10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

DITA NDËRKOMBËTARE E GJUHËS AMTARE.


Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gjuha amtare e popullit shqiptar është GJUHA SHQIPE, gjuhë shumë e lashtë ashtu siç është i lashtë edhe vetë populli shqiptar që e flet. Ta ruajmë gjuhën tonë shqipe nga bastardhimet dhe nga shkeljet! Ta vlerësojmë dhe ta duam më shumë se edhe jetën. Si individ, si institucione dhe si shtet ta mbrojmë edhe me ligje, si edhe ta madhështojmë. Në nderim të kësaj dite veçantie për gjuhën amtare, për mua në nderim të gjuhës sime së shenjtëruar shqipe pason poezia ime: GJUHA IME.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Naxhije Doçi – Prishtinë

GJUHA IME

Gjuha shqipe

është gjuha ime

dëshmi e gjallë lashtësie

pellasde-ilire

ngjizur që në epoka të hershme

të frymimit njerëzor.

 

Në pasqyrën e jetës së gjurmuar

gjuha ime urtësi e paepur fisi e plisi

në dëshifrim të rrënjës kulmore

me qëndresë vertikale stuhive,

sfond krenarie në sfidim përballjesh

me bjerrakohën pa emër

këputur në shtratin e zhbërjeve

 

Gjuha ime

shtyllë hirësie me dialektet prush

si një mrekulli e krisur,

burim universal në krahasime

ku fjala shqipe

rrëzëllen e buzëqeshur,

melodi e derdhur jehu i saj

me vibrime të dehura purpuri

E vërteta për ligjërimin e bekuar shqip

në pëllëmbën e përthekimit tim të dëlirë

madhështi e ruajtur në shtresime,

gurrë e kristaltë me gurgullime.

 

Gjuha ime etje e pashuar

me dehje përmasash flakëruar,

nëpër palëzime motesh

krenari e purpurtë me uratë shënjtërie

që frymëzon brezat në udhën e dritës

shtigjeve të guximshme të dashurisë.

 

Gjuha ime

pasuri e pashterrshme

në përplasje intrigash të acarta demonësh

që sillnin zymtësi sizifi të trishtë

në rrënjën e ligjërimit tim fisnik,

kotësi të derdhur

në asgjënë e fatit të tyre të vjedhur.

-Poezi nga libri “VARGËZIM MBI GJURMË”-Naxhije Doçi -Prishtinë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.