8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Dergoje per botim Prof.Dr FLORI BRUQI

Mikrobiologu Prof.Dr. Lul Raka , jep të gjitha detajet që duhet t’i dini për koronavirusin

Ebola apo Covid-19 më e rrezikshme? Profesori i Mikrobiologjisë ...
Është Profesor  në Katedren e Mikrobiologjisë, Mjekësisë sociale me statistikë mjekësore dhe informatikë, Mjekësisë familjare dhe
Mjekësisë së punës, në Fakultetin e Mjekësisë në  Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
 
Është specialist i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës(IKSHPK) .
 
Ke çka të dëgjosh prej tij, dhe ke çka të mësosh prej tij.
I thjeshtë në ligjërata ,  në fjalim i gjërë në spjegim.
 
Shpresëdhënës.
 
Relaksues.
 
I përkushtuar në punë.
Keni besim në Lulin kur thotë Coronavirusin -COVID 19 ,do t’a mundim.
 
Ju lutemi rrini n’shpi.
 
Flori Bruqi
Për Lul Rakën mund të lexoni  shkrimin tim në “Floripres”, kur mjeku kosovar  Dr.Lula Raka ,ishte në Liberi për ta mundur Ebolën….
Mikrobiologu i njohur shqiptar nga Kaqaniku i Kosovës  Prof.Dr.Lul Raka, nëpërmjet një postimi të gjatë në llogarinë e vet në “Facebook” ka treguar thuajse gjithçka për koronavirusin , që nga ajo se çfarë janë virusit e deri tek mënyra e trajtimit të tyre.

Raka ka treguar se vdekshmëria tanimë në botë nga ky virus është 4.4 për qind.

“Simptomat më të zakonshme janë ethet (mbi 37.5°C), kolla e thatë dhe frymëzënia. Disa pacientë mund të kenë edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundësh ose barkqitje”.

QKMF-Viti - Dr.Lul Raka, "Komandanti i Paqes", vazhdimisht ...

Më poshtë mund të lexoni shpjegimin e prof.dr.Lul Rakës rreth Covid-19:

PYETJE DHE PËRGJIGJE PËR COVID-19

Çka janë viruset?

Viruset janë mikroorganizmat më të vegjël, të cilët mund të jetojnë vetëm përbrenda trupit të strehuesit (njeriu, kafsha, por edhe tek mikrobet tjera).

A janë koronaviruset viruse të reja?

Jo, nuk janë viruse të reja sepse i njohim që prej vitit 1965 si shkaktarë të shpeshtë të flamës së zakonshme. Por i ri është nënlloji i gjetur në Kinë vitin e kaluar.

Kush është kontakt i afërt i një rasti të dys - Syri Kosova ...


Çka d.m.th. COVID-19?

Është shkurtesë prej tri fjalëve: CO (Coronavirus), VI (Viral), D (Disease) = COVID-19, që dmth. sëmundje virale me koronavirus. Numri 19 tregon vitin kur është raportuar për herë të parë në Kinë (31.12.2019).

A është COVID-19 virus?

Jo, COVID-19 është sëmundje, kurse virusi që e shkakton këtë sëmundje quhet SARS-CoV 2.

Çka do të thotë fjala SARS?

SARS do të thotë Sindroma Akute Respiratore e Rëndë. Kjo është sëmundje, që u shkaktua nga familja e koronaviruseve në vitin 2002.


Pse virusi i ri quhet SARS-CoV2?

Quhet SARS CoV2, sepse i përngjan shumë virusit që shkaktoi SARS-in. Pasi që është i ri dhe nuk i ka mbushur ende 3 muaj, u quajt SARS CoV 2, për t’u dalluar nga vëllau i tij që shkaktoi SARS-in.

Kush është rezervoar i koronaviruseve?

Zakonisht rezervoar të virusit janë kafshët (lakuriqat, macet, devet, pangolina etj).

A ka pasur raste të SARS dhe MERS në Kosovë?

Asnjë rast nuk ka pasur asokohe në Kosovë me këta viruse.

A ka vdekshmëri të lartë kjo sëmundje?

Aktualisht në botë vdekshmëria është 4.4 për qind. Por, në këtë numër nuk janë llogaritur të sëmurët e lehtë dhe ata asimptomatikë, të cilët nuk shkojnë te mjeku dhe nuk regjistrohen në statistika. Andaj, numri real është më i vogël sesa raportohet.

