13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

David Boseta

Histori.
Ishte fillimi i vitit 1887 kur inxhinieri i famshëm Gustav Eiffel i ofroi Parisit projektin e tij sa interesant po aq të çuditshëm, ndërtimin e një kulle të lartë me konstruksion metalik.
Në rrethin elitar të Parisit ky projekt u prit me skepticizëm aq sa u bënë shumë tentativa për ta ndaluar ndërtimin e saj. Protestat i kryesonte shkrimtari i madh Guy de Maupassant i cili deklaronte se ndërtimi i një hekurishteje të tillë dëmtonte panoramën e një qyteti aq të bukur si Parisi.
Gjithsesi kulla u ndërtua dhe shkrimtari i njohur çdo mëngjes konsumonte kafenë në lokalin në katin e dytë të kullës.
Një mëngjes Gustav Eiffel pasi përshëndetet me shkrimtarin i drejtohet me ironi
– I dashur Maupassant, dikur e urreje kullën time ndërsa sot e do kaq shumë sa çdo ditë pi kafenë këtu.
– Përsëri e urrej, – u përgjigj me qetësi shkrimtari. – Prandaj e pi kafen këtu sepse është i vetmi vend prej ku unë e shof Parisin pa kullë.
Përshtati David Boseta
“”””””””””””””””””””””””

.. Burrëri e mallkuar …
Mendime skeptike shperndahen turbullt.
si tymi i cigares që digjet ndër gishta.
Konfuz mes ndjenjash e frike përhumbur,
shndërron në pluhur kujtimet e brishta.
I vetëdijshëm se cigarja-dashuri.
po shkon drejt fundit (sic ndodh shpesh në jetë).
Kerkon ti japesh nje puthje lamtumire.
buzëve të ëmbla që dridhen lehtë.
Kurrë më parë se kishe menduar.
sa i dobët do tregoheshe në momentin final.
Me mend shan veten, burrërinë e mallkuar.
e vetja të duket frikacak, banal.
Kur fshehtas vështron sytë e saj me lot
e kupton se nuk ishe aq burrë sa mendoje.
I zënë në faj ul kokën i penduar.
para zemrës së thyer të vajzes që doje.
“””””””””””””””

Ripost
Polici pa biçikletë. – tregim
Mu desh të shkoja deri në plazhin e Velipojës dhe i hipa furgonit te Teater Migjeni. Zura vend në ndenjësen e parë ngjitur me shoferin.
Pak para se të nisej furgoni i them shoferit:
– Merre edhe at policin që po vjen me vrap.
– Pse mor? Polic asht ai?
Pohova me buzëqeshje dhe i hapa derën udhëtarit të vonuar. Polici na falenderoi dhe u rras në ndenjësen dyshe, ngjitur me mua. Pasi udhëtuam disa kilometra shoferi kthehet nga polici dhe e pyet:
– Pash Zoten, ça asht ikjo uniformë që ke veshë? Polici kishte veshë bluzë të bardhë me logot e policisë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë blu.
– Asht uniformë e re, – ia ktheu tjetri. – Un jam polic turizmit, prej atyne që patrullojmë në plazh me biçikleta, si polict amerikan.
– Jo për Zoten ti dukesh n’kry se s’je amerikan.
– kundërshtoi i fyer shoferi.
– Jo mor vlla, nuk thashë jam amerikan por jam si polict amerikan që dalin në plazh me biçikleta.
– Aaa tesh t’kam kuptu, – tundi kokën shoferi.
– Po biçikletën ku e ke?
– Ma kanë vjedhë, dje, – tha lehtë polici.
– Si mor ta kanë vjedhë?
– Po për zoten. Dje në plazhë takova nji kojshi temin që kishte ardhë prej Angliet e m’kapi për krahësh o me pi birrë o s’ka.
Mbasi pimë dy-tri birra, dal jashtë, ma kishin marrë biçikleten.
Plasi gazi në furgon.
Diku ka fundi ja pret i burrë i moshuar: – O ty t’ruejt Shejti Shna Ndua, po kur s’je i zoti me ruejt biçikleten tande, si i ruen plazhistat? Polici i zënë ngusht u përgjigj me një të ngritur të supeve.
Në mes të të qeshurave që s’kishin të ndalur unë i them shoferit:
– Mbaje pak te rruga 3 te lutem.
Shoferi miratoi me kokë.
– Kurse mu më ndal te rruga 1, – tha polici.
– Rrugen 1 e kena kalu, – ia priti shoferi mes gazit që nuk kishte Zot me e ndalë.
Përfundimisht polici zbriti prej furgonit bashkë me mua, në rrugën 3.
– Po tesh, – tha polici. – Me ça shkoj unë deri te rruga 1?
– Në këmbë – i thashë, – meqë s’ke biçikletë.
David Boseta
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.