(Bazuar në ngjarje të vertetë),
Zemërthyese,tragjedi,por frymëzim është kjo histori për penën,që qëndron në duart e mia,teksa dridhen nga emocione të ngatërruara.
Ps:Falenderoj nga thellësia e zemrës te motrën e të ndjerës Adriana,@Adelina Vasa që pikërisht më zgjodhi mua,të jem ajo që sjell edhe njëherë në jetë kujtimin e dy ëngjëjve
që i terën sytë,e i plagosën shpirtin të gjithë familjarëve dhe miqëve.
“Fat i zi”
Fati njerëzor ndonjëherë i pamëshirshëm
Me nënë Adrianën e të bijën egër u soll…,
Veç në një çast i vrau tepër dhunshëm
Dhe Henrin dyvjeçar Zoti e desh, e shpëtoi !
E tash tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar
Kur ato dy shpirtra janë larg, në parajsë…,
E të dashurit, këtu ne tokë,si kanë harruar
Me lotët kristal lajnë mermerin e bardhë !
Qan motra , që gjysmën e zemrës ja kanë marrë
Fshin lotët nëna e gjorë … me mandilin e zi…,
Plas nga dhimbja trupi i vellezerve zemerbardhë ,
Babit në heshtje i shtohen rrudhat mbi ball, nji nga nji
E Henri–vogëlushi , tash burrë pyet : ” o mami , ku je ti .. ” !
Shtator 2020 Adelina Pali