15.5 C
Tiranë
E dielë, 1 Qershor 2025

Ardiana Dhimiter Mitrushi

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe syze

Retorika gjithmonë më ka intriguar çuditërisht për të marrë përgjigje… çuditërisht unë e kam përgjigjen.
Retorika ime, “faji”?!…
Gjithmonë i përballesha pasyrës në errësirë, por në mend shpesh më vinin fjalët e gjyshes që të mos i qasesha kurrë natën. Në shpirt ndjeja kërcitjet e zhurmshme që copëtonin dhëmbët e flakta të vetëtimave të tërbuara që përplaseshin dhunshëm në dritaren e shpirtit tim. Ashtu e drobitur i mblidhja copat e dhimbjes time, e arrnoja shpirtin me mballomat e shpresës, por ditën e filloja me maskën e komedisë që qeshte në pikë të lotit. Rrebeshet e shiut kishin rrokullisur mendimet e mia, por që mua po më tortuojnë për mëse 54 vite. Trokitjet e shiut në xham më torturonin mendimet që shpesh ulërinin, por villnin zjarr pa dritë.
Dashuria për mua është një gjendje ekzistente emocionale, e cila erdhi dhe u përplas tek unë me përputhjet erotike, me gërvishtje gërmash të shformuara, me gudulisje ziliqare madje edhe platonike.
Sa bukur vjen dashuria, por po aq e mallkuar shkon.
Tek unë ajo erdhi si një endacake në kërkim duke zgjuar ndjenja të çuditshme të adolishencës, pikërisht ato që më përkëdhelnin instiktet me euforinë lakonike.
Dashuria për mua ishte edhe një mashtruese makabre e fillesave jetike në fëmijërinë time.
Ti dashuri, mua më ke gënjyer me lojën e dy mëkatarëvë, mbase edhe të dehur, por seksualisht pretenduan të dashuroheshin, me ofshamat e tyre epshore u ndëshkova unë qëllimisht, me vetminë. Ajo apo ai, diku e ka lënë një pusullë që noton me fajin e kohës, ndoshta me thënien e përbetuar; “Harroje, fshije nga memoria atë, asaj nuk i duhet kujtesa…”.
Sa shpejt harrove ti, po po ti…, ndëshkimi im nuk do të të falte kursesi pa të njollosur ty hyjnesha “viltimë”, nesër e përbetuara “Mari”… Zoti ynë qëllimisht krijoi shëmbëlltyrën tënde tek unë, por akoma përsëri “e fajtë”?!…
“Faji”…, po po faji, ai ishte ekzistenca ime, ishte gjurma ziliqare që ndiqte pas koshiencën tënde në hapësirë me zhurmën e lodhur nga heshtja. Zila jote sot shkundi gjethet me të gjitha stinët çuditërisht, por ngjyrat i shkroi përsëri përsosmërisht.
Diellit me smirë ofroi shoshën kashtore, që dita dritë të mos kish’. Natës me zilepsje zuri t’ia rrëmbente ekon e zërit qaraman me përsëritje e stërgjatura me ishhhhh…!
Nga frika ziliqare sytë kishin harruar të shikonin harresën… Përpëlitjet e krahëve të lakuriqta përzjenin retë nën dritën e hënës pa hën’…
Zëri yt do të këndonte me zilinë e karrierës, por do të t’i përpëliste këmbët e mia atje diku pas derës… Ndërgjegjia do të gërmonte muzgun e akullt të pranverës, me gjethet e vjeshta të qëndiste kurrorën me lule blir’, me dëborën e bardhë të shkrije talentin, me lundrën e artë të erës të tundje djepin tim t’ harruar me pahir…
Duart e stërgjatura ndiznin lotët si një zjarr që nuk do të shuhej kurr’.
Dirigjenti njeri dirigjonte orkestrën me simfoninë e lamtumirës për ty, por ti t’ mos t’a ktheje kokën pas si dikur.
Në shtëpinë time dhe të të gjithëve bashkë, shumë shpesh vinin grupe të dëshiruar njerëzish. Keqardhja m’a ndjente mëshirën që më jepnin ngacmime të instikteve visuale foshnjore. Unë vazhdimisht të kërkoja me sy kudo, sa shumë lodhesha për të gjetur atë copë dashuri të hedhur diku pa jetë.
Çudia e fatit tim mua më pagëzoi me emrin Shpresa, por pa idenë e e njohur të shpresës. Insiktivisht qeshja dashurinë time, ajo kish harruar që shpresën do t’a kisha armën e fundit të mbijetesës.
