KËSHTU KA QENË E SHKRUAR NDOSHTA ?
Kështu ka qenë e shkruar ndoshta ?
që unë e ti të jetojmë të ndarë,
larg nga njëri tjetri e me vuajtje,
dhe asnjëherë mos me u parë.
Kështu ndoshta e ka shkruar zoti ?
që jeta jonë muarrë pikëllimin,
zemra ime e ndarë në gjysmë,
rendi e e përjetoi pelimin !
Vërtetë shumë vuaj por nuk kam çka bëj,
ajo që është shkruar nuk ndryshohet,
ndoshta vjen nëj ditë shpresuese,
dhe sërish zemra ime qetësohet.
Jetoj me shpresen e vetme që më ka mbet,
dhe me ëndërren që nuk po përfundon,
e unë edhe në ëndërrë të kërkoj,
por askund zemra nuk po të takon.
Një ditë nëse ti mendon për mua,
nga sytë e tu lëshoje një lot,
dhe atëherë thuaj vetës tënde,
përse e lash spo e kuptoj dot.
Kërko zemren time që se gjen më,
as në këtë botë as në boten tjetër,
se gjithçka që ekzistonte mes nesh,
tash mbeti e kohës së vjetër.
Fati im u shua në mesnatë,
dhe jeta ime morri tjetër ndryshim,
por që të dua nuk mund të them më,
se vërtet tash ska asnjë kuptim.
Më mirë mendo një ditë dhe qaj,
se sa përjetë të më harrosh,
nëse kupton se unë kam vdekur,
varrin tim mund ta vizitosh.
Por mbi varr mos me sjell lule,
vetem një lot mbi mua në dhe,
harro se dikur të kam dashur,
dhe filloje një jetë të re…
afrim@a.h.corbetta Itali