19 C
Tiranë
E martë, 13 Maj 2025

Elisabeta Gockaj

Ti nuk prite edhe pak

Ti nuk prite edhe pak,

U nxitove moj Zhanet,

Jetën si të vjen më pas,

E ka shkruar zoti vet.

Tani thaj shamitë me lot,

Fati par më nuk të vjen,

Ajo ndjenjë aq e ngroht,

Është kthyer në akull krejt.

S’kisha kostumë teritali,

Një xhaketë të harnuar,

Këmishën që me ty dilja

Dajua shpesh ma jepte hua.

Ti shikoje shumë më larg,

Doje këpucë të stiluar,

Edhe një fustan të bardh,

Mbrëmjeve për të vallzuar.

Fati ti dëgjoj ti pruri,

Por të mori atë ndjenj,

Duke të lën porsi druri,

Si kërcu grryer në breng.

Ti nuk prite edhe pak,

U nxitove moj Zhanet.

| Elisabeta Gockaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.