/Fabula/
***
Një dhi një “bisht përdredhur”
Fjalë deles i pat hedhur
Si e duron atë lesh
Nga këmbët gjer në vesh
***
Po tani që bënë vapë
Si guxon e hedh një hapë.
Si e vesh atë kostum
Xhvishu rri kështu si unë.
,***
Kot qe e ruan nga mua
Unë t’a pash në përrua.
Sduroj ditë e urta dele
Kunjat e asaj rrebele
***
Mbylle moj atë “sqep”
Ke tërë ditën që më ndiek.
Shyqyr që gjete sebep
Nuk jam si ti që rri pa brekë.
***
Njëherë më pe dhe pa teklif
Vetë në shesh e nxier çdo ditë
Gjete shkak veç një herë
Mori vesh fshati i tërë.
Agron Memaj.