13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Bukurie Binjaku

E VUAJTURA…

NËNË SHQIPËRI!

Të dua nënë Shqipëri
Je e vetmja nëna ime,
Të lanë me duar në gji,
Por je shqiponjë trime.
S’ju trëmbe dushmanit
Në shekuj të sulmuan,
E brënda dorë tradhtari,
Të shitur nënën luftuan.
Por ti ke qenë e zonja
Mes furtune s’u trembe,
Flamuri ynë shqiponja,
Simbol lartësive në qiell.
T’a ndanë trupin nënë
Në copëza e thërrime,
Çdo plagë, na dhëmb,
Kur truallit i vunë kufij.
Dhe sa do vuash Atdhe
Moj Evropa e pa mëshirë,
Trualli ynë, rrënjë e thellë,
Në shekuj kemi historinë.
Ndanë vëlla e motër
Kjo përherë s’durohet,
Shqiptare fisnike sofër,
Plaga shpejt do kurohet.

Bukurie Binjaku. 3. 10. 2020. GREQI.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

SHPIRT I PADJALLËZUAR ZOTI E BEKON!
Rrushi ka aromë, i kthyer në verë
Po u bë uthull, s’kthehet mbrapë,
Gjarpëri zvarras, kur lëshon helm,
Fshihet ndër ferra, si një frikacak.
Dhelpëra dinake, pulat “lavdëron”
Me lajka të bukura, u shkon pranë,
Sheh zot shtëpie, ajo veten strehon,
Kur e zë plumbi, mbet shtrirë në anë.
Një lepurush, kur gjahtarin dëgjon
Turret lehtë e shpejt, diku fshihet,
Çiften e gjahtarit, Zoti ç’ia bllokon,
I pafajshëm lepuri, faqes i ngjitet.
Ujku shkoi te delet, me bariun “foli”
“Më ndihmo” i tha, “do të jap rryshvet,”
Bariu “florinjtë”, si i hutuar i mblodhi,
Por harroi çakallin, i kllaposi në siklet.
Kur tjetrin në hall të vet e lëndon
Mëkatet shpirtit tënd ke zgjedhur,
Shpirt i padjallëzuar, Zoti e bekon,
Diell ngroh dhe në kohë të vrenjtur.

Bukurie Binjaku. 2. 11. 2020. GREQI.

“””””””””””””””””””””””””””””

MIRË SE ERDHE NËNTOR I KUQ!
Dashurinë për Atdheun, askush s’ma mohon
Ti njeri që për Atdheun, le një “0” në koment,
Sa shumë më habit, shqiptar vetes s’i thotë,
Kur s’njeh nënë e babë, vetë zero ke mbetur.
Njerëz që Atdheun tonë s’e di përse s’e duan
Shpirti im patriotik, me këta bën shumë çudi,
Pa identitet kush harron, vëndlindjen e bekuar,
Atdheu ynë truall, me tej të dhimbshme histori.
Ti që e thua “zero” në poezi, të shpirtit patriotik
Unë gabimet i fal, por kurrë këtë gafë të madhe,
Kush s’do të mirën e Atdheut, nuk quhet shqipe,
Por një person që i ndihmon, ku janë tradhtarët.
Sot muaji i Nëntorit të kuq na trokiti, në derë
Muaji i kombit tonë, me të paluajtshme histori,
Izmaili i madh ngriti, flamurin simbol me vlerë,
E ditën e çlirimit, lavdi dëshmorët në përjetësi.
Pse ke mbetur shumë e varfër Shqipëria ime!?
Kjo pyetje pa përgjigje, loton popullin shqiptar,
Pa shpresë mbeti rinia, sot larguar në mërgime,
Ndritet Atdheu, kur vë bij të çmuar drejtimit lart.

Bukurie Binjaku. 1. 11. 2020. GREQI.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.