20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Anila CACI

 

Emri im është Anila CACI,kam botuar 2 libra në 2015-tën.Aktualisht jam duke punuar për dy libra të tjerë një me Fabula dhe tjetra me thënie pikante që i përkasin fushës për të cilën kam studiuar,gjithnjë duke u bazuar dhe në jetën reale.Ndërsa në Frëngjisht kam dy vjet që po punoj për një roman.Pa lënë mënjanë metodikat e literaturës përkatëse për fëmijët parashkollorë.

Faqja “Fabula la Fontaine” ka marrë këtë emërtim për shkak të përmbajtjes së postimeve të bëra ketu.Dëshiroj që të respektohem për atë që shkruaj,përcjell nëpërmjet statuseve.Aspak në bazë të njohjeve apo të pëlqimeve për inerci e numër të like -ve.
Thëniet nga libri im i parë “Labirintëve të shpirtit” janë përdorur nga shkrimtarë të ndryshëm në parathënie të librave të tyre në botim,në artikujt e gazetave të ndryshme në Tiranë kanë shkruar rreth librave dhe krijimtarisë së zhvilluar si në qytetin tim të lindjes në Elbasan edhe në Tiranë si drejtuese në kopshtin tim privat “Frozen” si dhe në periudhën e punës në Drejtorinë Arsimore Elbasan.
Për miqtë që tregojnë respekt me anë të komenteve dhe jo me emoji ndaj atyre që shpreh dhe postoj do të jenë të nderuar me komente cilësore në përmbajtje dhe shtjellim të atyre që trasmetojnë vlere dhe pozitivitet.
Besoj se për foto personale s’do jetë e nevojshme përderisa paraqes të tillë rezyme.
Ju falenderoj për kohën që më lexuat.Respekt për gjithësecilin dhe miqësi të mbarë uroj.Për krijuesit uroj suksese dhe rrugëtim të artë në fushën e krijimtarisë.
Anila CACI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.