5.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

David Boseta

Per mu asht knaqsi me u taku me miq,

por me pi kafe me miq artista asht privilegj.

Xhelal Zaganjorin shkrimtarin e 19 librave e kam mik te vjeter, jetojme ne nji lagje e takohna shpesh. “Por shumica nuk e njohin se ai nuk ka facebook”

Kam shkru nji artikull dy vjet ma pare per sakrificat e shkrimtarit me nji pension minimal e gruan e smure i cili del cdo dite me nji çante plasmasit lokal per lokal e dyqan per dyqan e mundohet me shit me 1/3 e vleres ndonji prej librave te tij. E kam permend edhe vjet me nji status sakrificen sublime qe ban ky shkrimtar per mbijetese. Dikush e kishte “zbulu” disa dite ma pare kyt personazh e kishte ba nji artikull te bukur te JOQ per Xhelalin. E pergzoj perzemersisht personin ne fjale. Randsi ka qe e permendim sa ma shum, secili ne mnyren e vet. Me qellim qe Shkodra e shkodrant ta njohin kyt burre te moshuem kur kalon rrugve te qytetit, me qellim qe ta respektojne e pse jo, ti blejne ndonji liber me 2000 lek te vjetra, qe edhe Xhelali te çojne buken n’shpi.

Ky asht realiteti qe mu mi verbon syte, jo kafet e fallsiteti i mirqenies, jo luksi kallp i bluzave kineze e bizhuve “firmato”.

Kjo asht piaca qe un nuk du me e pa kshtu.

Piaca qe detyron artistin me shit shpirtin.

Xhelal Zaganjori vazhdon me shkru, punon deri naten vone, se shpirti i shkrimtarit nuk gjen paqe por punon e krijon deri ne diten e fundit.

Ju lutem miq. Respektojeni kyt artist kur ta takoni rrugve te Shkodres. Ndaloni e blijani nji liber.

Ka me kene dhurate e bukur per fmijte tuej e dhurate humane per shkrimtarin.

Me respekt David Boseta

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.