Ema Bruci

Tema~Gjuha pozitive dhe negative! Ndikimi psikologjik tek njeriu.

 

Gjuha me të cilën flasim ndikon nëse ne do të ngujohemi në konflikte apo do t’i ndalojmë ato të cilat janë të panevojshme.

 

Përdorimi i gjuhës pozitive

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Gjuha është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm. Qoftë komunikim gojor apo me shkrim, mënyra se si e shpreheni do të ndikojnë që mesazhi juaj të pranohet pozitivisht apo negativisht.

Madje edhe kur të kumtoni lajme jo të mira, ndikimi mund të zbutet po që se përdorni atë që e quajmë gjuhë pozitive. Në këtë artikull do të shohim disa mënyra se si mund të komunikoni në një mënyrë më pozitive nga e cila mund të nxirret bashkëpunimi dhe jo zënka apo kundërvënia.

  • Mos ofroni shumë kritika të ideve dhe mos jepni gjithnjë arsye se përse diçka nuk mund të ndodhë.
  • Jepni sugjerime apo alternativa, dhe mos gjej pikat e dobëta të ideve të të tjerëve.
  • Ju mund të mos keni qëndrime negative gjithnjë, por poqëse përdorni një gjuhë që jep përshtypje negative mund të keq kuptoheni se keni qëndrime negative.
  • Mësoni të shprehni komentet tuaja në mënyra më konstruktive dhe më pozitive. Është shumë lehtë të përdoret gjuha negative. Shumë kush nga ne këtë e bëjnë pa qenë të vetëdijshëm për këtë.

 

 Të marrim një shembull se si dikush mund të shprehë një mospranim në dy mënyra: në mënyrën negative dhe atë pozitive.

 

Ta zëmë se babai i drejtohet vajzës së tij pasi që ajo ka kërkuar leje për të festuar marrjen e diplomës me shoqërinë e saj diku jashtë shtëpisë

.“Po më vjen keq, por nuk mund të lejoj të shkosh, pasi që nuk më ke dhënë informacion të mjaftueshëm.

Të lutem më trego të gjitha në lidhje me vendin ku po shkoni dhe sa do të harxhosh ”Ndërsa kjo gjuhë është e sjellshme (ndonëse formale), është tepër negative.

Përmban disa fjalë negative – nuk mund, nuk më ke dhënë dhe ka një ton që fajëson vajzën.

Krahaso këtë shembull me një gjuhë pozitive.

“Urime për diplomën. Duhesh të më tregosh më shumë; ku po shkon, sa do të para do të harxhosh, dhe menjëherë do të të lejojë

.”Hetohet se shembulli negativ i thotë personit se çfarë ka bërë gabim dhe nuk thekson gjërat pozitive të cilat duhet të bëhen për të zgjedhur problemin.

Në shembullin e gjuhës negative gjithë informata e duhur është aty, por në njëfarë mënyre është e shprehur në mënyrë burokratike, të ftohtë dhe negative.

 Shembulli pozitiv është krejtësisht i ndryshëm. Ndonëse përmban informatat e njëjta, ka një ton më të pranuar dhe më efikas.

 

Shprehja dhe gjuha negative shpeshherë ka tiparet vijuese:

I thotë bashkëbiseduesit se çfarë duhet të bëjë, i thotë bashkëbiseduesit se çfarë nuk mund të bëjë,ka një ton fajësues, përmban fjalë të tilla si: nuk mundet, nuk do të, s’ka mundësi, që i tregon bashkëbiseduesit se çfarë nuk mund të bëjë,nuk thekson veprimet pozitive që do të kishin pasoja pozitive.

Shprehja dhe gjuha pozitive ka cilësitë vijuese:

I thotë bashkëbiseduesit se çfarë mund të bëjë,propozon alternativa dhe zgjedhje të mundshme,tingëllon inkurajuese dhe jo formale, thekson veprimet dhe pasojat pozitive që mund të priten.

Përfundim

  • Gjuha negative përçon imazh të keq te bashkëbiseduesi dhe tek të tjerët përreth. Nganjëherë ajo shkakton konflikt dhe kundërvënie kur nuk është e nevojshme dhe kur askush nuk e do atë. Ushtroni gjuhën pozitive dhe do të jeni më të suksesshëm në konflikte të cilat do t’i zbutni dhe do t’i kaloni sukses.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.