Koronavirusi po duket si virusi më infektiv në botë. A është e vërtetë?

Jo, viruset më infektive në botë janë viruset e fruthit dhe parotitit (shytat). Një i sëmurë me fruth infekton mesatarisht 18 persona, kurse një me parotit infekton 10 persona. Këto janë më infektivë sesa koronaviruset sepse qëndrojnë në ajër dhe barten përmes ajrit.

Çfarë ngjashmërie dhe çfarë dallimi kanë gripi dhe koronavirusi?
Të dy viruset prekin rrugët e frymëmarrjes dhe rruga e përhapjes është e njëjtë me spërkla, kontakt të afërt dhe prekje të gjësendeve përreth. Dallimet janë se gripi ka vdekshmëri më të ulët, përhapet më shpejt se COVID-19; inkubacioni i gripit dhe koha e dyfishimit të rasteve është më e shkurtër; gripi ka vaksinë dhe terapi antivirale në dispozicion. Fëmijët dhe shtatzënat janë kategori që preken shumë më shpesh te gripi sesa te koronavirusi. Koronavirusi mesatarisht infekton më shumë njerëz sesa gripi.

Sa është periudha e inkubacionit për COVID-19?

Periudha e inkubacionit është koha prej momentit kur futet virusi në trup e deri te shfaqja e shenjave dhe simptomave të para të sëmundjes. Kjo periudhë është prej 1 deri 14 ditë.

Sa kohë mbijeton virusi në sipërfaqe?

Virusi mund të jetojë deri 4 orë në hapësirat me bakër, 24 orë në kuti letre dhe 2-3 ditë në plastikë dhe metal. Përqendrimi dhe infekcioziteti i tij vjen duke u ulur ndjeshëm me kalimin e kohës.

Cilat janë simptomat e COVID-19?

Simptomat më të zakonshme janë ethet (mbi 37.5°C), kolla e thatë dhe frymëzënia. Disa pacientë mund të kenë edhe dhimbje fyti, rrjedhje hundësh ose barkqitje.

A është kjo sëmundje e rrezikshme?

Shumica e njerëzve (rreth 80 për qind) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Kush është më i rrezikuari për tu sëmurë dhe vdekur nga kjo sëmundje?

Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme kronike shëndetësore siç janë: tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, diabeti, kanceri mund të zhvillojnë sëmundje serioze. Në Itali mosha mesatare e të vdekurve është 80 vjet.

Sa janë të rrezikuar punëtorët shëndetësorë?

Punëtorët shëndetësorë janë kategoria më e rrezikuar për t’u prekur nga koronavirusi. Në vende te ndryshme të botës 10-20 për qind e të prekurve i përket punëtorëve shëndetësorë. Në Itali, 81 për qind e mjekëve që kanë vdekur nga koronavirusi ishin mbi 65 vjeç.

A i prek fëmijët kjo sëmundje?

Fatmirësisht shumë pak. Në Evropë përqindja e fëmijëve të prekur të moshës 1-10 vjeç është vetëm 1 për qind.

A janë gratë shtatzëna në rrezik më të lartë nga COVID-19?

Nuk ka dëshmi se janë më të rrezikuara sesa popullata e përgjithshme.

A duhet të testohen gratë shtatzëna për COVID-19?

Nëse shtatzëna ka shenja e simptoma të sëmundjes, atëherë ka përparësi në testim.

A mund të kalojë COVID-19 nga një grua tek fëmija i saj?

Ende nuk ka dëshmi për këtë gjë. Deri sot, virusi nuk është gjetur në lëngun amnional as në qumështin e gjirit. Rastet e rralla tek të posalindurit nuk janë vërtetuar se janë bartur nga nëna.

Nëse shtatzëna është me COVID-19 a duhet të lind me sekcio?

Kjo duhet të vendoset nga gjinekologu. OBSH propozon lindje normale kurse ECDC lindje me prerje cezariane.

A munden gratë me COVID-19 të ushqejnë fëmijën me gji?

Po.

Si përhapet COVID-19?

