16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Astrit Aliaj

31 Korrik 2002

31 Korrik 2022

20 vite nga Dita e diplomit të studentëve të Akademisë së Detarisë – Vlorë

Kur nisa të shkruaja këtë artikull, m’u kujtua një rast kur një zonjë angleze, Hazel Rose, bashkëshorte e ish Komandantit të Flotës Mbretërore të Anglisë, gjatë një vizite të bërë fillim të muajit Korrik 2002 në Akademinë tonë të Detarisë, më drejtoi një pyetje:
– Komandant Astriti, unë pak më parë bëra një vizitë në Universitetin Politeknik “ Ismail Qemali” dhe me thënë të drejtën më pëlqeu si rregulli dhe pastërtia. Ju e dini që unë jam bashkëshorja e një prej Admiralëve të Flotës Mbretërore të Anglisë dhe me rregullin disiplinor jam mësuar edhe unë, se bashkëshorti i kultivonte rregullat ushtarake edhe tek fëmijët tanë. Por, pasi vizitova Akademinë tuaj të Marinës, pash një rregull, pastërti dhe disiplinë shumë të lartë që edhe studentët e Akademisë tonë të Marinës do të mahniteshin! Studentët dhe trupa petagogjike e Akademisë tuaj në ato pak takime që pata, më bindën që ju nuk keni ndryshime nga Akademi Detare shumë herë më të vjetra se e juaja. Dhe për këtë dua t’ju komplementoj!
– Pyetja ime është: – “si keni arritur që të keni një rregull dhe pastërti kaq të lartë në Akademi dhe të duket se, kur kalon mbi pllaka, shikon veten tënde?
Kuptohet që u ndjeva shumë mirë nga vlerësimi i znj. Rose, por duhej t’i ktheja një përgjigje bindëse.
E dashur znj. Rose, Priceshë e detit, kështu e quajta, detet dhe oqeanet janë fornitorët më të mëdhenj të Botës që ushqejnë si kafshët, peshqit por edhe shoqërinë humane, njerëzit të cilët si të babëzitur po arrijnë të kapim peshqit edhe në thellësitë më të mëdha të oqeaneve e deteve dhe duke e dëmtuar dhe ndotur në mënyrën më të keqe të mundëshme. Por si deti dhe oqeani kanë një huq të madh: – “ Ato duan të jenë të pastra vazhdimisht dhe papastërtitë i nxjerrin në buzë të detit ( oqeanit)”!
Tanimë ky është rregulli Numër 1 në Akademinë tonë. Çdo student e ka pranuar që të jetë një marinar i vërtetë duhet të mësohet që anija duhet të jetë e pastër njëlloj si deti, por pa e ndotur atë!”
Pricesha e detit, edhe pse një ish bashkëshorte e një prej Admiralëve më me zë në Angli, nuk e kishte dëgjuar nga ai, por po e mësonte nga një Kapiten Anije, Komandant i Akademisë Detare Shqiptare.
Më përqafoi dhe e aprovoi me shumë elegancë përgjigjen time! Në fund u ndamë me ftesën e saj për të vizituar Akademinë Detare në Angli. Duke e falenderuar për vizitën dhe konsideracionet për personelin dhe Institucionin tonë të Detarisë, u ndamë me dëshirën që do të takoheshim përsëri.
Dhe kështu kthehemi tek një moment tek ceremonia e diplomit, kur studenti mbas 4 vjet punë e përpjekje, lë uniformën e studentit dhe titullohet oficer me gradën “Nënlejtnant”!
A do të vazhohej me traditën e vjetër, apo do të bënim diçka ndryshe si homologët e Akademive si motra të shteteve të NATO-s që Shqipëria kërkonte të aderonte?!
Unë sapo kisha përfunduar studimet Master pranë “ Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike të Shtabit të Përgjithshëm Interforcë ( Master in Studi Internazionali Strategico-Militari alla Stato Maggiore Interforze (ISSMI) del Centro Alti Studi per la Difesa (CASD) në Romë. Dhe kuptohet një ceremoni madhështore me pjesëmarrje të autoriteteve më të larta civilë dhe ushtarakë në sektorë të Mbrojtjes dhe jo vetëm, Trupa diplomatike ( ambasadorë dhe Atashe Ushtarakë) të vendeve që kishin dërguar oficerë për studime, autoritete të larta vendore, veteranë dhe familjarë të oficerëve që do diplomoheshin. Ajo ceremoni do të mbetet e pa shuar në kujtesën time!Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Kisha një muaj kohë për të bërë një ceremoni që çdo student që do titullohej oficerë ta merrte me vehte dhe t’a ruante si diçka të shenjtë për vehte tërë jetën.
Kuptohet që hodhëm në letër çdo detaj të ceremonisë, duke filluar nga :
-përgatitja e një rregullore cerimoniale për diplomimin e studentëve, që deri në atë kohë mungonte jo vetëm tek ne por në të gjitha Akademitë tona ushtarake. Nuk kishim trashëguar nga sistemi i mëparshëm asnjë formë cerimoniali, por në përfundim të provimeve shtetërore, na mblidhnin në një sallë dhe na lexohej urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes për titullimin oficer në specialitetin “ Komandues Detarë”;
-listën e të ftuarve duke filluar nga Komandanti i Përgjithshëm i FASH, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Komandantëve të Forcave, autoriteteve lokalë( prefektit, Kryetarit të Këshillit të Qarkut, Kryetarit të Bashkisë), veteranëve të Flotës dhe familjave të studentëve që ishin diplomuar.
Një ndihmë të madhe na dhanë dy këshilltarët e mi ushtarak turq, që më asistonin si për arsimin dhe rregulloret ushtarake.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
-Gjëja më domethënëse ishte përgatitja e një trungu peme, ku do të vendoseshin me rradhë (simbas viteve të diplomimit) targetat me emrin e kursit, vitin e fillimit dhe të mbarimit. Ky trung përfaqësonte pemën gjenealogjike të Akademisë Detare;
-U përgatit fjala e betimit për dorëzimin dhe marrjen e flamurit të Akademisë nga kursi pasardhës;
-Ndarja e disa diplomave të studentëve më të mirë nga disa autoritete të larta civilo- ushtarake;
Nuk do të bëja gabim që të falenderoja një për një të gjithë ata burra por edhe ato gra që kontribuan me orë e pa orë deri sa përfundoi me sukses ceremonia e diplomimit: A. Duqi, F. Kalemi, V. Bufazi, E. Danaj, A. Vreshtazi, N. Kristo, A. Lushnjari, V. Jaupi, D. Muja, Shkëlqimi, A. Bej, E. Danaj, L. Runa, E. Dhamo, G. Yzeiri, Lefteria, Valbona, Irena, Donika. Shqipe, etj. ( dy prej tyre kanë ndërruar jetë).Mund të jetë një imazh i qiell
Çdo gjë shkoi në prefeksion saqë me shaka Adi thoshte: “Mos debato kot me komandant Astritin, se ai e ka të qartë se ku do të arrijë. Prandaj hajde të mbledhim forcat dhe t’i mbarojmë detyrat sipas programit”.Mund të jetë një imazh i monument dhe qiell
Mbeti një ceremoni për të mos u harruar dhe shpresoj që këto vlera të shërbejnë për të ardhmen. Pra krijuam një traditë. Ta ruajmë dhe t’a çojmë më përpara. Uroj që ata ish studentë të kenë ruajtur më shumë kujtime të bukura nga jeta në Akademin e Detarisë në Vlorë.
Historia vazhdon …….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.