14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Eduart Veli

PIJMË UJË ME PJATË!
Rifat Ismaili,ju përgjigja flakë për flakë,thirrjes suaj për të postuar një tregim !Ky është tregimi i parë që unë kam bërë ,që kur isha në klasë të gjashtë.Sot i bëra disa ndryshime, sepse po ta botoja kështu atëherë, veje të shtatë penxheret!Personazheve ju kam ndryshuar emrat, sepse tregimi është një ngjarje e vërtetë!)
Ishite fundi i viteve gjashtëdhjetë!Uria kishte shtrirë kudo metastazat ,si metastazat e kancerit. Çdo gjë me racion.Me racion buka,me racion,vaji,sheqeri,orizi, me racion mielli,me racion mishi, vezët,me racion krypa.. gjithëçka !
Pa racion vetëm një gjë..dashuria njerëzore!
Ata jetonin në fshatin Vreshtas, në lagjen e Sipërme afër malit. Ishin vetë i tetë në familje.Dy djem dhe katër vajza!Më i madhi i fëmijëve ishte Besniku ,i cili që sa mbaroi tetëvjeçaren u fut në Kooperativë.Pastaj ishin dy vajzat; Margarita dhe Bardhylja ,e para në klasë të shtatë dhe e dyta në klasë të pestë. Arditi ishte në klasën e tretë të fillores. Pas tijë vinte Vjola që ishte në klasë të parë dhe në fund fare ,si qershia mbi tortë,ishte Gena, që ishte vetëm katër vjeç.
Të dy prindërit Rafeti dhe Dashuria,ikin në punë që në orën pesë të mëngjesit ,sepse punonin në fermën blektorale dhe në orën gjashtë të mëngjesit ,duhet të ushqenin bagëtinë. Nuk lejohej asnjë minutë ndryshim të orarit, sepse ferma ishte eksperimentale!
Atë mëngjes Vjola u gdhi e sëmurë!
Motra e madhe,i vuri dorën mbi ballë.Balli i sajë digjej.Shpejt e shpejt, i vuri disa kompresa me ujë të ftohtë.Temperatura po i binte.
-Rri në shtëpi sot, të keqen motra-,i tha ajo!Do ti them unë mësueses, që je e sëmurë!
I la motrave në vatër nga një tas me përshesh me qumësht, mastrapanë me ujë të ftohtë,të cilin e hodhi nga bucela, dhe u nis për në shkollë bashkë me të motrën Bardhylen dhe vëllain e vogël Arditin.
-Vjola,mos bëni rrëmujë në shtëpi..xhan !Po deshi ndonjë gjë Gena,jepja , që mos të qajë !
U larguan në shkollë thuajse me vrap.Shkollën e kishin një çerek ore larg .Të dyja motrat dhe Arditi ishin nxënës të shkëlqyer në shkollë.
Kur arritën, nxënësit ishin rreshtuar.
–Bardhyle,në pushimin e gjatë, shko deri në shtëpi dhe shikoi motrat,se unë orën e tretë kam një provim në matematikë !Ajo në matematikë ,ishte më e mira e klasës. Në fakt, të gjitha notat i kishte dhjeta,me përjashtim të fiskukturës ,që e kishte tetë !Ishte e shkurtër në trup dhe nuk i arrinte dot normat!Pa le atë kaluçin,që nuk e kapërcente dot asnjëherë!
– Do të shkoj unë motër-i tha Bardhylja !Një vrap e kam unë !
Sa ikën motrat ,Vjola dhe Gena,hëngrën përsheshin me qumësht dhe pastaj filluan të loznin me ca kukulla të bëra nga lecka, të cilave ju kishin vënë dhe emra dhe ju bënin funde e fustane,nga rroba të vjetëra, të cilat jua qepte nënë Dashuria!
Nënë dashuria, tërë natën qëndiste ,shamitë e nuseve të reja më oja, që vinin nga të gjitha fshatërat e zonës. Qëndiste dhe polkat dhe xhamadanët me rruaza dhe llambra ,që të merrnin sytë !Ishte qëndistarja më e mirë e krejt zonës! Fëmijët krenoheshin me nënën e tyre duar artë!
Ra Zilja e pushimit të gjatë!Bardhylja rrufeshëm u nis për në shtëpi.
Motrat pasi lozën mirë e mirë me kukulla,i mori uria.
-Vjola, mua më mori uria tha Gena!
– Po çish do të jap u, ti mori?!-tha Vjola gati me të qarë.
-Dua bukë me sheqer!Hidhni dhe pakëz ,val.
Vjola u ngrit e vajti tek dollari i vjetër i ushqimeve !
Në dollap nuk kishte asnjë fetë bukë!Kërkoi poshtë dollapit. Jo, nuk kishte bukë. Ishin vetëm ca enë të palara.
– Nuk ka bukë xhan i motrës!Të të japë motra sheqer me ujë ?!
-Mirë-tha Gena,po hidhi shumë sheqer !
Vjola, mori pak sheqer në shiqare dhe e hodhi në dy pjata .Pjatave ju hodhi dhe ujë.E trazoi me lugë dhe njërën ja afroi të motrës, ndërsa tjetrën e mbajti për vete.
-Trazoje dhe haje me lugë,i tha të motrës!Ja kështu si e bëj unë !Mos e pi menjëherë,se e mbaron shpejt dhe nuk ka sheqer më!
Në këto çaste,Bardhylja arriti në shtëpi.U dëgjua hekuri i portës i cili bëri driiingg!
Nuk kishin kohë ti fshihnin pjatat!Bardhylja hyri në dhomë.
–Hë Vjola, si je tani?-Je më mirë xhani i motrës?
-Mirë jam Bardha ,nuk kam më temperaturë!
Ajo u afrua dhe i vuri dorën në faqe.Po ,nuk kishte më temperaturë!
U nis ,për të vajtur në shkollë. Tek dera,i shikoi dhe një herë motrat!Pa dhe pjatat.
-Çish keni në ato pjata -i pyeti?
– Nuk kemi gjë o Bardha!Donte Gena të pinte ujë dhe ja dhashë në pjatë.
Ajo u kthye. E provoi një lugë!I kishin hedhur sheqer!
-Ëhëëë…,ju i keni hedhur sheqer!
-Ha Hahaha ,qeshi me të madhe!Ju pini ujë me pjatë ëëë!?Hahahaha!Pini ujë me pjatë,me sheqer !
I erdhi të qante!Fort!Fort!Fort!Motrat dhe të gjithë ,pinin ujë me sheqer!
Në dollap, nuk kishin asnjë grimë bukë!
Ja ,kjo ishte varfëria e atyre viteve!
Ju hodhi dhe ajo ,pakë sheqer dhe ujë në pjatë.
Me lot në sy,u nis me vrap për në shkollë!Lotët i rridhnin çurg!Rrugës për në shkollë u rrëzua dy herë!Duart dhe gjunjët ju bënë me gjak!Ajo vraponte për në shkollë.! Nuk i hiqej nga sytë pamja e motrave të sajë, që pinin ujë me pjata!
Sa dhimbëshme;Pinin ujë me pjatë!
Eduart Veli Karantinë 13.04.2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.