LE TË NDERROHEN STINËT,DASHURIA MBETET!
Stinët vijnë e ikin,ndërrohen përherë.
Me stinët unë dhe ti, kemi zënë shoqëri.
Pas dimrit,vjen përherë një pranverë.
Pranvera e bukur, bashkë na gjen përsëri.
Edhe në dimrin e ftohtë çelin dashuritë.
Kjo e jona lindi një ditë të ftohtë Janari.
Dashuritë i bekojnë dhe vetë perënditë.
Mes stinësh e ngrohtë si prrush, si zjarri!
Për stinët që ikin, na merr malli shpesh.
Dhjetëra stinë njëra tjetrën, kanë ndërruar.
Dashuria,mes vitesh e stinësh ,na buzëqerrsh.
Mes stinëve që ikin e vijnë ,jemi dashuruar.
Stinët që kanë ikur, i mbajmë fort në zemër.
Mes stinësh,mes lulesh,bisedojmë me rininë.
Stinët ne na njohin të dy, na flasin me emër.
Të gjtha stinët në jetë ,dashurojnë dashurinë !
Me emrin e një stine, të thërras unë përherë.
Askush veç nesh e dashur s’e di këtë sekret.
Mes nesh ka një stinë që e quajmë Pranverë.
Unë në vargje do ta gdhend sepse jam poet !
Kanë kaluar vite ,shumë stinë janë ndërruar.
Stinët dhe vitet ndërrohen ,asgjë nuk tretet .
Stinët si dëshmitare, gjthëçka kanë regjistruar.
S’ka gjë,le të ndërrohen stinët,dashuria mbetet!