“””””””””””””””””””
Ndërrim Vitesh!
Vit i vjetër lamtumirë
Merri gjithë të këqiat , që na solle
futi në trastën tënde alergjike
dhe mbyllja grykën, mirë e mirë .
Nuk më bëjnë entuzjaste, rrugët dhe vitrinat e zbukuruara, me drita e toptha të kuq e të florinjtë
as dhuratat bizhuteri, as lodrat për fëmijë ,
që vlerësohen për nga çmimi
as eventet, argëtimet, festat, vallzimet nuk me ngjallin gëzim
kur rreth nesh, ndesh njerëz që luftojnë me skamjen, urinë
e të pastrehë, që rrugëve mbërdhijnë …
Por ajo që në mëndje më rri
sot për të gjithë kam një urim;
të bëhemi mesazhpërcjellës për dashurinë
simbol, për një botë më të mirë
të zgjasim dorën njëri-tjetrit, të dojë njeriu njerinë…
Kudo, dritë e shpresës të vërshojë
në çdo skaj të botës, të ndriçojë
digat gjigante të së djeshmes, ti thyjë
të përmbyten rrugët e jetës dhe shpirtra njerëzish, me dritë dashurie
të qetësohen, furtuna detesh
anija e vitit të vjetër, të ankarojë në limane paqe
të kthjelluar, nga mendimet negative, nga barra e vjetër që rrëndon mbi kurriz
dhe që nga pas lë hijen e zezë dhe mban aromë të keqe toksike, të dehemi me dritë shprese..
Ëndrrat tona, të bëhen udhërrëfyese, të mbisundojnë mbi rutinen, mbi kohën e ndryshkur , shndëruar në gjyrë grije
ti vadisim ato, të lulëzojnë në baçen e jetës
për të dhënë fryte të shishme optimiste shije dashurije, pozitiviteti , energjie….
Dëshirat tona, të bëhen varg i një kënge të kompozuar, nga një kompozitor geni
dhe drejtuar , nga një shkop magjik dirigjenti
ku çdo notë të bëhet dama dhe kavaljeri, i një valsi ndjenjash të çliruara nga helmi, dhimbjet, vdekjet, vrasjet, që viti vjetër na la si peshqesh dhe muzika të na rrëmbejë e të na ngren në qiell.
Dhe ne më optimistë, për të udhëtuar në shinat e guximit, mbi vagonat e trenit të jetës,
në stacjonet e një bote të lirë, të çliruar prej fjalëve , mendimeve të errëta, të frikës së djeshme
për të fluturuar në horizonte të reja të dashurisë, të paqës, të shpresës
për ti shijuar këto fryte të jetës
për ti thënë lamtumirë, grisë, mjegullës, të djeshmes
e mbas saj , diellin e artë të pres
dhe si stoli, aromën e Vitit te Ri jetës t’ja vesh!!
Amijete Çollaku!
“”””””””””””””””””””
Trëndafili i “zi”!
U përpoq trëndafili i “zi”,
t’ju dhuronte veç aromë
u përpoq me gjithë fuqinë e shpirtit, me mirsjellje
mirësi e dashuri, kudo të dhuron.
Me çiltërsi buzëgaz petale hapur,
rrezatonte bukuri
dhe pse nën petale,
fshihej loti i tij .
Ndërkohë askush, bukurisë së tij si jepte rëndësi
sepse më parë shihnin gjëmbat, në trupin e tij…
U përpoq trëndafil i shkretë,
sa më i dobishëm e shembëll të jetë, pa çka se askush se vinte re dhe s’po i njihej vlera vërtetë
vlerat, me këmbë ja kishin shkelë
vlerat, ja kishin humbur gjëmbat për fat të keq.
Shpesh veten, pa të drejtë qortonte
duke kërcitur dhëmbët, përpiqej t’a qetësonte
mos u revolto i thoshte,se po t’u vunë pas të zezat o i zi ,
qofsh më i miri trëndafil,
dhe nese i deh me bukurinë e nëse mirësjellja jote i habit, i padukshëm ngelesh
në gjëmbat e tua, do të pengohen dhe do të thonë, qëllimisht na shpove…
E atëherë dije, se mbi ty si kuçendra do nxjerrin vrerin
të vrasin, të presin, të djegin
në qofsh dhe dragua
e jo më trëndafil petale hollë dhe me ato të padëmshmet gjëmbat e tua
por si thonë një fjale, i pafajshmi gjithmonë e paguan….
Tashmë, dekada kaluan
kushtet, u tjetërsuan dhe njerëzit ndryshuan trëndafili petalehollë, i brishtë, i mirsjelltë, po njëlloj vazhdon të lulëzojë
bukuri e aromë si gjithmonë dhuron mirënjohës me mirësjellje, ndaj çdo gjëje që e rrethon
po njëlloj si më parë, vazhdon
sepse e ka në gen, që pas çdo furtune, di vetëm të buzëqesh dhe të dashurojë por mbi të gjitha, di të vlerësoje e të Respektojë !
Amijete Çollaku!