KOPSHT DASHURIE DO TË JESH PËRHERË

Kosovë me shekuj vuajtje e flakë
Vaditur me lot brumosur me gjak
Mbrojtur me pushkë dhe shpatë
Ndërtuar me djersë e penë praruar
Kosovë e bekuar nën të kaltërtin qiell
Je parajsë mbushur me engjuj yj e diell
Tryezë shtruar plot e përplot dashuri
Për gjithë ata që duan paqë, liri e mirësi
Këngë e vrull pune, dritë dhe ardhmëri
Bashk me gjitha trojet dhe nënën Shqipëri
Kështjella trimërie dhe oaza mrekullie
Lule gjithnjë të qelura aromë shqiptarie
Sa afër zemrave, kopshte dashurie
Me shqiponjë krenare të kombit flamur
Dhe lulkuqeve Kosove që sjellin pranverë
Që sdo të vyshken as sdo të thahen asnjëherë
Kopsht dashurie do të jesh përherë.
Bajrush Bunjaku
“”””””””””””””””””””
TESTAMENT – MOS
(Nga cikli vargje të lira)
Mbesa e nipa të dashur
Mos m`i lexoni vuajtjet në ballë
As dëshirat djegur në zjarr
As ëndërrat mbyllur me mur
Mos m`i shpalosni kurrë
As vrimatë e shpinës
Të thikave ngulur tinëz
As të djegurat në zemër
Mos m`i numroni asnjëherë
Vdekjet nga tradhëtitë
Shamitë e zeza të nuseve
Dhe ofshamatë e nënave
Le të iu mbetën mbyllur
Në dryrin e historisë
Vetëm këngët për ardhmërinë
Dhe për mëmëdhenë dashurinë
E për diellin e bekuar
Në zemër le të ju jenë muruar
Ardhmërinë e ndritur do ta keni
Krenar e të lumtur do të jeni
O mbesa e nipa të dashur…