**Dedikim i heshtur..
Pirg lotësh…nën rrënoja ndjej,
të kërkoj ngado,e dot s’të gjej.
Mall për ty,shpirti këlthet fort..
ndoshta takohemi,n’tjetër botë.
Zhurmë kudo,zhurmë pafund..
oazë veshur,në trishtim e mërzi,
tufan që lemerin e të shkund…
panoram’ kokëposhtë,bardh e zi.
Të desha..në dehje të çmendurisë,
humba në zig-zaget që s’kanë fund…
Akoma endem në kaos të marrëzisë,
por ti nuk je askund,nuk je askund.
Dhimbja më gozhdon,robinë e saj,
mbetur n’torturë,ngërç në rënkime..
litar që shtrëngon,e mbytem në vaj..
një grimë frymë,me ty në kujtime..!!
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:19.04.2020.
Një fjalë.
Në kthinën e pritjes…
në pritjen me shpresë,
në cikjen e ringritjes,
për një fjalë pres…
Mbërthyer në mall,
shpirti më pikoj…
përse s’po vjen vall’
fjala që kërkoj !?
Një fjalë të ngrohtë,
si vet Dielli në behar.
Përse bën kaq ftohtë,
zemër kallkan,acar !?
Pres fjalën,ditë e natë,
me mua në përmallim,
ajo më vjen shuplakë,
sa dhemb..shpirti im !
Grisem në zbrazëti,
në plagë që do mbes’
brenda fjalës je ti,
unë sërish do të pres.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:18.04.2020.
Të digjemi të dy.
Shpirti im,u lodha..
më sfidove,
në zjarr u hodha,
më përvëlove.
Me ty dashuruar..
t’u dorëzova,
në flakë rrethuar..
u shkrumbova.
U dogja,po plas…
shpërthim si vullkan,
ndihmë-të thërras,
shpirti im,ku të kam.
Vloj brenda meje…
trup e buzë prush,
shpirt,përveç teje,
s’më shuan kush.
Shkëndija në sy,
emocion n’marrëzi,
eja të digjemi të dy…
në parajsën DASHURI.
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara.
Dt:17.04.2020.
*KAOS NË PËRJETIM TË DHIMBJES.
Nëse sërish…
eci në errësirë,kuturu…
Lermë ta gjej vetë shtegdaljen!
Mund të më çjerrin,
gjemba kryeneç…
herë të bërë lëmsh,
e herë veç e veç.
Mund të rrëzohem,
të vritem gjithkund…
në duelin e heshtur,të mbijetesës…
Zgjatma dorën kur të kem sfiduar,
errësirën e dhimbjes…
në siluetat e shpresës!
© Drita Haxhillari.
Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara
Dt:16.04.2020.