Kryetarit të Vushtrrisë-Xhafer Tahirit!
Ca pyetje për të cilat pres përgjegjëje konkrete- jo nga arsenali i propagandës!
1
Zoti Tahiri para katër viteve,tregut politik i servoi moral politik për një qeverisje ndryshe nga e mëparshmja që sipas tij ishte keq-qeverisje, dhe gjykuar nga koha e sotme po del që ky moral politik nuk ishte asgjë tjetër veç instrument i luftës për pushtet.
Qeverisja e zotit Tahiri ishte vërtetë ndryshe, qeveria e cila në punët bashkëjetoi me të keqen,e me propagandë e synoi ta mbuloi ate.
Zoti Tahiri sa po paguani për propagandën?
Ku e si po i siguroni mjetet?
2
Nga zoti Tahiri (LDK) na u tha se keq-qeverisja me komunën para jush,ishte shkaku i ikjes së madhe të vushtriasve drejt perëndimit.
Do të doja ta pyesja tani se si është gjendja këtyre viteve sa ju qeverisët?
A u ndal trendi ikjes veçanërisht nga të rinjtë, apo u shtua? Ose çfarë bëre që ky trend të ndalet?
3
Premtove një treg modern për qytetin e Vushtrrisë, ngjashëm me atë të Tiranës, me një hapësirë prej 5000m2 dhe ne si qytetarë ende nuk e dijm se si dhe ku do do ta realizoni.
Ku është tregu?
4
Kontrata për punësimin e vëllaut e nënshkruar nga vet kryetari në fillimin e mandatit në komunën e Vushtrrisë.
A është ky nepotizëm apo jo?
5
Ndërrimi i vendeve të punës së zyrtarëve në baza partiake në mënyrë të kundërligjshme që më vonë komisioni i pavarur mbikëqyres i ka shpallë të gjitha të kundërligjshme dhe i ka kthyer të gjithë në vendin e tyre të punës ( I. A. , R. M., rasti i suspendimit të zjarrfikësve, etj.)
Pse?
6
Komuna e Vushtrrisë nuk e zbaton ligjin për protokollimin e akteve administrative (vendimeve) në qendrën për shërbim të qytetarëve (QSHQ), ku parashihet që institucioni të krijojë vetëm një protokol unik, dhe po ashtu krahas protokolit fizik duhet të krijojë edhe protokol elektronik, këtë nuk e zbaton drejtoria e urbanizmit me rastin e lëshimit të lejeve të ndërtimit.
Pres përgjegjëje konkrete e jo propagandë!
7
Premtove 5 qerdhe me bazë në komunitet dhe nuk e dijm se përveq atyre që kanë qenë të projektuara nga qeverisja e mërparshme, të kesh krijuar hapërisë që ky premtim të realizohet!
8
Premtove krijimin e qendrës historike të Vushtrrisë dhe nuk e dijm se ku është ky projekt së paku ideor!
9
Premtove menaxhim më efikas të mbeturinave duke angazhuar kompani të tjera përmes partneritetit publiko – privat të cilat ende nuk po shihen askund!
Pastërtia e qytetit katastrofë.
10
Tahiri në zgjedhjet lokale në vitin 2017 kishte premtuar se do të krijojë një qendër për përkujdesje ditore për të moshuarit.Ku është more burr?
11
Zoti Tahiri pse ende nuk ka nisur ndërtimi i stacionit të autobusëve në Vushtrri, pasi që 70 mijë banorët e këtij qyteti ende presin rrugës për autobus.
12
Premtove zonë të veçantë për kompanitë e industrisë së drurit dhe ne ende nuk po e shohim këtë premtim, qoftë edhe si projekt ideor!
13
Premtove qendër për strehim ditorë të të moshuarëve dhe vërtet nuk e di se ku e si do ta realizoni këtë projekt!
14
Në njërin nga televizionet tona, ju zoti Tahiri dhatë besën shqiptare (besën e politikanit) se këto premtime do të përmbushen. Po në atë emission premtove se në qeverisjen e juaj 5 gra do të bartin funksione ekzekutive, pra do të jenë drejtoresha në qeverinë tuaj. Na trego sa janë sot në realitet?
15
i ndëruari Tahiri po në këtë emision televiziv i’u drejtove atëherë rivalit tuaj në garën për kryetar, Besim Muzaqit (VV), i cili ishte nënkryetar i juaj, për tri vite,me fjalët se programi i tij nuk është program por pamflet me ideologji të bazuar në Marksizëm – Leninizëm, dhe si i tillë është i tejkaluar dhe nuk vjen në shprehje të Vushtrri. Unë sot vërtetë nuk e di se kur lidhet koalicion qeverisës kush u tërhoq nga programi vetë, ju (LDK) apo nënkryetari (VV)? Çfarë ka ndodhur me atë programin ideologjik!
16
Në pragun e zgjedhjeve lokale keni punesuar mbi 100 persona,pa u zhvilluar asnje procedure konkurimi a intervistimi,kjo procedure nuk eshte udhehequr nga zyra e burimeve njerrzore, por komisionet qe kane bere nenshkrimin e pranimit jane formuar nga drejtoret e drejtorive komunale.
Pse kryetar e anashkaluat zyren e personelit?
17
Komuna e Vushtrrisë ka një kontratë vjetore në vlerë 90.000 deri 100.000, mij eurove, me një OJQ- pa zbatuar procedurat e ofertës.
Pse, kryetar e bëni këtë, kur mundësitë i keni ta bëni konformë procedurave të parapara dhe duke mos e lënduar edhe vetë OJQ- në, e respektuar.
18
Pyetje rutine!
A e dini çmimin për metër katror të banesave në Vushtrri e Prishtinë?
19
Kryetar, punësimet familjare nga rradhët e dikur partnerëve të koalicionit, por dhe të opozitës, a i bëtë me qëllimin e blerjes së vullnetit elektoral sot?
20
Xhafo, a po na tregon në hollsi për ndarjen e parcelave tek Parku i Biznesit?
Kush përfitoi nga ndarja: Biznesi a Politika?
Apo biznis politika?
Përfundimi
Pyetja më e shpeshtë që i bëhet politikanit është: “A kemi projekte për të ardhmen?
Duke qenë se e tashmja nuk kënaq kurrë njeri, për ti joshur ata ndriçohen qëllimet e së ardhmes.
E ardhmja, është fusha e betejës së politikanit” thotë mendimtari Eduard Baladyen më librin e tij “Makiaveli në demokraci”.
Gjykuar nga ky mendim ju i nderuari kryetar nuk po vendosni themele në politikën e së ardhmes por jemi duke ecur rrugës që të tjerët u’a kanë përcaktuar.
Së paku këto konkludime janë janë nga projektet që po realizohen apo janë në realizim e sipër. Familjarizmi në qeverisjen tuaj është i shprehur tej mase.
I nderuari kryetar, keni ecur në programin zgjedhor të PDK-së dhe është mirë që e keni bërë këtë gjë, pasi i shërben zhvillimit të Komunës.
E ardhmja- është fusha e betejës së politikanit, dhe ajo gjindet në vazhdimësinë e politikës. Prerjet siç shpesh keni dëshirë t’i prezantoni ju në opinion,janë karakteristikë e revolucionarëve, e nuk besoj që ju jeni revolucionar.Gjykuar nga punët në sheshin e qytetit të pa mirëmbajtur, ju i doni prerjet e jo vazhdimsinë si karakteristikë e së djathtës në orjentimin programor.