Eh!…, po ku mund t’a dije ti që shpresa ime do t’i kish fillesat edhe në belbëzimin e fjalëve të para. Sytë do të më qeshnin edhe nga lotët e vetmisë. Ti dashuri more vendimin duke m’i zhgaravitur dhe zhubrosur momentet e “magjishme”, po ashtu më ke fshirë nga kujtesa qenien e dëshiruar që kumbon me thirrjet e zëshme Nanë.
Sa shpesh e gjeja forcën instiktuale të të thërriste ty dashuria ime.
Të desha aty, për një përkrahje apo përkëdhelje të pa shqisuar.
Rritja ime qëmtonte materien tokësore, e cila shndërrohej në një akustikë me eko zanore që mbytej në tjetërsim. Hulumtimet e mia ishin një huazim pa trokitje në derën e zonës së ndaluar. Shuplakat më dyzonin dasitë sociale të mëshiruara, por unë nuk do t’ia dëshiroja kurrë askujt. Toka më rëndonte sa një oqenan, por nuk bënte paqe me valët e veta. Në qetësinë e natës vizatonte luftën e të nesërmes me mullinjtë e erës që nuk donte të kishte drejtim…
Sytë e natës kishin ngjyrën e flaktë të heshtjes së përvëluar, të harresës së përbetuar. Shpesh kujtoj vajtimet e qilimta dhe të akullta, ato që trupin m’a mpinin dhe përplasnin në humnerën e dhimbjes së botës, të opnionit patriarkal dhe arkaik social të kohës. Kënga m’i lagte rrjeshtat e lirikës time, por përsëri ashtu të acarta më tingëllonin shumë bukur.
Kur jeta formoi tek unë një person të rritur ndaloi dhe më tha:
“Tani, ti duhet të rendësh pas dashurisë, ti duhet të dish ku të gjesh dashuri, por më e rëndësishme është të dish edhe ku t’a falësh atë dashuri”.
Unë akoma edhe sot jam edacakja e saj, edhe sot unë zgjoj një dashuri të re. Trupin e kam të rënduar nga dashuria e dhimbjeve, dhimbjet kirurgjikale shkruan peomthin prozaik lëngues, por nuk lejuan kursesi dhimbjen të më bëhet putana ime e përjetshme.
Metafora retorikonte katetizmin e mëkatuar nga dashuria shqisore. Ajo ‘ua përzjente kockat me duart pagane, por që shkëlqenin nën dritën e hënës ekliptike (pa dritë). Lagunat me sytë e verbuara ndriçonin momentin, por pa gjurmë rikthimi. Shpirtrat ju shformoheshin nga retë dhe erërat erotike, por me stil kantonik.
Me sytë e lodhur dashuria ime zuri të shfletojë faqet historike, pikërisht ato që unë i kisha fshirë nga kujtesa si dikur. Pendët e tua rrotulloheshin si mullinjtë e erës dhe bënin sikur fluturonin diku, por askund.
Unë besoj në Zotin tim edhe pse nuk e kam parë kurrë. Forcat universale janë një fuqi madhore që bëjnë projektimin global dhe lidhjet njerëzore nga poli në pol. Organizimi social dhe komunitar solli drejtimin dogmatik, por pse të implikuan ty, Zoti im?!…
Thua sakrilegjet janë destin mëkatesh me dhe pa kurrorë?!…
Për të provuar gabimin tim, unë isha ajo që e theva dashurinë time. Unë e lëndova Zotin tim, unë e injektova dashurinë që kisha marrë si shpërblim, përsëri unë jam ajo që di të kërkoj falje deri në ngadhnjim.
Në sinagogat hyjnore të nderit bënte shenjën e kryqit edhe krimineli, por edhe ti e pafajëshmja, e heshtura dashuri.
Por, si gjithmonë Zoti hidhej i pari për falje dhe për një ditë të re me diell, por edhe me shi.
Diku preka një gur të ftohtë, të sertë, me forma që shpesh jepnin përfytyrime të çuditshme. Sa i rëndë m’u duk ai gur, por çuditërisht në tokën e tij ai kish bërë një poltron mbretëror, vellon diellore e pudroste me pluhurin e mëndafshtë, trupin ja ledhatonte rrëmbimi i lumenjve.
Çak – çuket e gurta luanin simfoninë e tokës, rritmi i ish kthyer në një valë sinkrone zanore zogjsh dhe ofshama kafshësh. Pylli i heshtur zgjonte çdo ditë kurreshtjen e kurreshtarëve të cilët groposnin edhe një fëmijë të rradhës në shkurret e tokës mëmë, por fajësisht të dashuruar.
Në duart tona ishte hedhur puna, ishte krijuar formacioni njeri, ishte krijuar armata e ëndërrimtarëve për dashuri. Të lodhur dhe shpesh të urritur, vetëm një gjest mirënjohjeje lindëte një ndjenjë, një sinjal dashurie. Këpucët e shqyera merrnin frymë me ty dashuria ime, shiu ua lante mëkatet që nuk jua varfëruan kurrë shpirtin.
