-Behet fjale per nje mbret.
Quhesh Herakliu, dhe therritesh Herakliu i mencur.
– Mbreti Herakli jetonte i vetem me tre vajzat e shpirtit te tij.
– E para quhej Beta, e dyta quhej Adeta dhe e treta me e vogela quhej Karolina.
– Me Karolinen mbante gjithemon mardhenie me te aferta, por disi me te fshehta.
– Vitet kalonin,mbreti Herakli mendonte, kujt nga vajzat, do ti pasonte fronin.
– Nje dite vendosi ti therriste nje nga nje, dhe ti pyeste, cfar mendonin per te atin.
– Thirri fillimisht Vajzen e pare Beten, dhe vazhdon pyetjen: c’far mendon ti per mua..?
Beta u pergjigj: Ti je drita ime, je si dielli qe ndricon dhe ngrohe cdo gje ne bote.
– Mbreti, u mallengjye nga vleresimi qe i bene Beta nepermjet fjaleve aq te bukura, qe ndoshta nuk i priste.
– Mbreti e ofron Beten, dhe e vendos ne krah te djathte.
– Me pas therret vajzen e dyte Adeten, dhe vazhdon me te njejten pyetje, pra c’fare mendonte per te atin.
– Adeta u pergjigje:Ti je thesari me i madh ne bote , pra je je pasuria me e madhe.Fjala jote ka vlere me shume se cdo gure apo monedha me e cmuar ne bote.
– Ky ishte mallengjimi i dyte qe provoj me vajzen e dyte.Kenaqesia qe po merrte nga vajzat e bene mbretin Herakli te besonte vertet, ne fjalen e bukur qe i therrisnin”Herakliu i mencur”.
– Mbreti ofron vajzen e dyte dhe e vendos ne krahun e majte.
– Tash, i vjen rradha vajzes se vogel Karolina, duke vazhduar me te njejten pyetje: c’fare mendon per mua i tha:
– Karolina, pa asnje hezitim thote: “Je kripa e guzhines”
-Mbreti, u ndje aq keq me pergjigjen e vajzes vogel, ishte nje fyerje aq e madhe, sa nuk u permbajte dhe e kercnone me fjalet paturpesi dhe injorante ne vleresimin qe i bene te atit.
-Mbreti mori menjehere vendim te prere, largimin ne moment nga shtepia mbreterore.
-Karolina u gjend e befasuar, me qendrimin e te atit, dhe u largua duke ja perseritur qe je”kripa e guzhines”.
– Karolina, tani duhej te mendonte per te gjetur nje zgjidhje per te jetuar.Meqe Karolina ishte nje vajze e bukur, e embel, e mencur, i jepnin perparesi per te gjetur pune.
-Meqe ishte “kripa e gjelles” shkaktari qe e largoi nga oborri i saj mbreteror, vendosi te kerkonte nje pune guzhinjere ne nje mbreteri tjeter.
-U pranua kerkesa e saj.Karolina filloj pune ne nje oborr mbretror me detyren guzhinjere.Nje dite, Mbreti Herakli u ftua ne kete mbreteri te merrte pjese ne nje feste tradicionale.
– Herakliu i”mencur” tani jetonte i vetem.
-Vajza e pare Beta ishte larguar me nje vilionist ne shtetet e bashkuara Amerike.
– Vajza e dyte ishte larguar ne Mbreterine e bashkuar, merrej me rritje kangure.
– Vajzen e trete e kishte shporrur nga oborri i tij, sepse e kishte fyer sipas tij me pergjigjen e saj, te menduar sipas mendje se vet.
-Perfundimisht, vendosi te merrte pjese ne dreken e ftuar nga mbreti.
– Vajza Karolina,u befasua me ardhjen te atit ne kete dreke te organizuar nga oborri mbreteror.
– Menjehere u muar me pregaditjen e pjatave, ku tash ajo kish fituar eksperience, dhe ishte bere K/guzhiniere.
– Karolina, meqe ja kishte prishur qefin te atit per kripen e guzhines, ku ajo kishte ne mend se kripa eshte shija e cdo gjelle, dhe ne menyre figurative donte te vleresonte te atin, perfundimisht vendosi qe pjatat e tij te beheshin pa krip, per te mos e lenduar per te dyten here.
-Kur mbreti Herakli filloj te hante,mosshijimi i gjelles e terboj dhe bertiti.
– Mbreti i oborrit, i indinjuar, therret Karolinen per kete veprim te pasjellshem.
– Karolina u pergjigj: dikur une me im at u prishem keq, per kripen e guzhines,sa me shporri nga shtepia.
-Sot vendosa, te mos e helmoj per te dyten here im at.
