15.5 C
Tiranë
E martë, 22 Prill 2025

Dede Deda

I penduar

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Cep më cep i rash evropës
Por nuk pash si vendin tim
I rash sa herë me grushta kokës
Ç’dreqin desha në mergim?
Ndihmë kërkova derë më derë
Por askush s’ma hapi portën
I thash vetës o i mjerë
Më mirë kërko mënd e kokës?
Ula kokën i zemëruar
Se u largova me duar bosh
Një ankth shpirtin me kisht ngujuar
E qetësi nuk gjëja dot
Në çdo vend që unë shetita
Takova plotë udhëtar të jetës
Njerëz pa ndjenja par nuk kisha
Që i benin veq hije vetës

Dede Deda

“””””””””””””””

Dikurë një kohë
Dikurë kam qenë dhe unë fëmijë
I përkëdhelur pa dyshim
Kujtoj ca çaste lumturije
Një mallë zotëron në shpirtin tim
Shokë e shoqe kam patur plotë
Isha i lumtur sa më s’ka
Dikurë ka qenë një tjetër kohë
Fukarenj, por zemër bardhë
Ajo kohë aq e bukur
Nuk besoj të kthehet më
Çdo kujtesë në shpirtë e strukur
Mbetët mallë aty përjetë
E nëse ju me pyesin sot
Cilën kohë do preferoja
Atje ku shpirti dëshiron
Unë pas saj do fluturoja

Dede Deda.

“””””””””””””””

Nostalgji !
Sa herë deshirat qëndrojn largë
Grushta bëj me mëndjen time
Por si një varkë mbi oqeanë
Shpirti tundët nuk gjën qetesinë
Dhe pse shpesh por pa deshirë
Shok i ngushtë m’u bë vetmia
Kur të kujtoj me nostagji
Në lotë mbytëm si femija
Kur foton tënde e ledhatova
Imagjinoja të kisha pranë
Oh sa herë më dridhej dora
Nga emocionet që shprehnin mall
Në çdo cast, në çdo sekond
Të përqafoj nëpër kujtime
Përseri mbretëron
Ajo princeshë e zemres sime !

01/12/2018 Dede Deda !

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.