Përhapet nga një person në tjetrin përmes stërpikëzave (spërklat) nga hunda ose goja kur i sëmuri ose infektuari me COVID-19 i nxjerr jashtë me kollitje, teshtimë apo të folur. Përhapet edhe me kontakt direkt, si p.sh. përshëndetja me shtrëngim duarsh, me ç’rast e prekim fytyrën pa i pastruar duart. Disa njerëz infektohen duke prekur objekte ose sipërfaqe ku ka virus (tavolinë, gjësende) dhe më pas duke prekur sytë, hundën ose gojën.

A përhapet nga dikush që nuk ka fare shenja e simptoma të sëmundjes?

Po. Madje këta janë shumë të rrezikshëm në përhapjen e sëmundjes. Nuk mbrohen as ata e as tjerët që ju qëndrojnë pranë sepse nuk e dinë. Sipas të dhënave të fundit personat pa simptoma mund të jenë 25% të njerëzve të infektuar.

A përhapet me rrugë ajrore COVID-19?
Jo, virusi nuk qëndron në ajër sepse ka peshë të rëndë dhe bashkë me spërkla bjen në tokë ose hapësirën përreth të sëmurit.

A mund të bartet COVID-19 përmes mushkonjave?

Jo.

A mund të përhapet virusi në bazën?

Nuk ka raste të raportuara të përhapjes në bazën. Dezinfektantët e bazenit, siç është klori, e shkatërrojnë virusin.

A bartet sëmundja me marrëdhënie seksuale?

Jo. Deri tani nuk ka dëshmi se sëmundja bartet me këtë rrugë.

A mund të bartet virusi përmes parave?

Kjo është rrugë shumë e rrallë e përhapjes. Nëse i pastroni duart me rregull do ta shmangni këtë rrezik të infektimit. Prandaj pas prekjes së parave pastroni duart me ujë e sapun.

A mund ta prekem nga COVID-19 nga macja apo qeni im?

Nuk ka të dhëna se mund të prekeni nga macja apo qeni juaj. Një rast në Hong Kong ende është diskutabil.

A është e sigurt të marrim një pako me postë?

Rreziku është minimal sepse deri sa të mbërrijë pakoja virusi shkatërrohet ose humb infekciozitetin. Nëse i pastroni duart me sapun mos u frikoni sepse e keni larguar virusin.

A mundet dikush që del nga karantina për COVID-19 të përhapë sëmundjen tek të tjerët?

Personave në karantinë u bëhet testi ditën e fundit të qëndrimit në karantinë- d.m.th. ditën e 14-të. Nëse testi është negativ, ai person nuk e përhap sëmundjen.

A mundet dikush që ka pasur COVID-19 dhe është shëruar ta përhapë sëmundjen te të tjerët?

Jo.

Nëse mbaj një distancë prej mbi 2 metra nga një person a do të më prekë virusi nëse ai është i sëmurë?

Jo, nuk të prek. Prandaj, ne insistojmë ta mbani distancën sociale ose fizike , d.m.th. mos t’ju afroni askujt që është më afër se 2 metra.

Sa njerëz mesatarisht mund t’i infektojë një i sëmurë me COVID-19?

Mesatarisht i infekton 1-4 persona.

Sa mund të zgjasë faza e shërimit të një pacienti?

Kjo varet nga pasqyra e sëmundjes. Te rastet e lehta, prej momentit të shfaqjes së simptomave, deri te shërimi shkon deri në dy javë, kurse te rastet e rënda shërimi mund të zgjasë prej tri deri në gjashtë javë.

A mund preket një person dy herë nga kjo sëmundje?

Jo. Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të gabimeve gjatë testimeve laboratorike. Nëse pacienti lëshohet nga spitali me dy teste të njëpasnjëshme negative nuk ndodh të sëmuret prapë.

Çka d.m.th. kontakti i afërt?

Personi që ka qëndruar afër të sëmurit me COVID-19. Ky mund të jetë anëtari i familjes, personi që ka qëndruar me të sëmurin në distancë më pak se 2 metra dhe në kohëzgjatje mbi 15 minuta, punëtori shëndetësor që nuk ka pasur pajisje personale mbrojtëse gjatë ekzaminimit dhe bashkudhëtari në veturë, tren apo aeroplan që ka qëndruar në afërsi të të sëmurit.

Përveç rrugëve të frymëmarrjes a ndodhet virusi në gjak apo tjetërkund në trup?

