13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Çano Nora

Fabula: 1.BURIMI DHE PELLGU

Nga uji i burimit ,te një gropë,
po merrte frymë një pellg i gjorë.
Një herë me kompetencë burimit i thotë:
– Ti aspak s’më ke në dorë.
Por burimi me mëndje kish stisur,
pellgut ujin t’ja pakësonte ca.
Veç atëherë pellgu e ndjeu veten të braktisur,
gjersa një ditë prej ditësh u tha.
2.KUNGULLI DHE DARDHA
Një kungull tek rritej dalëngadalë,
u mbajt që në fillim te një dardhë.
Dhe shprehej sa herë që vizitorët vinin:
– Shikimin para dardhës mua më hidhnin.
Dhe u rrit kungulli e mori famë,
por një ditë era e rrëzoi dhe e hodhi nën dardhë.
3 .ÇATIA
Çatia nga një e çarë pikonte,
dhe shiu binte te një tra.
I zoti shtëpisë të ngjitej lartë përtonte,
ndaj ashtu e la.
Një ditë ai e pa veten keq,
dhe nisi që t’a vlerësonte këtë gjë.
Por ç’e do se çatia kish dalë jashtë përdorimit krejt,
dhe trari qe kalbur e s’mbante më
4.GJAHTARI DHE ZAGARI
S’ka si unë tha një gjahtar,
gjuetinë zanat e kam.
Se në shenjë gjithnjë kam marrë,
kjo më bën më shumë me nam.

– Çdërdëllis,- i thotë zagari,

orë për orë e ditë për ditë.

Meritën unë e kam së pari,

që t’a nxjerr gjahun në pritë.

“”””””””””””””””””””””””

DO QE SHUAR E GJITHË BOTA….
Ti ike se u mërzite me mua,
nga një fjalë e vetme e pa bujë.
Por dashuria si valët e detit s’u shua,
dashuria s’është ujë.
Gjithnjë te fjalët e fillimit mbetëm,
tek ato u kapëm ditë pas dite.
Dhe për të mos më lënë mua vetëm,
më shpejtë u rrite.

Një fjalë ,e dashur,të bëri të ikësh,

mund të ikësh dhe për disa fjalë të kota.

Po të ishte kështu,ditë pas ditësh,

do qe shuar e gjithë bota.

“””””””””””””””””””””””””””

TE NJERI – TJETRI
Krejtë rastësisht u takuam atë ditë,
nën ca re që takoheshin diku lartë.
Ato hodhën pika shiu qetësisht,
dhe ne qëndruam gjatë,gjatë.

S’e lam për t’u takuar tjetër herë,

por s’do të thoshte që ky takim do ishte i vetmi.

Nëse njeri – tjetrit s’ja thamë dot të gjitha menjëherë,

menjëherë vajtëm te njeri – tjetri.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.