– Mbreti Herakli ishte i pranishem ne biseden e bere.Menjehere u prek, ju mbushen syte me lot, dhe nisi te fliste: Bija ime Karolina.NE KRIP ESHTE MENCURIA E FJALEVE TE TUA, JO TE HUAZUAR.
– QE TANI, DO TE VISHE ME MUA, DHE DO TE JESHE PASUESJA IME.
Pra, fjalet e bukura nuk duhet te na genjejne, per hire te dashurise mund te mashtrohemi, sepse jo cdo fjale e bukur, ka ne brendesi realitetin.
Duhet te dime, te bejme diferencimin e fjales se bukur me vepren e bukur.Mund te qendrojne shume larg per hire te dashurise, dhe shume afer per hire te realitetit.
PERRALLAT ME MBRET, JANE NJE MENYRE RELAKSI PER TE PERBALLUAR KARANTINEN, QE UROJME TE MOS KETE JETEGJATESI ME KOVID 19.
PO LUFTOJME PER EKZISTENCEN E JETES.PER TE JETUAR, DUHET MENDUAR ME VONE, SI TE RRJEDHIN NGJARJET.
–
Deshira per te levizur drejt Kosoves, qe pertej friges te KORONAVIRUSIT.
E dinim qe kishte arritur ne VENDIN TONE, por nuk besonim ne shpejtesine e perhapjes dhe rrezikshmerine e jetes.Tash, qe po e perjetojme prej nje muaj, nje t’merr te papare per njerezimin e perfshire ne tere boten, jo vetem qe nuk kemi kurajo te levizim, por na duhet te kuptojme qe vetmbrojtja eshte e VETMJA SIGURI E JETES PER CDO NJERI.
Prej nje muaj,e shohim veten, ne nje bote tjeter, ne nje bote te mbyllur,ku mungon dora per tu takuar, mungojne puthjet e perqafimet e perzemerta,mungojne prania dhe fytyrat e njerezve per tu pare, mungojne daljet e argetimet, mungojne ecjet dhe levizjet fizike,
mungon puna, jeta me e gjalle aktive per njeriun, i vetmi mjet per te jetuar,mbi te gjitha mungon buzeqeshja,e ka zevendesuar ankthi,per ekzistencen e jetes.
Shohim nje bote pertej nesh,qe prej 3o vite enderonim ti ofroheshim ne gjirin e saj, por tash nuk duam as nuk na duan, nje shkeputje per jete a vdekje.Momentalisht, eshte nje bote per te mos e patur zili.Nje bote qe ka ulur koken, e gjunjezuar para njerezve te tij, qe mijra vete ne dite nderrojne jete, dhe as vete nuk e kuptojne se nga erdhi kjo fatkeqesi,dhe me e pamjaftueshmja eshte gjendja ne udhekryq.
Po mungojne idete, dhe mjetet efikase per t’ja dale kesaj te keqe.Nje e keqe, qe nuk erdhi papritmas, sikur shperthimet natyrore, por shetiti neper Kine per afer 3 muaj.Pervoja Kineze ishte nje paralajmerim i forte per tere boten, per masa te menjehereshme parandaluese, por kjo nuk ndodhi.Mijra e mijra vete,neper bote, po largohen nga kjo bote. Sot per sot flasim vetem per jete njerezish te humbur, packa me masat per mbrojte, duhet te pregaditim veten per pasoja tjera dhe me te renda, qe mund te jene pertej KOVID 19.
Momentalisht, KOVID 19 eshte 100% ne mendjen e njerezve, ndersa ne trup eshte fare pak, por ENIGEM. sado perllogartje te kete, nuk mund te dihet.
Te gjithe kane mbetur ne shpresen e ndryshimeve jetesore per t’ju rikthyer edhe nje here jetes normale, qe tash po kuptohet sa e bukur paska qene.Ja vlente te punoje per te jetuar.
Shpresojme se keto momente te bukura kenaqesie,si keto ne Kosove e tjera si keto te nje jete normale, do te rikthehen.
Durimi, dhe perballja me shume veshtersi normale, do te na beje te jemi me te forte, dhe me te ndjeshem per jeten.
“”””””””””””””””””””””
//HISTORI E BUKUR//
-Ne nje fshat malor, jetonin nje cift, te posamartua ne nje varferi ekstreme.Nje dite, i zoti i familjes vendosi te largohej disi large per te sigurura ca te ardhura per te jetuar.
— Para nisjes, i premton gruas, se do te qendroj besnik.Te njejten gje kerkon dhe gruas.
Gruaja u pergjigj: edhe une do jeme besnike deri ne fund te jetes.
–Me ne fund zoteria u nis.Rruga ishte shume e gjate per te arritur ne vendin qe kishte menduar.
–Mbas nje lodhje te mundimeshme rrugetimi, me ne fund arriti.Atje u takua me nje pronar, dhe i kerkoj pune, dhe me nje kusht qe te ardhurat apo(fitimet) do ti merrte ne fund te largimit te tij.
