13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Autore e vargjeve “ Shqipe Hasaj

BACË U KRYE TË PATËN THËNË…
1.
-Bacë u krye të patën thënë
O Komandanti Legjendar Adem Jashari
Po sot pas njëzetë-vjetësh qe u bën
Ty Bacë dhe dëshmorëve te tjerë
Po ju lëkundin eshtrat në varre.
-Evropa dinake bashkë me armikun
Më idhullin e Milloshit, Vuçiçin
Që me çdo çmim po punojnë
Për ta njollosur vlerën me sublime
Ushtrinë e Lavdishme Çlirimtare të Kosovës.
-Si e duron toka këtë padrejtësi
-Që çlirimtarët në burgje e kriminelet në liri ?
-Jo nuk u krye Bacë, jo nuk u krye o Bacë
Po na i arrestojnë çlirimtarët çdo ditë
Po i arrestojnë pse luftuan për liri e çlirim
Pse luftuan për mbrojtje të fëmijëve e grave
Po i arrestojnë pse e mundem përjetë Serbinë.
-Sot desha me të pyet o Komandanti ynë
O kryetrim, a jeni ringjallur si shqiponje
Nder male tona dhe po bëni roje.
-O Baca Adem, sot po na akuzojnë
Me dëshmi të shpifura e me padrejtësi
Vetëm këtë borxh nuk i kishim Evropës
Qe po na i burgosin pjesëtaret e lirisë
Po i burgosin trimat e UÇK-së.
2.
-Bacë për liri dhamë gjithçka nga vetja
Dëshmorët nuk kursyen as jetën për liri
Luftëtarët një copë bukë këmisha me gjak
Qëndruan në malet e atdheut duke luftuar
Luftuan për liri të atdheut për nder të popullit.
-UÇK-lindi nga populli dhe luftoj për popull
Mbrojti më pushkë tokën e Dardanisë Antike
Triumfoi në fitore me ndihmën e shteteve mike.
-O Bacë ende nuk është krye
Populli i Kosovës është duke duruar
Litarin rreth fyti janë duke na e shtrënguar
Çlirimtarët do ju tregojnë e do dëshmojnë
Se jemi ne përgjithmonë paqësore
Ne ishim viktima dhe jo agresor.
-Ne qe e deshëm lirinë dhe duam ta gëzojmë
Nën flamurin kuqe e zi qe e lamë më gjak
Po të jetë nevoja do mblidhemi me besa besë prap.
Le të di mirë Evropa plakë
Nëse na jepet kushtrimi ne luftojmë prap
Luftojmë për atdhe e për Trojet e mia
Për të mbrojtur tokën e të jetë mbi kokë
Shqiponja mbi ato kulla të jetoj e lirë.
Në Kosovë kemi lindur e për të biem dëshmor
Nëse e kërkon atdheu bëhemi lule të kuqe gjaku
Nëse na thërret nëna e motra nëse bie në vaj
Ne do mblidhemi si dikur të gjithë do jemi në radhë
Do bëhemi serish ne të gjithë ushtaret e saj.
3.
-Baca Adem, unë po shkoj nga këtu
Ty po të la të prehesh i qetë në tokën tënde
O kryetrim, isha e mërzitur doja me ty me fol.
Luftuam e lirinë e fituam më gjak
Ngritëm nderin e dinjitetin tonë njerëzor
Sot po na trajtojnë sikur ne bëmë krime e maskara
Jo Serbia fashiste mbi popullin liridashës tonë.
-Ku është drejtësia në botën demokratike
Po pse barbarët fashistë nuk gjykohen
Por viktima po merret në pyetje ?
-Pse duhet heshtur populli ynë
Pse duhet dënuar ne qe e duam lirinë
Pse duhet dënuar ne që luftuam për drejtësinë
Zgjohuni o shqipe male flisni më zë të lart
Sot nuk duhet të gjykohet liria e Kosovës
Liria e atdheut është fituar më gjak.
-Çlirimtar mbanë kokën lart
Ne të gjithë populli jemi sot me ju
Ne besojmë në luftën e në pafajësinë tuaj
Ju presim vëllezër të ktheheni faqe bardhë
Ju presim të ktheheni fitimtar e në ndritësim
UÇK-ja është liria dhe gjaku i atdheut tim.
-Ne botës dhe më parë i treguam qe jemi paqësor
Dhe kësaj radhe do dëshmojmë qe jemi çlirimtar
Luftën dhe gjakun e dhamë për nënë Kosovë
Ne do triumfojmë të tregojmë qe jemi atdhetar
Për atdhe të lirë kemi dhanë çdo gjë e do japim
Qe njëherë e perjete atdheu ynë të jetë sovran.
-Rroftë Kosova jonë e pavarur dhe sovrane
-Rroftë i gjithë kombi liridashës shqiptar
……………………………………………………….
# Autore e vargjeve “ Shqipe Hasaj
Zvicër, 06 nëntor 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.