Besa Rexha!Gazeta “Nji Dritare e Re” te uron Gezuar ditlindjen,festofshe dhe gezofshe 100 pervjetore,shendet dhe lumturi e plote krijimtari.

Përvjetori Im

Jam dhe unë një lule në atë buqetë
Që me ngjyrat më të bukura mveshën vitet
U rrita mes një dashurije të vërtetë
Si një ëndër që sa vjen e rritet
Vitet që shkuan gjurmë kanë lënë
Dhe më dhuruan gjithshka të bukur
E vetme unē kurrë s’kam qenë
Që kokën të ulja si lule e këputur
Më dha Perëndija gjithshka që desha
Yjet e qiellit mi zbriti në gji
Mes dritës së tyre fatit I buzëqesha
Ndaj perëndeshë ndjehem ktë përvjetor të ri
E dua jetën siç dua dhe lulet e mija
Thesare të shpirtit mbeten për mua
Sot me gjuhën e saj flet magjija
Jeni ajo ëndër që desha dhe dua
Ndjehem e lumtur sa s’ka më
Çfarë ëndërova mi fali perëndija
Dhe shumë përvjetorë të tjerë pas unë do të le
Me shpirtin që ndez fantazija
Përqafimet tuaja për mua janë urim
Që gjoksin zbukurojnë ato yje të zjarrtë
Loti kur të rrjedhë të jetë gëzim
Që tjetër përvjetor I mbarë më ardhtë