8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Aferdita Vela

 

MBASE GABON

Mbase gabon,
nuk eshte si mendon ti
qe une jam dielli ne perendim
e lindja gjithmon ti

Une jam hena e erresuar
E ti hena e plot e ndricuar
une nje yll ne shkaterrim
e ti gjith yjet ne ndricim

Mbase une te dukem
nje pik uje ne krua
e ti cezma qe e buron
e con.uje edhe ne perrua

Mbase me shikon nje perrua pa uje
veten nje oqean qe smbaron kurre
ndofta me shikon si nje kandil i shuar
veten drit neoni qe vetem.ke ndricuar

Ndofta te dukem nje.peme e xhveshur
veten te gjelberuar e te veshur
Jo e ke.gabim,une jam nje lule ne zhvillim
jam e gjelber edhe me ngjyra plot

Lulet e mia falin.gjithmon gezim
po qe se te ndjej ne shpirtin tim
po kam dhe gjemba qe te cpojne
e nga une nje dite do te largojne

“””””””””””””””””””””””””””

THESARE

Gramshi im ti ke thesare
qe natyra ti ka fal
male te bukura rrethe e rrotull
te bukura ke cdo kaderr

Ke perrenj edhe lumenj
qe te siellin freski
ke edhe fusha te bukura
qe merr ushqim cdo njeri

Ke ujvaren ne Sotire
qe ta shton ty bukurin
Ne Holt ke konione
ke dhe shpellen shekullore

Nga malet e kodrat e tua
uje i fresket gurgullon
qe e mbushin ne krua
e asnjhere nuk mbarom

Bukurit skane te mbaruar
qe natyra ti ka falur
po ti ke dhe trazhgimi
qe dhe te vdekurin e ngjallin

FYEJT tuaj jane vlere
jana nje thesar i cmuar
ne shekuj i eshte renen
cobini ne mal me te ka lajmeruar

Fyejt e tua jane te njohur
jane kthyer ne sinfoni
sa me malle i degjojme
e me nje here te bien tek ti

Ke dhe kengen e kenduar
ku te gjithe iso i mbajne
me te bucete konaku
e kercejne edhe ne kembe

Mos harrojme kengen dyshce
qe kendojne e kercejne gra
me shamin ne duar
tundin belin me ngadale

Gjithmon e marrin shtruar
hedhin kembet me ngadal
me teminat e zbukuruara
kenaqesh duke i pare

Hedhin valle tundin.bele
njera e merr e tjetra e pret
do ta shikosh dhe nje here
kercehet me tere lezet

“”””””””””””””””””””””

PERSE

Nuk e shkrova vargun tim
po e mora e futa ne gji
i kthehem tani me mall
e shkruaj me nosargj

Jo se sme punonte dora
jo se me.ishte thare boja
jo se edhe pertoja
ishte koha ,vetem nxitoja

Te jesh grua te jesh nane
ke familjen ne plan te pare
duhet dyfishe me punuar
me shpejtuar kembe e duar

Mendja ime ku snxitonte
sa ne pune e shtepi
doja te isha shume e rregullt
te jepja e te merrja kenaqsi

E perdorja doren per te shkruar
atje ne pune perdit
ne dark kthesha e vazhdoja
e perdorja per te shkruar me femijet

Dora perdorej per te qepur
per te lare e pastruar
per te bere edhe hekurin
ne guzhine per te gatuar

Kembet nxitonin poshte e lartee
asnjhere s’ gjenin qetsi
ato shtiheshin vone ne dark
mbas mesnate si gjithnjil

Prandaj vargun nuk e shkrova
po shpirti me ndimoj
ai i ka shkruar te tere
me tha kur te vij koha do te ndimoj

Tani jam pak me e lire
e ai me ngacmon perdit nga pak
me sjell prone cdo kujtim
me thot neser do vij prap.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.