MAJMUNIA LILU
Majmunia Lilu,meqënse ishte më e llastuara nga të gjithë, përfitonte dhe përqeshte këdo që i dilte përpara.Kur banorët e pyllit,ankoheshin te prindërit e saj,ajo jo vetëm që s’pranonte gabimin ,por i fuste të grindeshin duke iu thënë se ata e ngacmonin vetë.Banorët e pyllit me Lilun i kishte gjetur halli,i hapnin rrugën se s’kishte se çfarë ti bënin.Një ditë vere ,të nxehtë çamarrokja Lilu u largua nga pylli pa i thënë askujt asnjë fjalë.Ikte dhe ikte nga ti thoshte mendja,derisa u gjend përpara një kënete të madhe,e cila përgjatë bregut kishte
kallamishte dhe pemë të gjelbëruara, me degët e varuara, ku disa prej tyre ciknin lehtas sipërfaqen e ujit.Nga bukuria magjepse ndryshe nga pylli ku jetonte,mendoi të kalonte aty një pjesë të ditës.U ngjit në pemë, ku përzuri dhe zogjtë dhe po rrinte rehatshëm,në mes të freskullëkut të gjethëve që pëshpërisnin fësh-fësh-fësh.Hidhej degë më degë,kolovitej lartë e poshtë,cikte njërën këmbë në ujë dhe thërriste :Oooooooooo,ooooooo!.Duke kaluar çaste të gëzushme ndërsa vështronte shëmbëllimin e saj në ujë, shikon befas një zvarranikë të madhë me luspa,të cilit i dukej vetëm pjesa e siprëme që i përngjante një kafshe të madhe deti,që po këndellej në diell afër bregut.Pa u menduar gjatë, këputi një degë,ia hodhi nga lart dhe duke kërcyer pupthi qeshte me të madhe.Zvarraniku që ishte në punën e tij,nga që u bezdis,po shikonte i çorientuar nga të gjitha anë.Kur pa degët e pemës,që po tundeshin shumë tha:”-Kush është aty lart?Mund të më thuash kush je?!Se nga ku jam,s’arrij të shikoj…”
Majmunia grindavece,pa e ditur mirë se çfarë zvarraniku të ishte,duke kruar barkun i ktheu përgjigje:”-Jam majmunia Lilu,më njohin të gjithë!Sot e ke radhën të më njohësh edhe ti!”
Zvarranikut të ujit,së cilit kjo sjellje s’i pëlqeu aspak,u zhvendos dalëngadalë dhe u afrua pranë pemës.Me këmbët e para ,pushtoi trungun fort dhe po shikonte lart me sytë e mprehtë,gjithashtu ,po përtypte nofullat.Liluja, s’përtoi të zbriste një degë më posht,nga ku zgjati dhe kokën kurioze.Kur pa që kishte të bënte me një zvarranikë të shëmtuar,me gojë të madhe, dhëmbët si sharrë ndryshe nga ato që ajo njihte, e mbuluan djersët dhe s’dinte nga t’ia mbante.Loja qesharake, iu kthye në tmerr,ndaj pa humbur kohë u mundua të largohej,por ishte e kotë se këmba i shkoi huq dhe ra brenda në ujë. Zvarraniku i nevrikosur me të drejtë, që e kishte në qëndër të vëmëndjes,sa e pa vajti drejt saj.Liluja,kur e pa se po përballohej me jetë a vdekje,në vetvete e kuptoi që gabimi ishte i saj.Pas shumë përpjekjesh, ku mori dhe plagosje, arriti më në fund të shpëtonte nga zvarraniku duke dalë në tokë.Vraponte,vraponte ,kokën s’e kthente pas,derisa arriti në pyll.U ngjit në drurin ku jetonte dhe me zemrën që i hidhej përpjetë u struk midis majmunëve që ishin në degët më lart.Duke u dridhur nga frika,po iu tregonte me gisht nga kishte ardhur.Kur nëna dhe babai ,vogëlushen e tyre e panë të gjakosur,u tronditën dhe po mundoheshin ta qetsonin.Me sytë e çakërdisur,me gojën që po i merrej,Liluja ,iu tregoi të vërtetë se çfarë i kishte ndodhur . Kur mësuan që ajo kishte qenë te krokodilët, u tmerruan dhe vetë dhe s’po gjenin qetësi.Hidheshin përpjetë,thërrisnin me tërë zërin sa e morën vesh edhe banorët e tjerë. Liluja trazavaçe që s’linte dy gurë bashkë ,kur pa që u trE.M.B.ën të gjithë sa ishin ,zuri syçkat me duart e vogëla, dhe po qante me dënesë.Dhe se kërkonte falje,lutej,premtonte se s’do ta përsëriste herë tjetër,vendimtarët e pyllit i dhanë dënimin që meritonte.Do të jetonte e vetme në një pemë tjetër dhe s’do të zbriste të luante për një kohë të caktuar me moshatarët. Liluja çamarroke edhe pse u dënua rëndë, me prindërit dhe miqtë nuk u mërzit asnjherë, se ata i dhanë një mësim të mirë për jetën.U bë e sjellshme,i respektonte të gjithë dhe nga këneta nuk shkoi kurrë më se krokodili kishte përhapur fjalë, që posa ta shihte do ta kollofiste të tërën me gjithë kordele.