Po, virusi është gjetur edhe në gjak, urinë dhe jashtëqitje.

Si të mbrohem prej sëmundjes?

• Mbani higjienën e duarve me ujë e sapun apo gel alkoolik;

Kollituni ose teshtini në faculetë dhe hidheni atë në mbeturina. Nëse s’keni faculetë përdorni mëngën e krahut tuaj.
Mos rrini afër njerëzve të sëmurë.

Pse është e rëndësishme të qëndrojnë njerëzit të izoluar nëpër shtëpi?

Qëndrimi në shtëpi e ndërpret zinxhirin e përhapjes nga njeriu në njeri, e parandalon përhapjen e mëtejme, redukton intensitetin e epidemisë dhe e ulë numrin e rasteve të reja. Kjo njëkohësisht, i mundëson sistemit shëndetësor të përgatitet për fluksin eventual të rasteve të reja dhe të furnizohet me pajisje përkatëse.

Si të sillem gjatë kohës së izolimit dhe nëse duhet të dal për furnizime?

• Dilni jashtë vetëm për të blerë bukë, ushqim, barna dhe për të shkuar në punë (nëse jeni duke punuar në shërbimet publike vitale);

Nëse keni dal jashtë, mbani distancën prej së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet;
Pastroni duart me ujë e sapun posa të vini në shtëpi;
Mos shkoni në vizita te familjarët e as te miqtë.
A duhet ta vendosi maskën kirurgjike nëse dal në rrugë?
Jo. Maskat kirurgjike duhet të përdoren nga ata që kanë nevojë më së shumti- punëtorët shëndetësor. Virusi nuk qëndron në ajër. Nëse keni dal në rrugë mbani distancën së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet dhe kjo është masa më e sigurt. Për shkak të rritjes së rasteve asimptomatike të infektimit tashmë shumë shtete këshillojnë përdorimin e mbulesave të fytyrës. Këto mbulesa për fytyrë mund të përgatiten nga materiale dhe rroba të ndryshme dhe të lira në shtëpi. Këto mbulesa mund të përdoren si masa vullnetare shtesë të shëndetit publik. Mbulesat e fytyrës NUK JANË maska kirurgjike.

A janë antibiotikët efektivë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19?

Jo, antibiotikët nuk kanë kurrfarë veprimi as në shërim e as në parandalim të sëmundjes.

A ka ndonjë ilaç specifik për të parandaluar ose trajtuar koronavirusin?

Deri më tani, nuk ka asnjë ilaç specifik të rekomanduar për të parandaluar ose shëruar koronavirusin. Terapia jepet për të lehtësuar dhe trajtuar simptomat. Disa trajtime specifike po përdoren dhe fjalën përfundimtare ende nuk e kanë dhënë hulumtimet shkencore. Disa kanë pasur efekt, por në raste tjera më shumë kanë bërë dëm sesa dobi.

Kur do ta kemi një vaksinë për COVID-19?

Deri te përdorimi praktik i vaksinës shkon zakonisht 12-18 muaj.

A do të ulen rastet nëse rriten temperaturat?

Ky është virus i ri dhe nuk e dimë se si do të sillet në kohë të rritjes së temperaturave. Por, e dimë se është virus me mbështjellës dhe është i ndejshëm në ambientin e jashtëm, përfshirë edhe rrezet UV. Shumë viruse respiratore që fillojnë në vjeshtën e vonshme, zakonisht gjatë pranverës dhe verës e zbehin potencialin e tyre infektiv.

A krijon imunitet ky virus?

Pasi që ky është një virus i ri, askush në botë nuk është imun ndaj tij dhe ai mund ta prek këdo. Por, nga sëmundjet tjera pandemike kemi mësuar se për të folur për imunitetin, duhet të kalojnë së paku nja 6 muaj për ta hulumtuar përgjigjen imunologjike të popullatës së prekur. Nga përvoja kemi mësuar se dikush që e ka kaluar sëmundjen, nuk preket përsëri ( së paku për një apo dy vite pasuese). Por, deri atëherë shpresojmë se ta kemi një vaksinë që do të na mbrojë të gjithëve.

A shkatërrohet koronavirusi me hudhër apo raki?

Jo. Hudhra edhe pse mund të ketë veprim antimikrobik, nuk e shëron koronavirsin. Njësoj, as pirja e alkoolit nuk e shkatërron virusin.

