Shiroka,një ambjent për t’u shlodhur:Pasi je përloshë me një kokë krapi në tavë,në lokal me një shërbim shumë të mirë,del për të shijuar mjediset,zhgënjehesh.Megjithëse është bërë gjithë ai investim,në atë pedonale të punuar vërtë bukur,përballesh me gjithë atë papastërti të pafalshme në bregun e liqenit: barna të këqia,inerte të hedhura në liqen,lundra të vjetra etj.M’u kujtu fjala e urtë popullore: Më vështirë është të mirëmbafshë se të ndërtosh.
Është një mesazh për bashkinë,qendren administratve të Shirokës dhe banorët.Mbajeni pastër se nderoni vehten dhe afroni më shumë turistë.
“””””””””””””””””””””

R R O T A C I N I…!?
Kohët e fundit fjala RROTACION ka hyrë në fjalorin aktiv të politikanëve pa moral e kamaleon shqiptar,si një nocion,që sipas tyre,do të sjellë zhvillim ekonomiko- shoqëror të vendit.
Si duhet ta kuptojë populli shqiptar rrotacionin,që t’mos bie pre’ e mashtrimit nga politika dhe politikanët,të cilët s’po kanë të ngopur me mundin djersen e gjakun e tij?
Në gjuheh e thjeshtë të popullit rrotacion do të thotë:hek një rrotë e vë një tjetër rrotë e qerrja ajo që ishte,do të mbetet.E aq më keq ajo rrotë e hequr si rrjedhojë e konsumimit të tejskajshëm,mendohet të instalohet përsëri.E pati zhytë popullin në humnerë e kërkon të vendoset prapë për ta fundosur fare,për t’i thyer qafen.Ka shtypë njerëz,ka derdhë e ka pi gjak e prap kërkon të vendoset e të pi gjak derisa të pëlcasi si ushujza e pa dyshim atë fund do ketë sepse do e zërë gjaku i fukarasë.
E ai që do të shohë më qartë është populli,i cili për 30 vjet ” demokraci” ka provue disa rrotacione dhe çdo rrotë e çdo rrotacion,njëri më pak e tjetri më shumë,veç mjerim i ka sjellë.Ptandaj të rrisë vigjilencen ndaj rrotave të vjetra dhe t’ mos mashtrohet edhe nga të rejat sepse teja e t’vjetrave ka depërtuar tek të rejat,që nuk janë të sigurta,premtuese.
Rrotacionet nuk janë ngaranci për të ardhmen,por idetë,ideatorët që shpalosin ide dhe të bindin me idetë e tyre.E këto nuk i mungojnë Shqipërisë e ka ardhur koha që populli të rend pas tyre.