Ditën e djeshme, Prefekti i qarkut Gjirokastër z. Astrit Aliaj zhvilloi takime me Prefektin e Rajonit të Epirit z. Aleksandros Kachrimanis dhe Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Janinës, z. Dimitrios Dimitrios në qytetin e Janinës.
Të pranishëm në këto takime ishte Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë, z. Eltion Verleni, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, z. Maksim Hoxha, Konsulli i Përgjithshëm i Greqisë në Gjirokastër, z.Lambros Kakissis, Këshilltari i Parë për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare pranë Ambasadës Greke në Tiranë, z.Sarantis Moskovis.
Këto takime kishin në fokus rritjen e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë Shqipëri-Greqi.

Gjatë këtyre takimeve u disktuan mundësitë për investimet e ndryshme që mund të kryhen në fusha të ndryshme, si ekonomi, infrastrukturë rrugore, arsim, shëndetësi, turizëm, emergjencat civile.

Prefekti i qarkut z. Astrit Aliaj ftoi investitorët grekë të aktivizohen në Shqipëri, duke theksuar se ka hapësira të gjera bashkëpunimi të Shqipërisë me Greqinë, përtej shkëmbimit të turistëve, ndërsa vlerësoi gatishmërinë e treguar për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve mes dy vendeve, për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull.

Prefekti i qarkut z. Astrit Aliaj falënderoi Prefektin e Rajonit të Epirit z. Aleksandros Kachrimanis dhe Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Janinës, z. Dimitrios Dimitrios për ftesën dhe mikpritjen dhe kërkoi që bashkëpunimi mes dy prefekturave të jetë në rritje. Ndër të tjera, z. Aliaj theksoi rëndësinë e përfitimit të investimeve dhe projekteve të financuara nga Bashkimi Europian për zhvillimin e dy rajoneve.