A më mbron vaksina e gripit kundër koronavirusit të ri?

Jo.

Nëse e shpërlaj rregullisht hundën me ujë me kripë, a ndihmon kjo në parandalimin e infeksionit me koronavirusi?
Jo. Nuk ka asnjë dëshmi se shpëlarja e rregullt e hundës me kripë mbron nga infeksioni me koronavirus.

*******

Lul Raka: Kanë qenë dy javë vendimtare, ta shohim nëse qytetarët i ...
BESONI PROF.DR.LUL F.RAKËS,MIKROBIOLOGUT MË NAM BOTËROR QË E MUNDI “EBOLËN” NË LIBERI
Lexojeni letrën se çfarë shkruan Lul Raka, heroi që po lufton me Ebolën në Liberi

Ka disa javë që ai po qëndron në vijën e parë të frontit në Qendrën e Trajtimit të Ebolës “ELWA II” në Monrovia të Liberisë.

Epidemiologu i dëshmuar kosovar Dr. Lul Raka, është bërë njëri nga luftëtarët më të devotshëm kosovar që vullnetarisht është paraqitur për të dhënë kontributin e tij për mjekimin e banorëve të Liberisë.

Ndërkaq, Lul Reka përmes një letre ka treguar se si është duke ndihmuar në epindeminë e Ebolës.

Mjeku Shqiptar që trajtoi pacientë me Ebolë
Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:
LUL F. RAKA
 
LETËR NGA LIBERIA: EBOLA NË QYTET

1.

Thirrja nga Gjeneva për të ndihmuar në epideminë e Ebolës në skajin tjetër të botës më nxit një vullkan përbrenda. Më rikujton përvojën më të keqe (luftën) në vendin më të mirë në botë (Kaçanik). Pas 16 vitesh më duket si déjà vu, edhepse rrethanat janë krejt ndryshe. Tash kam edhe detyra prindore, e shumë të tjera profesionale dhe shkencore. I lë të gjitha dhe marr të njejtin vendim me të cilin bëj paqe shpirtërore me vetveten. Po shkoj të përballem me virusin në formë shpagete, i cili është më vdekjeprurësi në rruzull. Lajmërohem vullnetar dhe më pranojnë për Liberi. Paraprakisht e nënshkruaj kontratën e cila ka vlerën 1 dollar! Po, po: një dollar. Transporti, fjetja dhe ushqimi mbulohen nga OBSH. Rreziku në punë-jo; për neve konsulentët nuk vlen.

Të gjithë përreth meje janë kundër. E kuptoj brengën e tyre, rrezikun dhe pasojat. Gjersa po lexoja në shtëpi, Lena më hyp mbi shpinë dhe fillon të më bombardojë me gjithfarë pyetjesh për Ebolën. Mos shko-më thotë. Pse po shkon? Po shkoj në Afrikë ta ndali Ebolën që të mos vijë në Kosovë. Ebola nuk mund të vijë në Kosovë sepse ne s’kemi majmuna e as lakuriqa- më përgjigjet ajo.

literal.media/Administration/Custom/Resources/I...

2.

Liberia ka rreth 4 milionë banorë dhe e ka njohur Kosovën qysh më 2008. Është shteti i vetëm afrikan i formuar nga kolonizimi i SHBA përmes ish-skllevërve afroamerikanë. Pasardhësit e kolonistëve edhe sot luajnë rolin kyç në Liberi. Por, fjala e fundit, sikurse në Kosovë vjen nga Ambasada e vëllezërve amerikanë. Presidentja e vendit edhe këtu është femër- Ellen Johnson Sirleaf, një ekonomiste e Harvardit. Ajo e kishte mposhtur në zgjedhje ish-futbollistin e Milanit Xhorxh Vea. Anglishtja është gjuhë zyrtare, edhepse këta I hanë gjysmën e germave. Ende është në fuqi ora policore, kurse kufinjtë tokësorë janë të mbyllur gati dy muaj.

Flet kosovari që po lufton Ebolën në Liberi (Video) - Gazeta ...

