13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Dava Gjoka Lleshaj

N’PRAG TË DERËS PO T’PRES TY !
Alo nanë ,flas nga kurbeti !
Dua zanin ta dëgjoj
Ah ky mall shpirtin ma treti
Veç një herë të t’përqafoj !
Biri nanës ,mirë s’dëgjoj !
Edhe sytë pak më kanë lanë
Veç një herë dua t’shikoj
Bukë në sofër bashkë të hamë !
Do të vij e shtrenjta nanë !
Sa të iki ky virus
Mall e dhimbje në shpirt kam
Përveç teje s’mi heq kush !
Eja bir ,nana po t’pret !
Të ma fshish lotin në sy
Malli shpirtin po ma tret
N’prag të derës po t’pres ty !
Dava Gjoka Lleshaj Tiranë 9 Korrik 2020
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz
IKU AJO KOHË ….
Iku ajo kohë kur s’kishim urrejtje
Iku ajo kohë kur jepnim dashuri
E s’kishte as qefmbetje
Erdhi një kohë tjetër për mua e për ty
Iku ajo kohë kur s’kishte zili
E t’gjithë ishim njëlloj
Askush nuk thoshte pse s’kam unë e pse ke ti
Iku ajo kohë,vate e perëndoi
Iku ajo kohë kur ecnim rrugës
E përshendesnim njëri tjetrin serbez
Iku ajo kohë e s’vjen kurrën e kurrës
Që dhe t’panjohurve u thonim “mirëmëngjes”
Erdhi një kohë tjetër
Ku të ndjekin vetëm të këqija
Iku kohë e vjetër
Ku s’njihej cmira e xhelozia
Iku ajo kohë
Kur njeri tjetrin e donim me zemër
Ah,ajo kohë s’vjen më, jo
Tash dashuria thuhet vetëm si emër
Erdhën kohë të këqija
E njerëzit krejt ndryshuan
Në shpirt hyri urrejtja e humbi dashuria
E të mirat u harruan
Mendohu për pak çaste o njeri
Një ditë do t’ikësh ti nga kjo jetë
Në vend t’urrejtjes ,jep dashuri
E dheu i tokës të t’bëhet më i lehtë
Dava Gjoka Lleshaj Tiranë 9 korrik 2019
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.