— Mbas 20 vite pune, zotria vendosi te largohej per ne shtepine e tij, dhe familjen e lene aty.
— Pronari e le te lire, por para se ti jepte fitimet e grumbulluara, i propozon nje oferte.
— Do pranosh fitimet, apo tre keshilla te miat.
Mendohu mire, ke kohe 2dite afat.
Zoteria, pasi u mendua, pas dy diteve i thote pronarit: Une nuk do te pranoj te marre fitimet, por do te marre tre keshillat tuaja.
— PRONARI buzeqeshi. Atehere, keshilla e pare eshte: MOS MERR VENDIM KUR JE I ZEMERUAR, sepse mund te gabosh, dhe te rendoje e te pendohesh per tere jeten.
—-Keshilla e dyte eshte: MOS U BEJ KURIOZ, se fundi i gjese se menduar, nuk del gjithemone si e ke menduar.
—-Keshilla e trete eshte: asnjehere mos i bie rruges shkurt, se jo cdo here eshte shtegu i hapur, dhe per gjetur shteg tjeter, te duhet rruge me gjate.
–Zoteria po e degjonte me vemendje.Tani qe do te largohesh, do te marresh me vete keto tre buke.Dy te parat do ti hani pergjate udhetimit, kete te treten do ta hani ne shtepi.
U pershendeten, dhe zoteria u largua per ne shtepine e tij.
— Udhetimi ishte i gjate.Donte te arrinte sa me shpejt.Po ecte nje rruge pa shteg, me mendimin, te arrinte sa me shpejt.
— Ne moment, i kujtohet nje nga keshillat e pronarit, mos i bjere rruges shkurt, se te nxerre gjate.
— Menjehere zoteria u kthye per ne rrugen e njohur.
— Para se te arrinte ne shtepi, e zuri nata ne afersi te nje kasolle, ku mendoj te kalonte naten ne kete kasolle.Naten degjoj nje zhurme te madhe, dhe u be gati te dilte jashte te shikonte.
— Ne moment ju kujtua nje tjeter keshille e pronarit: mos u beje kurioz.Atehere, qendroi brenda, u zgjua te nesermen, dhe i zoti i kasolles i thote:ketej levizin TIGRA dhe duhet patur kujdes.Menjehere coi ne mendje keshillen e pronarit.
— Me ne fund zotria po i ofrohesh shtepise se tij.Para se te trokiste ne dere, u ofrua tek dritarja, pa njen dricim, fener te ndezur.Ne driten e fenerit pa gruan e ti tij tek perqafohej me nje mashkull.
—Ishte nje tronditje shume e madhe, mbas gjithe asaj deshire qe kishte per tu takuar me gruan e tij.Per momentin mendoj ti vriste te dy.
— U ul te pushonte ne nje stol, qendroj deri te nesermen ne mengjes.Menjehere i erdhi ndermend keshilla e pronarit: MOS MERR VENDIM KUR JE I MERZITUR,SE MUND TE RENDOJ PER GJITHE JETEN.
—Atehere zoteria vendosi te kethehesh perseri tek pronari per ti kerkuar pune, por para se te largohej mendoj te trokiste ne dere, qe ti thonte gruas, qe vet nuk e kishte tradhetuar.
— Dhe keshtu beri, trokiti ne dere, dera u hap, menjehere gruaja ju hodh ne qafe.
— Nga urrejtja e madhe, zoteria u largua duke i dhene te shtyre gruas, dhe duke i thene: se une te kam qendruar besnik per 20 vite, ndersa ti me tradhetove.Te kam pare mbreme me te dashurin tend, tek perqafoje.
— Jooo, thote gruaja, une nuk e kam bere ate pune, ai eshte djali yne, sot 20 vjec.Kur u largove ti, une isha shtatezene.
–Momenti ndryshoj gjithecka.Nga nje urretje e zemerim i papermbajtur, u kthye ne nje momemt mallengjimi, dhe gezim i papershkruar.U perqafuan te tre, dhe sebashku shtruan buken per te ngrene.
— Kur thyen buken e trete qe i kishte dhene pronari sipas porosise,ne mes ishin te gjitha fitimet e 20 viteve qe pronari e kishte shperblyer.
…..E gjithe kjo histori e bukur, na meson, dhe na bind se:DURIMI TE SJELLE LUMTURI.
MOMENTALISHT PO JETOJME ME KOVID 19. LE TE NA SHERBEJ SI SHPRESE PER NJE STABILITET NE JETEN TONE TE PERDITESHME DHE PSE JO, DHE ME NJE TE ARDHME ME TE SHENDETESHME, ME TE TE SIGURT SE DERI ME SOT.