Ebola ka mbyllur shkollat, zyrat komunale dhe shumë banka. Nëpër rrugë ka plot grupe të rinjsh të lodhur e të frikësuar që rrijnë kot: pa adresë, pa punë, pa synim. Një gjë nuk e kam ende të qartë. Si është e mundur që gati të gjitha spitalet në kryeqyetin me 1.3 milionë banorë, të jenë mbyllur. Ebola nuk është vetëm murtajë biologjike. Më shumë se kaq – ajo është psikologjike, sepse frika nga Ebola është përhapur shumë më shpejt sesa virusi. Vërehet kudo. Sidomos pas vdekjes së dy Profesorëve eminent dhe udhëheqësve të Klinikave të Internos dhe Kirurgjisë në spitalin universitar John Kenedy. Tashmë, Ebola është bërë edhe katastrofë humanitare. Ka përfshirë përnjëherë 3 shtete; është shtrirë edhe në kryeqytete, si dhe ka prekur një numër të konsiderueshëm të punëtorëve shëndetësorë (94 të vdekur në Liberi). Shumë faktorë bashkuan forcat për ta dhënë këtë stuhi në Liberi: dy luftëra brutale civile që kanë zgjatur me dekada, sistemi i rrënuar shëndetësor me numër minimal të punëtorëve shëndetësorë, fshehja dhe injorimi i sëmundjes në stadin fillestar nga shteti e nga popullata, traditat e rrezikshme të varrimit që shumëzojnë rrezikun e përhapjes si dhe përgjigjja shumë e ngadalshme vendore e ndërkombëtare. Me kohën e dyfishimit të rasteve në Liberi prej vetëm 2 javësh, dritarja e vogël për parandalim e kontrollë duket se po mbyllet fare. Sfida kryesore mbetet menaxhimi i sëmundjes në komunitet.

3.

Koronavirusi, Kosova konfirmon 2 rastet e para – RTSH-Radio ...

Në mëngjesin e parë na tregojnë rregullat e shtëpisë. Rregulla e pare: nuk ka përshëndetje me shtrëngim duarsh. OK. S’ka përqafime. Ani. S’ka seks. Këtu nuk e kam fare në axhendë, edhe sikur ta kisha pranë Irina Shvajkun. Jo, nuk jam i sigurtë për këtë të fundit.

Qiellin e shoh çdo ditë gri, me reshje të përditshme shiu (pesë herë më shumë sesa në Angli) por edhe me lagështi të padurueshme ajri, që vjen nga klima tropikale. Mëngjesin e nis me terapi parandaluese kundër malarjes: antibiotikun doksiciklinë, që do ta përdori 65 ditë rresht. Gati çdo natë e përziej pak me Heineken. Por, kur një belg më tha se ne e quajmë këtë birrë “shurra e kalit”, fillova të pija marka tjera.

Oqeanin Atlantik e shoh prej Zyrës së OBSH. Por, larja në të, do të jetë vetëm një dëshirë e parealizuar, për shkak rrezikut të rrymave thithëse të valëve, të cilat kishin mbytur edhe notarët më të mirë. Punën e filloj me trajnimin e trajnerëve. Do të vazhdoja edhe disa herë tjera të mbaja ligjërata në vende të ndryshme, para njerëzve të ndryshëm. Por, ato që i mbajta para Shoqatës së Infermiereve të Liberisë dhe shoferëve të autoambulancave ishin më të veçanta. Në sytë e tyre vërehej frika. Duhej kthyer vetëbesimi në to. Këtu nuk bëhej fjalë më për një ligjëratë thjesht akademike. Ishte ligjëratë për jetë a vdekje. Një informatë e vetme mund të shpëtonte jetë. Andaj, më pëlqeu thënia e Dejlit nga Australia, i cili tha se ne po shpëtojmë jetëra, edhepse nuk po e dijmë se jetën e kujt po e shpëtojmë. Po, ky është pikërisht misioni i parandalimit të sëmundjes.

4.

