14.5 C
Tiranë
E enjte, 6 Shkurt 2025

Ajete Pavata

U NISA

U nisa ne maje te piramides
Dhe mora themelet e saj me vete
Te ndertoj kalane time ne qiell
Po kasollja me therriste ne toke
Ne lis pashe varur plisat e dheut
Ne lis pashe…
Gjethet flamuj ne shtize paqe
Rrenjet me lidhen kembe e duar
Breg ne breg trupi im u be ure
Ktheva piramiden me maje ne toke
Dikush me tha se po flet enderr
Po kaq shekuj kam qe gjum nuk ve ne sy
Dhe pertyp themele me guret ne gji
a@p

DIKUR

Më djersë dhe gjak xhaketa larë
Nga padronët barbarë
Tani rrugëve të pa punë bredhin rinia
Bark uritur kërkon mëshirë vegjëlia.
a@p

UNE

Nuk preferoj te drekoj e vetme
As pushimin vetem te kaloj
Vetem ne dashuri ka qene prore
I treti person ate e demton
Ju thoni se ne mua ka ngushtesi intelektuale
Apo ndoshta dhe varferi shpirterore
Por mos harroni se dashuria ime
Nuk perdhoset nga rastet ditore
A@P

DROMCA NATE

Mendimet udhëtojnë
Pa destinacion
Në heshtjen e kësaj nate.
Edhe shpresën e fundit,
Dallgët ma marrin
Unë thërras pagjumësinë
Të kënaqemi
Në mbretërinë e kësaj nate.
Nga libri – “Fshehtësitë e heshtjes”
“”””””””””””””””””

JETE E GRABITUR

L'immagine può contenere: montagna, cielo, nuvola, spazio all'aperto e natura
U rrita me rrezet e grabitura
te kalvarit te jetes se pajete
te femijerise pa femijeri
te rinise pa rini
Ne Bjeshket e Zllanopojes haperova
ne Bjeshket e Zllanopojes belbova
– i preka Majat e Roshkodolit
Ne Bjeshke te Strellcit
nen hijet e bruzta
edhe sot i perkundi
brengat e jetes sime
– te jetes se pajete
Ne shpat te bjeshkeve
shijova jeten e grabitur
qe ma dhuroi kujtesa
ne te cilen strukeshin
rrezet e perendimit
29/04/2014
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.