4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Dr. Shefki Hysa

Dr. Shefki Hysa, Governor of Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), Dr. Kristo Goci, DMPP Staff and Global Peace Library of DMPP, honor Global Peace Missionary Merita Avdyli, Honorary Ambassador of DMPP. Present were Dr. Shefki Hysa, Dr. Kristo Goçi, Vice President of National Commission for Minorities, Dr. Dylbere Dika, General Director of DMPP, Professor Alketa Sulaj, Dr. Sulejman Abazi, Global Peace Missionary, Dr. Irfan Gjeci, Global Peace Missionary, Mr. Orest Celo, Global Peace Missionary, and many more personalities from the Albanian Civil Society, Religion, etc.!…
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

KODI I NDERIT I MISIONARIT TË PAQES!…
Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), është organizatë ndërkombëtare lobimi e regjistruar në UN, USA, NATO, etj., në vazhdën e projekteve të ish-Presidentit Amerikan Dwight D. Eisenhower, e ideuar nga Ambasadori Amerikan Richard Holbrooke për të vepruar në Ballkan dhe në vendet në zhvillim, e regjistruar në Tiranë, Shqipëri, e mbështetur nga një grup diplomatësh të huaj.
DMPP, si Institucion Ndërkombëtar Lobimi, Paqeje dhe Imazhi, në bazë të Nenit 13/1 të Statutit, ka ekskluzivitet në Botë dhënien e Diplomave të Nderit dhe Mirënjohjeve me Titullin Misionar Paqeje, pra, çertifikimin e njerëzve të fushave të ndryshme që sakrifikojnë për Paqe, e njerëzve që përfaqësojnë Shembëlltyrën e Zotit, Hyjnoren, të Mirën.
Misionar Paqeje lind, nuk bëhesh!…
Misionar Paqeje është Njeriu me ADN mbretërore hyjnore, Njeriu Fisnik!…
Dhe Fisnik lind, nuk bëhesh!… I Pasur bëhesh, Aristokrat bëhesh, Fisnik nuk bëhesh!…
Misionar i Paqes është Njeriu shpirtpasur, Njeriu Filantrop, që sakrifikon dhe kafshatën e vetme për Paqen dhe Mirëqenien e Njerëzimit, për Paqen dhe Prosperitetin e Planetit Tokë!…
Misionar Paqeje është Njeriu me dhunti të lindur!… Të jesh Misionar Paqeje do të thotë se ke lindur i tillë, ke lindur me dhunti hyjnore, je pjesë e njerëzve me shpirt të madh bamirës. Të jesh Misionar Paqeje, do të thotë se ke lindur i tillë dhe kurrë nuk bëhesh se nuk të udhëheqin më kot në këtë rrugë ADN, Gjenet!…
Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP) vetëm sa i zbulon dhe i çertifikon Misionarët e Paqes!… Ata ekzistojnë pavarësisht se duam apo nuk duam!…
Misionarët e Paqes punojnë pa u lodhur gjer në vetësakrifikim, si Jezusi, Profeti Muhamet, si Mahatma Gandi, Martin Luterking, Nelson Mandela e shenjtorja Nënë Tereza, si Presidentët Amerikanë Dwight D. Eisenhower e John F. Kennedy, etj.
Misionarët e Paqes punojnë që të ruajnë ekuilibrat e Botës nga Luftënxitësit, Misionarët e Luftës, Misionarët e së Keqes!…
Misionarët e Paqes, ashtu si engjëjt e Zotit, mbrojnë të Mirën nga e Keqja, nga djajtë!…
DMPP është Tempulli, Kisha, Sinagoga, Xhamia, Teqja, Manastiri, Faltorja e Misionarëve të Paqes!
Misionar i Paqes është magjia e bukur që zbukuron vetë thelbin e Jetës!…
Misionar i Paqes, Termi që identifikon një racë njerëzish të zgjedhur, hyjnore, racë mbretërish hyjnorë, pavarësisht nga pasuria materiale.
Misionarët e Paqes, si njerëz të sakrificave sublime, janë Heronjtë e Botës së Re, Botës së Paqes, janë Priftërinjtë, Imamët, Murgjit dhe Rabinët e Tempullit të Paqes Botërore!…
Misionarët e Paqes janë vetë Mirësia dhe Fuqia e Zotit në Glob dhe për këtë elitë njerëzore shkon për mrekulli thënia: “Nuk pret shpata që është një hekur i dheut, por pret dora e fuqishme e Skënderbeut”. Dihet se Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë shpëtoi edhe Evropën nga vërshimi i Perandorisë Osmane. Pra, është një Model Botëror i Misionarit të Paqes. Edhe Skënderbeut i shembëllejnë në bëmat e tyre Misionarët e Paqes, kjo kastë sa e lakmuar dhe e paarritshme nga kushdo.
Misionarët e Paqes kanë Paqen në shpirtin e tyre dhe e përcellin atë në familje, në fis në komunitet, ia përcjellin kombit të tyre dhe kombeve të tjerë në botë.
Misionarët e Paqej janë Simboli dhe Sinonimi i Paqes dhe Prosperitetit Botëror, janë Etaloni i Shpirtit Paqësor të Njerëzimit, Simboli i Paqes Globale!…
Misionarët e Paqes, kjo Elitë e Njerëzimit vlerësohet shumë në Botë dhe individët me vlera pozitive në shpirt i zgjedhin si model të jetës së tyre, punojnë e ëndërrojnë të bëhen si ata: Misionarë Paqeje.
Kështu shtohen radhët e Paqebërësve, Paqedashësve, Paqejetuesve dhe Paqeruajtësve që janë Misionarët e Paqes dhe Misionarët e Sigurisë, përfaqësues të strukturave policore progresiste si Paqeruajtësit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kaskat Blu.
Punoni me shpirt si Misionarët e Paqes dhe kushedi, një ditë mbase bëheni Dikush në Jetë, në mos si Ata!…
Misionari i Paqes ka një Kod Nderi: Sakrifikon edhe Jetën e vet për të tjerët, për Paqen Globale!…
Dr. Shefki Hysa
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.