14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Bukurie Binjaku

 

NJË PËRSHKRIM I SHKURTËR BJOGRAFIK NGA POETJA BUKURIE BINJAKU.
Më përpiu kurbeti
Për pak mbijetesë,
Shpirtin loti e treti,
Plagë do të mbesë.
Bukurie Binjaku tashmë një poete e mirënjohur, nga shumë miqësi e lexues.
Ajo është e lindur dhe rritur, në fshatin Gjinar të rrethit Elbasan, me datëlindjen më:
15. 6.1964.
Rrjedh nga një familje e thjeshtë, fshatare nga dy prindër fisnikë, bujarë e punëtorë të ndershëm, që jetonin me djersën e tyre.
Bukurie Binjaku ka vazhduar shkollën fillore, tetëvjeçare e të mesmen bujqësore, po aty në fshatin e vëndlindjes, me nota të larta.
Ajo e dëshironte, çdo lëndë mësimi, por më e pasjonuar ka qenë, në gjuhë-letërsi e në matematikë.
Bukurie Binjaku ka pasur shumë dëshirë të vazhdonte shkollën më lart, por për arsye ekonomiko-financjare, nuk ju plotësua ëndërra e saj.
Babai e ka lënë të vogël, sepse humbi jetën, nga tensjoni i gjakut e zmadhimi zemre.
Këtë plagë të madhe, që e mori në moshën më të vogël, për babain e saj, ajo i ka kushtuar një sërë poezish, ku ka shprehur dashurinë e zjarrtë, që ndjen për babain e saj, që i mungon shumë vjet në jetën e saj.
Bukurie Binjaku e ka pasur shumë pasjon dhe muzikën, duke pasur një zë të bukur, ajo u organizonte shpesh, në konkurime sezonale.
Vargun e artë e ka pasur, që në vegjëli pasjon, ajo krijonte poezi e hartime, nga më të bukurat e kuptimplotë në shkollë, duke përdorur figurat letrare, në formë e rimë të këndshme, ashtu siç i lindnin në shpirt.
Megjithëse jeta e hodhi, në sfida shumë të egra, por ajo ia doli me shumë durim, sakrifica, kurajo, guxim të paparë, këmbëngulje për të ecur përpara e me një zemër të madhe e shpirt të sinqertë.
Ajo në çdo moment, sado e vështirë i tha jetës:
S’MË TRËMB, KURRË O JETË!
Jetë me ty, ja ku jam!
S’të lëshoj, nga dora!
Por as frikë s’të kam!
Mirësinë e dëgjoi ora!
Jetë jetimi, loti bulëza!
Çdo vargu përshkruar!
S’mungoi kurrë muza!
Mirësia rrugë e bekuar!
Poezi shpirti e ndritur!
Si një ujvarë e kulluar!
Derdhur detit të kripur!
Dashuri nëne, e çmuar!
Në vitin 1997 prej vështirësive të papara ekonomike, ajo me familjen e saj mori rrugën, në kurbet për në Greqi, ku nga ajo kohë deri më sot jeton e vepron, në qytetin Katerinë Greqi.
Aty i rriti fëmijët, me punë e shumë mund.
Sot ka një familje, në lartësinë e duhur, tre vajza të rritura e dy nipër.
Bukurie Binjaku ka shkruar përherë poezi, por i ka ruajtur ato, si kujtime në sirtar.
Poezia e saj i këndon Atdheut tonë, të dashur,
Dëshmorëve që dhanë jetën, për liri e paqe që ne të jemi të lumtur, i këndon jetës me kacavirrjet, sfidat, e ulje-ngritjet e saj.
Poezie e Binjakut i këndon larmishëm natyrës, duke e përshkruar bukur me ngjyrat e saj, dashurisë kur atë e vrasin ose në raste të tjera është me fat e rezultate të mira.
Në poezitë e Bukuries, duket qartë shpirti i saj fisnik, me plot mirësi i shtrirë në vargun e saj, plot rimë, thjeshtësi lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë lexuesit të thjeshtë a të shkolluar.
Në vargun e poetes, jepen qartë mesazhe stabilizimi, për njerëzinë, ajo thotë se mirësia është terapia, për të zhdukur ligësinë, dhe se harmonia në familje, reflekton mjaft kulturuar dhe në shoqëri.
Që kur u hap interneti me teknologjinë e përparuar Bukurie Binjaku arriti të nxjerrë, në dritë talentin e saj, si krijuese e thjeshtë, me mirësi e dashuri të plotë në shpirt.
Një numër i konsiderueshëm, nga poezitë e poetes Bukurie Binjaku, janë pëlqyer e kompozuar në këngë, sepse dalin të thjeshta, kuptimplote e me rimë të këndshme në çdo dy vargje rimë ose i pari me të tretin, i dyti me të katërtin.
Për kompozimin e tyre falenderoj nga zemra mikun tonë të çmuar vëlla patriot, profesor e artist

