13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Asllan Miftari

PËR JU VARGU SOT

Sot ndryshe del vargu nga penë e ime
Varg penë – ngjyer në bojën e shpirtit tim
Varg urimi për ju miq të bekuar
Varg që shpreh për ju, mbarësi e gëzim !
Por për ju miq fisnikë
Sivjet ndryshe do të jetë mesazh – urimi
Nga misionarët e paqes
Mendova të nisë këtë varg – udhëtimi !
Me ju dua ta nis udhëtimin
Me ju të paqes misionarë
Qoftë një udhëtim pa brenga
Një udhëtim i ndritshëm e i mbarë !
Këtë urim që buron nga shpirti im
Përcjelluani miqëve anë e mbanë
Qoftë dhe në skajin më të largët
Ku jetojnë e kanë vatanë !
Andaj ejani ju misionarë të paqes
E kam fjalën, për ju pëllumbëbardhë e skifterë
Ejani bashkohuni me varg – urimin tim
E shkoni tek miqtë e mi derë më derë !
Të shkoni derë më derë
E t’ ju thoni nga një vargshkronjës u vjen urimi
Dimri gjithmonë për ju u bëftë pranverë
Në vatrat tuaj triumfoftë hareja e gëzimi !
Në vatrat tuaj paçi gjithmonë lumturi
Shëndeti e mbarësia qoftë me ju përherë
Sa lumturi ndjen shpirti im
Kur përcjellni urimin tek miqtë e mi plot vlerë !
Ky vit që vjen u thoni
Të jetë ndryshe nga të tjerë
U shoftë nga Dheu kjo gjëmë vrastare
Kjo gjëmë e tipit përtej kolerë !
Sa lumturi ndjen shpirti im
Kur ju të kuvendoni me miqtë e mi
Mal më bëhet zemra
Ndjej të jem pranë jush, sikur jam aty !
Mal më bëhet zemra
Kur përcjellim dashuri e shpresë
Se pa shpresë e dashuri në shpirt
Jeta është si e pranverës vesë !
Sa lumturi ndjen shpirti im
Kur ju të ktheheni nga miqtë e mi
Sepse të rrallë janë në këtë botë
I bekoftë e madhja Perendi !

.

Copyright@Asllan Miftari

Kukës – Albania

“”””””””””””””””””

PO TË PRES ME MALL…
Ku je ngjitur dashuri…
A në qiell ke hypur shpirti im
Zbrit moj t’ i shoh ato sy të zi
Kësaj bote të acartë, t’ i japim pak ngrohtësi !
Ka ditë, muaj, ndoshta dhe vite pa mbarim
Po të pres me mall e pa durim
Ku ke humbur dashuri….
Aman eja..! – Eja shpirti im..!
Se ti do të zbresësh një ditë
E do të nisesh në rrugë veriu
Eja shpresa ime
Zemra më digjet si qiriu !
Ti do të vish në rrugë veriu
Dhe nëse është ftohtë e bën acar
Dashuria s’ njeh ngricë e ftohje
Trup e ndjenjë i ndez në zjarr !
Ti do të vish tek mua
Dhe se rruga është e gjatë
Dashuria kurrë nuk ndjen lodhje
E gjithmonë do të bëj uratë !
Unë gjithmonë do të bëj uratë
Se ti ndjenjat na i ndez zjarr
Ti na sjell vitet e bukura të rinisë
Kur dashuronim si të marrë !
Ti do të nisesh drejt meje
Dhe unë s’ do të nguroj të pres
Ëndërrën e madhe që kisha për ty
Asnjëherë s’ do ta lë të vdes !
Ëndërrën e bukur e plot mall
Që ëndërroja gjithmonë për ty
Nuk do e lë të fluturoj diku gjetkë
Por do ta ngul thellë në gji !
Do ta ngul thellë në gji
Dhe nëse zemrën ma pushton
Me dhimbje ndoshta do të mbaj
Se ajo për ty rrënkon…!
Për ty rrënkon zemra
Por dhe trupi mbarë
Dashuria është ndjenjë
Nuk është lule e tharë !
Dashuria s’ është lule e tharë
Por as gënjeshtër e hipokrizi
Dashuria është lule e mbirë në shpirt
Që duhet ta vadisë çdo njeri !
Çdo njeri duhet ta vadisë
E ajo të mos thahet kurrë
Që heret në lashtësi ..
Asaj lavde i kanë thurë…!
Deri dje më thurje vargje
E më thoje jetoj për ty
Vallë ku u tretën fjalët
Ndjenjë e zemër më digjen si qiri !
Ka ditë që po të pres
E ndoshta vite pa mbarim
Më the për ty jetoj
Ku u tret i gjithë ai premtim…!
Ti do të vish tek unë e dashur
E unë me padurim do të pres
Por do ti vemë një pikë mbi “I”
Që ajo të mos tretet si e pranverës vesë !
Ajo mos të tretet
Kurrë si e pranverës vesë
Ajo të rrojë gjithmonë në ndjenjë
E kurrë në zemër të mos vdes !
Ajo kurrë në zemër të mos vdes
E të rrojë në pavdekësi
Mos na zhgënje moj e bekuar e Perendisë
Botës t’ i përcjellim paqe e mirësi..!
.
Ju falenderoj FB për kujtesën !
Urime festat të nderuar
Qoftë Vit i mbarë ky që vjen

Copyright@Asllan Miftari

Kukës – Albania

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.