E.M.B
Më e mira e të mirave është,që krijimet e autorëve të lexohen, se sa të presin … të ngelura stoqe ,në fletë të zverdhura “ashtu, pa jetë”.Ndonjera e bërë shuk, pa dashur flakur në koshin e …!.
IRIQI DHE VEZA E BRESHKËS
Iriqi, kur po shëtiste nëpër pyll, pa një diçka të bardhë, të rrumbullakët në tokë,që i përngjante një topi të vogël, por disi të çuditshme?!E mori në dorë, filloi ta rrotullonte , e ta rrotullonte,ta shikonte mirë dhe fliste me vetveten.
-Çfarë të jetë?!S’kam parë asnjherë?!Përse s’è marr me vete,t’iua tregoj miqve?!
Ndërsa po largohet, nga brenda topit u dëgjua një zë që si me të qarë po thoshte:
-Kush je ti, që po më bezdis?Të lutem ndalo se po më bën keq!Po vazhdove,unë do të ngordh brenda vezës…Nëse më do të mirën dhe do të më ndihmosh, më lerë ku më more dhe më mbulo me dhe? Unë isha e fshehur, isha ngrohtë, por më zbuluan pa dashur, pak më parë.
-Iriqi i trE.M.B.ur, se ndoshta ishte fantazmë, e lëshoi dhe iku pas një shkurreje, ku e pa një nepërkë,e cila po zvarritej poshtë nga një pemë.Sapo pa iriqi nepërkën, iu kujtuan fjalët e së ëmës, që i kishte thënë kur ishte i vogël se zvarranikëve iu pëlqejnë shumë vezët.Pasi e mblodhi veten, e mori me mënd,që zëri që dëgjoi, ishte krijes që duhej ndihmuar me çdo kusht.U kthye mbrapa, e mbuloi shpejt e shpejt dhe po rrinte sikur s’kishte ndodhet asgjë. Mirpo zvarranikja vezën nuk e kishte parë, por veprimi i iriqit s’i shpëtoi nga sytë.I shkoi pas dhe e pyeti me ironi:
-Çfarë po bën or gjembaç,përse gërmove?A nuk po e sheh se je bërë pis?Ti je një gjitar që gjithë ditën lëviz, çfarë të ka gjetur,që po vërdallisesh këtu ???!!!
Iriqi me gjembat përpjetë si të trëndafilit, pasi shkundi duart i ktheu përgjigje pa e prishur terzinë.
-Ç’të duhet ty se çfarë po bëj?Jam i lirë dhe bëj çfarë të dua.Ne të dy, më duket se njifemi mirë…A të kujtohet që jemi parë dhe një herë tjetër në breg të liqenit?Po do ta provosh si atëherë, mos luaj vendit se po afrohem unë moj nepërkë e keqe!
Zvarranikja e gjatë, e hollë,kur e pa mirë që ishte po ai me mishin e rrënqethur,u largua pa e zgjatur më shumë.
Kaluan ditë, javë e muaj që iriqi vezën e ruante si gjënë më të shtrenjtë.Por, ishte dhe kureshtar se çfarë do të dilte vallë nga ajo vezë.Kur shikonte kafshë apo shpendë që i kalonin pranë, bënte të pamundurën që t’ua ndërronte rrugën.Ishte stina e vjeshtës ndërsa iriqi po hante një frutë molle ende të papjekur mirë, kur ndieu në këmbë një guxhuli të pazakontë dhe të njejtin zë që kishte dëgjuar muaj më parë:
-Lërmë dhe mua,mos e ha të tërën se tani porsa kam ardhur në jetë dhe kam uri.Kam dalë nga ajo lëvozhgë veze që shikon atje pranë ferrës,por dhe nga dikush që u tregua i mirë.
Iriqi që s’po mbahej nga gëzimi, ngaqë ia arriti qëllimit,i tregoi të vërtetën breshkës së vogël fare se ishte po vet ai që rrezikoi për tu vetë flijuar. Atëhere breshka e sapodalë nga veza para se të largohej për në drejtim të paditur,e përshëndeti iriqin zemërmirë duke i thënë se do ti ishte mirnjohëse për jetë dhe s’do ta harronte kurrë mirsinë e tij.
E.M.B