish i mbyllur si kuti
Besa edhe burre zotni
Me shoqnine vec fjale te mira
I pelqente pak rakia.
E kishte ba si ves
Nga nje gote cdo mengjes
Dhe mbas gotes per cudi
Fjalet i rridhnin per bukuri.
Nje dite heret ne mengjes
Tu shkua n’pune sherbes sherbes
Hase nje shok ne shpi tu shkua
Me nje koshere n’shpine ngarkua.
Kur shokun ky e pa
Rri i qete tha*s’kam pa gja*
Kjo fjale shokun e qetesoi
Ne bunker kosheren coi.
Diten tjeter tu shkua n’pune
Me kojshine muhabet zune
Allahile a dite gja
Kosheren kush marre e ka.
Por at dite ky njeri i ngrate
Kishte pi, gati ba tape
Plot vullnet pa t’keq i mjeri
Coi kojshine drejt te bunkeri.
U gjet bleta i zoti e mori
Ish problem me u gjete fajtori
I gjith fshati u cua n’kame
Hajdutit emer me i dhane.
Tu ba fjale e dallavere
Kush e vodhi at koshere
Ky i shkreti po e
con zanin
Pasha zotin se qes filanin.
Ky asht fundi i historise
Vec per sherrin e rakise
U zbulua e verteta
Dreqi t’pifte o raki shkreta.
“”””””””””””””””Nessuna descrizione della foto disponibile.
………Byli dhe Lezja………..
U martua Byli me Lezen
Ditè e natè s’po ja da t’zezen
Nè çdo punè e çdo veprim
Byli Lezen e qet gabim.
Kshtu s’asht mirè i thot o grua
S’ban ashtu thot, mè shih mua
Ma ke pru shpirtin te huna
Hajde kqyr si bahet puna.
Sa ish zetè e koha e mirè
Per Lezen nuk ishte shtirè
Po kur erdhi dimni i gjatè
Era e ftoftè,murlani i thatè
A ke veshè me nije shamatè.
Ktu fillojnè veshtirsitè
Nji mbas nji è ditè pèr ditè
Punt e Lezes Byli i ban dalje
Lezja e shkretè veç kerko falje.
Niset Lezja kjo bi nane
Merr dru t’trasha e mbledh do krane
Bylit qefin me ja ba
E ban zjarmin bubulla.
Niset Byli n’shpi me ardhè
E po sheh timin tu dalè
Sa afrohet para shpisè
Me i bertitè Lezes ja nisè.
Ku je Leze faqja e zezè
Po ti zjarmin pse e ke nezè
Mos e nez zjarmin pa m’dvetè
Se kto dru i kam pru vetè.
Drutè nè zjarm sa fort po nezen
Por belaja e gjeti Lezen
Un thot mirè deshta me ba
M’fal o burrè se nezi ma.
Mas kti rast do dit kaluan
Po çon zoti shi e furtunè
Veç prej frigs, jo pèr pritesè
Lezja zjarmin nuk po e nezè.
Byli vjen me pak vonesè
Nisè bertet nè kupè tè kresè
Ku je ti mos kjosh o Leze
Po ti zjarmin pse se neze.
A tu dhimten drutè e mia
Me nezè zjarm zehet dhe shpia
Po ti s’je hiç n’terezi
Çfarè fatit pata me ty.
Lezja Bylit po i lyp falje
Vetit hiç s’po i gje rrugdalje
Si me ba thot e shkreta vetè
Me nezè zjarm thot pse e ke nezè
Mos me e nezè, pse se ke nezè.
As ka ndodh as ba vaki
Me ken burri porsi fmi
Per hise t’ka ra veç ty
Ta nap Leze i porosi
Pa dalè drita ik prej ti
“””””””””””””””””””””””””Nessuna descrizione della foto disponibile.
Etikete qe s’hiqet…
Qysh diten qe lind Dhe fillon me qa Do t’quhesh zengjin
Ose fukara
Ketu s’ka te bajne
Shkolla apo dija
Se cdo gja ne dore
E ka pasuria.
Kush lind zengjin
Pasuri ka me pase
Do t’jetoje i lumtur
S’do t’ja dije fukarase.
Zengjini krenohet
Me dore prek qiellin
Fukaraja rrin ne qoshe
Qe te ngrohet pret diellin.
Do te mjaftonte nje fjale
Qe shpirti ti ngrohet
Por kur i vjen rradha
Fjala e mire spostohet.
Edhe fjala largohet
Nuk shkon te fukaraja
Fillon e rebelohet
Ashtu si dynjaja.
Kjo pra asht rruga
Qe bahet ne jete
Zengjin,i bukur emer
Fukara,etikete.
Fukara i lindur Etikete apo emer
Mjer ai qe asht
Fukara ne zemer.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.