Daut Musliu

, i cili i ktheu në nota melodie.

Bukurie Binjaku ka botuar dhe libra këto 4 vjet, që kur filloi të postojë, vargun e saj në internet.
Librat që ka botuar, gjatë kësaj periudhe janë :
1. DREJT TEJE…
2. RREZE TË ZJARRTA!
3. MALLË MËRGIMTARI PËR ATDHE!
4. NË DERË TË QIELLIT TROKITA!
5. DRITARE ME PIKA LOTI!
Dhe tani ka në program, për të dalë nga botimi librin e 6-të me titull:
6. ME ËNDËRRA PLOT!
Ky po vonohet pak tani, sa të qetësohet gjëndja e sotme e sfidës së përgjithshme , me virusin
Kovid 2019.
Bukurie Binjaku ka marrë pjesë në festivalin 2019 e 2020 në SHOQATËN KULTURORE JEHONA SHQIPTARE, ku vjet me poezinë e saj në konkurrim mori çmimin:
“NAIM FRASHËRI 2019.”
Sivjet jemi penguar ca nga kjo situatë e vështirë që po kalon tërë njerëzia, por dhe sivjet mori pjesë në konkurs.
Gjithashtu Bukurie Binjaku ka marrë pjesë, në shumë antologji, ku me vargun e saj ka marrë pjesë, për Atdheun, për Dëshmorët e Atdheut tonë të dashur, për babanë, për nënën e një larmi temash, të ndryshme të antologjive, ku ka marrë pjesë.
Bukurie Binjaku i ka dhënë fjalën e besën poezisë, sa të jetë në jetë nuk e ndalon kurrë krijimin, pasi poezia ia shton jetën, e argëton, shpreh në të dhëmbje, gëzime, lotë e realitetin e çdo kohe është, në gjëndje t’a përshkruajë në vargun e saj të artë mesazh përçues plot mirësi, edukatë e dashuri.
Gjithashtu kënaqësi edhe për lexuesin e saj, ku e vlerësojnë çdo ditë në faqen e saj të fb.-kut, ku shumica e lexuesve gjejnë vetveten në poezitë e poetes Bukurie Binjaku.
Falenderime të përzemërta mbarësi ju uroj, nga zemra në familjet tuaja juve lexues të rregullt, të poezisë, juve miqësia ime e nderuar, e respektuar e ju fisi im i dashur, i afërt që më keni mbështetur, në vlerësimin tuaj në poezitë e thëniet e mija.
Gurët që më vranë, në jetë
Kurrë mbrapsht, s’i hodha,
Me ta ngrita, urë të vërtetë,
Lotë shpirti, në det i hodha.
Jam e thjeshtë, s’lavdërohem
Se vlera, nga të tjerë çmohet,
E vogël ndihem, ndër të tjerë,
Shpirt e zemër, ndjej pranverë.
JU ADHUROJ.
PAQJA E ZOTIT QOFTË MBI JU FAMILJARISHT.
DALSHIM ME FITORE, KËSAJ LUFTE ME KËTË VIRUS VDEKJEPRURËS TË MALLKUAR!
ZOTI BEKOFTË MBARË SHQIPËRINË TONË TË DASHUR E TËRË NJERËZINË AMIN!
ME SHUMË RESPEKT, MIRËNJOHJE…
E NDERIMET E MIJA MË TË SINQERTA!
Bukurie Binjaku

. 16. 4. 2020. GREQI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.