16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Agetina Ruqi

Ku te vete me gjysem zemre,
larg nga vetja ku te shkoj
kaçurelat fshehin brishtesi femre,
kafshata dhembje perpij e sfidoj

Sa here i flas vetes ne heshtje,
gjysme gjalle, a gjysme vdekur
kerkoj ne shpirt me shume buzqeshje,
a gjithçka qe me ka mbetur.

“””””””””””””””””

Nese do
dhimbjen time ta perjetosh
Shko kalo “udhes se vjeter”
Tako te gjalle e te vdekur.

Falu e perfalu me gure e kroje
Kuvendo me toke e troje

E nese do
dhimbjen time mos e perjeto

Jeto….Jeto….Jeto…

Agetina Ruqi

Bije shi krejt qetesisht.
E lagen kujtimet neper vite.
Vetem nje pike mjafton ta shperlaje
dhimbjen e shpirtit.
Dhe pse keto pika shiu
lajmerojne pranveren plot hijeshi.

Le te lagen edhe syte e mi.
A.R.

Shembje Kujtese
———————–

Nuanca vijash lakuar
Thirrje heronjësh ëndërrimtar
Dhe grindemi me orët cunguar
Planetin e dhimbjes për ta vrarë.

Ca fleta shperndarë e zhubrosur
Zhgarravitur botë e ngatërruar
Aty fatet vulosur
Balancë për të dashuruar.
A.R.

Gërma A.
—————–

E para gërmë e alfabetit
Kryefjala e emrit tim
zgjon agimin e mëngjesit
Si gjithnjë në dëshpërim.

Gërmat tjera
Lekund era
Thonë per ty
Po vjen pranvera…
A.R.

Kam frike nga “terrori”qe shperndan energjine e ikjes.
Ti kam numeruar frymemarrjet,
rrjedhimisht’ edhe rrahjet e zemres.

Ishim barazim (sikur bekim)

Kam degjuar se heshtja,
esht’ fuqia e dyte n’bote (pas fjales)

Arsyet tona me t’forta se fantazia
Te pakrahasueshme heshtjet tona,
fozilizuar e shperbere nga dashuria.

Ti nuk je thjeshte fantazi
por shenjterim para syve t’mi.

Agetina Ruqi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.