Fabula:PASQYRA
Pasqyra që në mëngjes,
me një grua se çu ndesh.
I tha gruaja më shëmton,
përse thonë që t’i s’gabon?!
Por pasqyra ç’kish në mëndje,
në bisedë shpejtë futet:
– Si të jetë fytyra tënde,
dhe tek unë ashtu do duket.
GJURMËT
Ca dhi e tërhoqën të gjithë tufën,
dhe në një arë me jonxhë u futën.
Hëngrën sa hëngrën dhe me vete qeshën,
që me rojen asgjëkundi s’u ndeshën.
S’e pranuan dëmin dhitë,përpjetë u ngritën ,
kur një dele për to një pyetje kish gjetur.
Po le të kundërshtonin dhitë atë ditë gjithë ditën,
ca gjurmë të tyre në arën me jonxhë ende kanë mbetur.
GJAHTARI DHE ZAGARI
S’ka si unë tha një gjahtar,
gjuetinë zanat e kam.
Se në shenjë gjithnjë kam marrë,
kjo më bën më shumë me nam.
Çdërdëllis!- i tha zagari,
orë për orë e ditë për ditë.
Meritën unë e kam së pari,
se t’a nxjerr gjahun në pritë.
KALI DHE BRESHKA
Breshka tek ecën ngadalë,
i thotë kalit urtë e qetë:
– Ne të dy kemi samarë,
na mbron nga çdo gjë në jetë.
I’a kthen kali :- Merre shtruar,
një fjalë timen do dëgjosh.
Unë vij me samarë ngarkuar,
dhe ti vjen e ikën bosh.
“”””””””””””””””””””””
NGA CIKLI I EPIGRAMEVE PËR PUNËN
NDRYSHE THOTË E NDRYSHE BËN
Thotë se nga e hëna tek e shtuna,
për punën kërkohet djersë e mund.
Por për vete ikën i pari nga puna,
dhe për të ardhur vjen në fund.
NJË HILEQARI
Në grup punoi ai një jetë,
dhe mes shokëve më të mirin e përzgjodhën.
Po kur i thanë që të bënte një punë vet,
Aftësitë dhe hilet në shesh i dolën.
ME DY FYTYRA
E shaje drejtorin se e urreje,
për këtë dukeshe që në fytyrë.
Sa hyri drejtori në mbledhje,
The:”Drejtori? Drejtori është djalë i mirë!”