13.5 C
Tiranë
E martë, 10 Dhjetor 2024

Barie Çupi

 

 

JAM NË DITËT E MIA

L'immagine può contenere: 1 persona, notte

E mbështetëm jetën në brigjet e ëndrrës,
që zhytet errësirës si xixëllonjë e bukur,
i ngopëm mendimet nga gjinjtë e hënës,
pse po flemë baladash papritur, padukur?

Jeta si troku i kohës po thërrmohet,
gdhire pa dritë mbi gjunjë që këputen,
rrëzohet,lëngon dhe fëmija ngurtësohet,
brenda vetes një demon jetës i zhduket..

Gudulisjen e ngujuam dikush mos e dëgjon,
sa shumë lot u zgjuan në lumin e mallit,
o qiell në hapsirën njerëzore ç’po sundon,
si na e vodhi stinën sikur vdekja e kalit??

Sa shekuj e erëra veç ka ndërruar emër,
aroma e tokës,sot mê duket parajsë,
Jam jeta që ajrin e dua me patjetër,
jam në ditët e mia,jam udhëtar i zjarrtë.

S’jam jetë e moshuar as e thinjur nën hije,
ngulur si kangjellë në shpirt kam një pendesë,
pakthim afshi i tingujve e lutja më shpie,
në grumbullin e reve kërkoj pakez shpresë.

Mëngjesi i gjelbëruar derdh mjegullën e bardhë,
në barkun e natyrës heshtur si vdekja,
ndalemi,shndërrohemi, a thua është përrallë,
në petalet e pranverës monument bëhet jeta.

FRYMË E ARGJENDTË..

Tani ti po flen,o e bukra tokë,
me shpirtin gur e shtatin hijeshi,
se nuk të vranë ca salltanete sot,
se për pak jem’ngrirë ,si buste n’rehati.

Në kafazin tonë të gjithë u syrgjynosëm,
një flamë e mushkrive,buzëqeshjen ka trembur,
eee…dje u krekosëm,helmuam, tymosëm,
sot pyesim veten,ç’është kjo ethe e çmendur?.

O tokë të lodhëm,me filtra krejt skaduar
me male mërzitur e pafund shkreti,
fustanin tënd te bukur,ta ndotëm gabuar,
në heshtje mos u zhyt,as në zymtësi.

Si pllakë e ftohtë varri,pa mua dukesh hije,
mbahesh çaluar,si jete pa dashuri,
aromën e pranverës e ka lëkura ime,
vesa bie e bardhë,trëndafili nuk e pi.

Shkëlqen kaltërsia,përzier pafund lutje,
si rebele qetësia len kujtime të hidhura,
ofshamat,lëngimet,klithmat atje tutje,
thithin zëra njerëzish,si korba të uritura.

O tokë e baltës,e qenësisë sime,
rrëmbema egon,keqndjellësen dinake,
po të kërkoj këputur,të blertat ngushëllime,
pakëz frymë të argjendtë, në k’të copëz nate.

“””””””””””””””””””

KËRKOJ FORCËN HYJNORE.

As dje s’ja dëgjova zërin malit,
përtej dritës ku luhej një fllad i purpurt,
ca mbrëmbje mbështjellë me kuvertën e djallit,
si epshet e vdekjes,kur sythin gjejnë këputur.

As sot grahamën e shpirtit s’ia ndieva,
as kodrës,as pishave që krehin hapsirën,
shpërthyer aroma ngatërruar u rrëmbeva,
gërryer në dënesë , me lotin laj errësirën.

S’e shijova mëngjesin,kur josh rrezet e diellit,
nga gjoksi i stinës,derdhet pjalmi lulemollës,
diktoj e shqetësuar veç hijen e qytetit,
që dridhet ngushtuar,si në pëllëmbën e dorës.

S’i çova as puthjet në brigjet e thara,
as shkëlqimin e kristaltë,ku ushqehet gjithësia,
oshëtinë si legjenda,diku bie këmbana,
padukshëm e trishtë,zotëron mërzia.

S’e shoh as detin siç pranë e kisha,
as valët e buta, që zemërimet thërrmojnë,
as mjelmat e bardha me krahë të fildishta,
kërkoj forcën hyjnore me natyrën të frymoj…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.