7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Drita Haxhillari

Triumf me “porosi”Imazhi mund të përmbajë: 1 person, bar, jashtë dhe natyrë
Diku në një kthinë,atelje e sajuar,
shkojnë e vijnë,krijesa tjetërsuar,
lart në skenë,zhurmë,zallamahi,
në qendër triumfues me “porosi”
Dopio maskuar,ecje të çorjentuar,
një zë dëgjohet,turma rreshtohet,
bindur si ushtar’ në rresht të par’
nën lakmi,triumfues me “porosi”
Në foltore,shkërmoqur fije-fije,
fjalë që lexohen,pa shije poezie,
prozhektor me efekte në “lartësi”
pseudo triumfator me “porosi”
Atj,në kthinë,atelje a ngushticë,
“brohoritje”çmime me shumicë.
Ecejake të kollarisur,nën eufori,
kostume të graduar në “hipokrizi”
Ah sa më dhemb,moj poezia ime,
të dërrmuan,në cop e thërrime…
Për një thelë,në “vetëkënaqësi”
pseudo trumfatorët,me “porosi”
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.14.09.2020.
“”””””””””””””
Për ty jeta ime.Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe jashtë
Duart mbi supet e tua,
sa shumë ndrin fytyra,
je gjithçka për mua…
mozaik jete në ngjyra.
Me ëndje të sodis,
lundroj në mrekulli,
më erdhe surpriz’
ritmi jetës më je ti.
Ndjenjat-vargëzime,
vërshojnë si lumë…
Diell i muzës sime,
risi fati erdhe tek unë.
Të kam këngë,poezi,
zemër unike që jehon,
të kam gëzim,pasuri,
qetësi e paqe,dhuron.
Me ty plotësohem…
në gjith’ cilësitë e tua,
me ty lumturohem,
të kam jetë-TË DUA !
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt.02.09.2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.