I kërkoj shoferit tonë ta lëshojë këngën time të preferuar “Ebola in toën”. Ai quhet Martin dhe në moshën 13 vjeçare rrebelët e Tejlorit, i cili tani ndodhet në burg me kriminelët serbë në Hagë, ia kishin vrarë të dy prindërit përbrenda shtëpisë. Në ulësen e pasme është Monika – një vajzë nga Kolumbia, që punon për OBSH në Panama. Është koordinatore e zonës më të prekur në Liberi-Montserrado. Nuk ka krizë globale në të cilën ajo nuk kishte marrë pjesë. E guximshme, e drejtpërdrejtë, e pakompromis dhe shumë më e përkushtuar sesa gjithë stafi vendor. Monika flet për imazhin e keq të vendit të vet. Unë i them se edhe neve na quajnë Kolumbi e Evropës, por i them se ne kemi Nënë Terezën dhe Ferid Muratin. Nënë Terezën e di, por çka ka bërë ky i dyti? Eh, ky ua ka kthyer burrërinë njerëzve. Nuk po kuptoj, si ua ka kthyer? E ka zbuluar viagrën. Haaaah – plasi gazi. Kohëve të fundit çdo ditë jemi në terren. Kudo ku ka Ebolë. Nganjëherë nuk i dëgjojmë as urdhërat nga lart për të marrë pjesë në disa takime, në të cilat bisedohet kot për ide dhe strategji, të cilat i ndërrojnë çdo ditë. “Nuk kemi kohë”- u themi. Për këtë arsye na quajnë edhe grupi i rrebelëve. Na ishte sugjeruar të shmangim vizitat nëpër qendrat e trajtimit të Ebolës për arsye të ndryshme të standardeve të sigurisë. Pyes kush i ka matur ato standarde? A ka hyrë ndokush nga ekipi ndërkombëtar brenda reparteve në këto dy qendra? Jo. E si do t’i vlerësojmë ne parimet e kontrollit të infeksionit? Si do t’i parandalojmë ato? Nga zyra? Jo. Nëse frikësoheni nuk është dashur të vini fare këtu. Nisemi për në qendrën e parë të trajtimit të Ebolës në ELËA II. Në hyrje na e masin temperaturën me termometër në formë pistolete. 36.4°C. Futemi brenda dhe menjëherë nisim veshjen e pajisjeve personale mbrojtëse, të cilat na bëjnë të dukemi si astronautë. Për shkak të vështirësive shëndetësore në punë, klimës dhe lagështisë, maksimumi i lejuar i punës me to është 40 minuta për ato me ngjyrë portokalli dhe 2 orë për ato që i rekomandon OBSH-ja. Jemi pesë veta. Unë vishem i dyti. Xhorxhi, një mjek amerikan nga Minesota na bën fotografi. Monika e pyet se si do të na njohin në atë foto. Unë them se e kam shenjën time dalluese. Cila është ajo? Ja kjo- dhe e bëj një temeno me shqiponjë. Para se të hyjmë brenda Dr. Braun na fton të lutemi. Kapemi të gjithë dorë për dore në rreth. Infermierja fillon me lutjen: O Zot, ruaji dhe shëroji pacientët tanë sa më parë. O Zot, ruana neve nga sëmundja. Amin! Çfarë ndjenje. Hyjmë në repartin e parë. Shoh njerëzit që luftojnë me vdekjen. Në mesin e tyre plot fëmijë. Në njërin shtrat shoh vëlla e motër. Menjëherë më vizatohen fëmijët e mi: Lena, Lumi e Learti. Më tej e shoh një pacient në gjendje të rëndë që e kishte marrë Ebolën duke u përkujdesur për nënën e tij, e cila kishte vdekur para dy javësh. Ecim tutje. Dr. Braun na tregon se toaleti për pacientët e konfirmuar me Ebola është bllokuar qe gati një muaj! Askush nuk ka ardhur për ta rregulluar! Me t’u kthyer në anën e djathtë më del para një mbulojë e zezë e shtrirë përtokë. Ky pacient ka vdekur sot në mëngjes. Ka qenë punëtor shëndetësor dhe kemi punuar bashkë me të gjatë muajit të fundit – pohon me një zë të ngjirur Brauni. Në morg kemi edhe 8 trupa të tjerë, disa të vdekur qe 4 ditë.

Hyjmë përsëri brenda në tjetrin repart ku shoh shtretërit e zbrazët. Ku janë pacientët? Janë duke shikuar TV. Çka?!- pyes me habi. Së shpejti arrij në atë hapësirë. Disa ulëse të thjeshta druri. Një valë e nxehtë ma përshkon trupin. Rrënqethem dhe gëzohem që shoh fëmijë të mbijetuar, me përmirësim të gjendjes, me fytyra të qeshura duke shikuar një film vizatimor në DVD. Dr.Braun na e sjell një film të ri!-thërret njëri. Ku po e din se kush jam unë?-ngacmon ai fëmijët. Po, po ti je. Ta njohim zërin- ia ktheu një fëmijë tjetër.