Në vajin e tornove ishin bashkuar shumë jetë pa jetë, zhurma e ndante me kohë ekzakte gërmëzimin e fjalës dashuri.
Në magazina dyqanesh paguheshin dashuritë e horrave që nuk njihnin çfarë ishte dashuria për dashurinë…,
Stolat e kinemave rënkonin nga hë-të e pafund të pseudo dashnorëve anadollakë që rregjistronin filmimin pa aktorët skenikë…
Kuintat, hmmm…, ah!… po… Kuintat skenike kishin marrë shumë mallkime dhe rënkime bashkë. Në të qintën e sekondës maskat aktoreske zinin lëpinin nga buzët edhe pikat e fundit të spermatozoitit maskulin dhe, si djejtë euforikë tundinin flamujt e një fitoreje të re skenike, por përçudnuese për gjininë femërore.
Interpretimi dashurohej sërisht me një tjetër dashuri, por dashuria si një naive e kohës harronte shpesh se kujt duhej t’i jepej, por shpesh hapte këmbët gjigande dhe i pranonte të gjithë të dashuruarit, pa përjashtim…
U pika dashurisë mallkonte dikush, po ne të dinim të ndershme moj ndjesi, ti edhe me priftin e përbetuar na bën dashuri…?!
Ti dashuri njeh shumë dashuri, por shpirtin e mban të mbyllur në hekur, në kllapi. Dashuria nuk mund të të bëhet ty kriminele edhe pse burgun e ka si shtrojë pendese në ditët e pa zakonta. Gjëmimi i dyerve të hekurta shpesh ndëshkon egozmin e qenies njeri, kori i mbytur hymnizon ditët e lëna pas, por pa liri.
Nga momentet e këndvështrimit tim, në ërrësirë rrënqethjet harroheshin me arsyet që lëkundeshin si kallamishte moçalore diku me hijet gjatoshe pa as më të voglën pipëtimë. Kjo ishte kthyer në një formë kronike e vetmisë vjedhacake, ishim unë edhe unë, por aty brenda vidheshe edhe ti krijesa ime.
Rrufetë përdridheshin në qenien time si tentakula oktapodiane, zjarri më shokonte me detajet e përditshme që më vishte dhe çvishte paturpësisht deri në eshtër. Unë lotin e kisha kthyer një seancë filmike titanike që më përkundte nga mëngjesi deri në darkë dhe më dyzonte në mënyrë prizmatike figurat mitike të mëmëzuara.
Me erën vrapoja në ditët e vetmisë monotone, me krahë shtyja me forcë degët që nuk kishin aromën tënde prej nane, por që e ndjeja në largësi. E tulatur dhe e raskapitur zinja qëndisja yjet, vargu ish kthyer në vite të stërgjatura dhe në babiloni filmike me eposode ankthesh.
Mekanikisht e kurdisja zemrën time të agimit, mëngjesin e mbuloja me buzëqeshjen e zgjimit. Zëri drithëronte kur këndonte këngën e trumcakut dhe kukullës prej ngashërimit fëminor. Çuditesha kur e dëgjoja bilbilin të këndonte natën e lagur në skëterrë, por shpirtit nuk i vija më faj, ai kish nevojë të flerë.
Më zgjonin sirenat kur bënin dashuri, më zgjonin nënat kur ato me jetën bënin ujdi. Më zgjonte dikush që as emrin nuk dua t’ia përmend, as fajin tim nuk dua t’a zgjoj prapë unë e di do të më dhemb’. Valëve zanore ia bashkova detin pambarim, në qytetin tim jetove edhe ti, sot zemrat lëngojnë me dëshpërim.
Altarin tim e zgjova nga kjo ëndërr dhe gjum’ i mallkuar, ditët i fillova me buzëqeshje, mallin paketova në kutinë e natës së përvëluar. Me formën dashuri do të shtroj një udhë sfilatash, me frymëmarrjen time do ti dëboj hamendjet tunduese, por pashteruar.
Ti dashuria ime edhe pse e mohuar në ditët e ftohta dhe netët me stuhi, nuk dua t’a harroj aromën tënde do t’ia lë flladit të m’a sjellë si puhi. Në ditët me rrebesh inatesh që vetëm ti i di, unë e qetë do të ulem mbi gurin e moçëm të pres, por jo siç pret ti…
Unë kukull nuk bëhem, as lodër e pluhurt mistike e fateve që vetë i luan ti…
Unë jam nanë, e dashuruar, retorika ime “faji”, emrin ma di…
Ardiana Dhimitër Mitrushi 30/11/2021…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.