7.5 C
Tiranë
E enjte, 2 Janar 2025

Aida Meti

Unë ulem në buzë të heshtjes sime

e bërë me dysheme të kalbura ,

Mjegulla më mjegullon sytë

lëkura djeg nga zjarri i rrezeve të rreme Gërvishtjet jane andra te arnuara

brenda dëshirës

për të humbur krenarinë

dhe kohën;

Jo sot,

Unë eci në shtigjet e njohura të botës time të vogël ,

Një imazh është lënë pas,

ai nuk ecën pranë meje

dhe nuk dëshiron të bashkohet me mua;

Jo sot, Unë nuk vrapoj, duke i rezistuar tundimit të keq të dëshirës për të hapur pasazhe ku ka brava pa asnjë çelës;

Jo sot, Dua qetësinë e oxhakut që ngroh kockat dhe shpirtin tim te bere me copeza akulli . Dua

dua shumë ..

dua goten ta mbush me lumturi

dje i kam djegur shumë shpejt kujtimet

pa ndalur për asnjë moment

Dua te përkëdhel veten .

hijet e heshtjes

Sot dua ti thyej .

Aida Meti

“””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: re, qiell, oqean, jashtë, ujë dhe natyrë

Deti i Dimrit

Ujërat janë të ftohtë

plazhe të shkreta.

Vetmia në sy në zemër duket e pamasë.

Por edhe dëshira e zjarrtë është për lirinë:

det i lirë të bërtas

kundër shkëmbit

që pengesa bën

në zemërimin e shuar.

I egër dhe e paqartë ashtu si te krijoi natyra. Valët e ftohta

që përplasen plazhet

e braktisura tani.

Shkretëtirat janë si hapat

qe valët dominojnë në rërë.

Janë lot zemërim

në shakullinë e ajrit sa fryn erë e inatosur kreshta argjendi përballë shkëmbit. Erë e kripur paraardhës i egër i poesedonit më shumë se gjithçka tjetër kënaq. Shpirterat tane te bekuar ..

Aida Meti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.