Pasi dalim jashtë qendrës, dëgjoj një zë fëmije duke qarë që nuk ndalet dot. Çka ka ky fëmijë? Pse është jashtë? Motra më tregon se është 4 muajsh dhe quhet Natanian. Fillimisht babai i ka vdekur nga Ebola, kurse më pas e gjetën në repart duke thithur gjirin e nënës së tij të prekur nga sëmundja, e cila tashmë kishte ndërruar jetë. Farefisi dhe qendra e bonjakëve nuk e kanë pranuar për mbikqyrje për shkak të frikës se mund të jetë i infektuar. Ai vazhdon të qajë. Monika e merr në krah. Analiza e fundit e Ebolës e bërë para 5 ditëve i kishte dalë negative. Tash duhet pritur edhe 5 ditë që ta kalojë rrezikun e sëmundjes. Çdo ditë me rradhë pyesja Braunin për të. Pasi e kaloi 21 ditëshin u lëshua i shëndoshë dhe u transferua në një qendër për fëmijë bonjakë.

Në ndërkohë vjen kamioni i Kryqit të Kuq me stafin vendor për t’i marrë trupat e pajetë. Në dalje të qendrës shoh luftën e familjarëve me njërin nga anëtarët e ekipit të varrimit. Dëshirojnë që të afërmit e vdekur t’i varrosin vetë –dinjitetshëm. Por vendimi është i prerë- trupat shkojnë në krematorium.

Një ditë tjetër shkojmë në qendrën e posahapur me 120 shtretër. Me neve është edhe Zhordi nga Barcelona. Më befason kur thotë se asnjëherë nuk ka parë lojë të Barçës e as që ka qenë në stadium. Epo, kam qenë unë për ty në Camp Nou – ia kthej unë. Hyrja në zonën e kuqe të Ebolës më duket sikur hyrja në kafe t’Bardhylit. Por, atë që pashë brenda nuk e rrëfej dot. Është vetë ferri i Dantes.

5.

Të gjitha epidemitë fillojnë vikendeve ose festave. Na ftojnë urgjentisht të shkojmë në njërën prej tyre- në barrakat e Ushtrisë Liberiane. Në veturë është edhe Majku, një amerikan që fliste shqipen letrare, të mësuar gjatë pesë viteve të misionit në Shqipëri. Pak para arritjes në cak, ai papritmas fillon të këndojë “Eja, eja luleborë…”. Unë mezi që prita dhe i bashkohem urimit me “…se me ty do t’lidhë kunorë”. Ja shtoj zërin e dytë dhe më duket se e kam Fatmirin dhe Sheficën me vete. Në barraka ushtarët jetonin me familjet e tyre në një zonë të mbyllur me gjithsej 4000 njerëz. Aty na pret koloneli Xhonson. Posa janë regjistruar 12 rastet e para, përfshirë edhe 4 punëtorë shëndetësorë. Prej tyre dy mamí, që kishin kryer lindjet pa kurrfarë masash mbrojtëse. Në dy klinikat ekzituese nuk ka asnjë çesme brenda. S’ka ujë! Po, kjo është Afrika. Po virusi këtu e ka parajsën e vet. Monika më tregon se në këtë vend, vetëm 5% e njerëzve kanë ujë nga sistemi i sigurtë sanitary.

Vazhdon lista me klinika e ambulanca tjera kudo ku ishin regjistruar raste në mesin e punëtorëve shëndetësorë në Redemption, Benson, Chocolate city, Russel e shumë të tjera.

Pak atmosferë Kosove ma sjellin Ismeti, Ardiani e Senadi, të cilët punojnë për Kombet e Bashkuara këtu, me të cilët hamë drekën e Bajramit. Javën që vjen kthehem në Kosovë. Pastaj, më duhet të pres edhe 3 javë tjera që të jem “i lirë” nga Ebola.

Në këtë dramë jetësore mësova shumëçka nga jeta, zanati, vlera dhe njerëzia.

(Autori është mikrobiolog i njohur kosovar.Është Profesor Dr. në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe Mikrobiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.