-Erdhi më në fund libri si gjithmonë e para për ta marrë në duar lexuesja më e këndshme Erkejda ime mëse e dashuruar me poezitë e mamit …si dhe piktorja e talentuar qe bëri kopertinën e këtij libri me titull”Me zemër të zhveshur”

-Ky është libri im i dytë dhe tanimë emocioni shtohet…por këtë emocion do ta ndaj me ju miq e lexues te vargjeve të mia,tashmë shumë të dashur për mua…duke përshëndetur me falenderime të veçanta e të përzemërta ata që ndihmuan në botimin e këtij vëllimi me poezi …::
-Mirënjohje shtëpisë botuese “Nacional”,
-Mirënjohje redaktorit të librit,poetit,shkrimtarit,publicistit mikut tim të nderuar
Mujo Bucpapaj
,
-Mirënjohje për parathënien e librit nga poeti
Qazim Shehu
,
-Mirenjohje mikes që përgaditi për botim znj.Eva Turdiu.
-Mirënjohje për punën korrekte dhe profesionale nga ana juaj te nderuar miq e ju letrare me vlera kombëtare e përtej…
Gjithashtu njoftoj miqtë e mi se së shpejti nga po shtëpia botuese “Nacional”del libri tjetër i tretë që është momentalisht në proces botimi..Ju faleminderit!

Do iki reve ëndrrat shtrënguar,
fjalët t’i njom me prushin e bardhë,
syte dhe aromën tënde strehuar,
nën lëkurë zbritur i tëri mall.
Do iki hapash ngjitur në yje,
ditës për diell dridhur këmbët,
pendësh thyer,zgjidhur çdo nyje,
e krisur bota,të mprehta dhëmbët.
Do iki flaktë,me buzën akull,
nuk mundem,ajri puhizë e vdekur,
shkëputur jeta,baltë e kalbur,
gjurmësh ngrirë,gjoksit të ndezur.
Do iki jehonash tempullit të ri,
shpirtin qiejsh,varur dritës,
humbur betejën,heshtur nuk rri,
do iki prej dhimbjes,jo prej frikës.