18.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Ëndrrat e njërit nga ne : Historia fillon me mua !

Ëndrrat e njërit nga ne : Historia fillon me mua !

      shkroi Fahri Xharra

Sa shumë donte që të bën  një vepër të madhe që të futet në histori, të krenohej fshati, qyteti, burrat dhe gratë si edhe fëmijët e vegjël të mësojnë në shkolla; shkurt të mbetet i pa harruar për jetë e mot . Shikoni, nuk ishte i vetëm sepse me një lule nuk çelë pranvera, kështu i thoshin prindërit . Të gjithë së bashku krijuan diçka të madhe, të pa harruar dhe shumë falënderuese.
Është një meritë e madhe kur të gjithë vrapojnë pas teje, kur për ty shkruhet shumë dhe je shumë aktual. Këtë e doja, që vazhdimisht të jem në qendër të vëmendjes dhe ia arrita.

Me kalimin e kohës filloi të mendoj edhe atë shumë seriozisht që me atë filloi historia, u bë diçka që askush nuk e kishte menduar. Filloi të mohojë si engjëllin ashtu edhe dreqin me të birin. E filloi të ndihet aq krenar sa që vetes së tij  i thoshte: «  E sheh, që ky popull i mjerë paska pritur me shekuj që lindi unë, që ky shekull i vonuar më paska pritur mua ; dhe ja ku jam : Me mua dhe me ne filloi historia e kombit ! Një histori që nuk ka kush ta lëvizë nga vendi, nuk ka krahasim me asgjë që kishte ndodhur më herët. Pra, unë jam ai që e ndërrova historinë !

Kaluan vitet e kësaj vetëkënaqësie dhe nga ato shkrime që publikoheshin e pa` që ishte shumë gabim. Mirë që e kuptoi, sa mirë që nuk mbeti  i koritur me vetveten dhe me popullin ..
“Ishim dikur të humbur pas një periudhe shumë mashtruese , ‘atje të koftë ‘ komunizmin, dhe të gjithë ata që udhëhiqnin deshën të krijojnë njeriun e ri dhe të fillonin një histori që edhe unë e mendoja që me të vërtetë me ata filloi historia shqiptare. Shkruhej e çka nuk shkruhej për të kaluarën , ashtu që edhe unë publikisht thosha : fatbardhësisht që jam bashkëkohës i këtyre burrave që ne e krijuan historinë “  tregonte ai

“Ata shkuan aq larg se që i njollosën të gjithë ata që e kishin shpallur pavarësinë e vitit 1912. Dhe, unë besoja edhe ju që më lexoni iu besonim verbërisht. Po, bile krijuesit e historisë e zhduken edhe dokumentin zyrtar të Shpalljes së Pavarësisë ; ata mendonin ( dhe duhej të vepronin ashtu ) se para tyre nuk ishte askush.” tregonte ai
Dikush askushi  po na thotë sot se Historia e jonë lindi me ardhjen e turkut, sepse “ata na sollën” këndej pari . Çdo epokë po kërkon të jetë fillimi i historisë sonë .

Na lindi Skënderbeu, epokë e madhe historike ; por është i vetmi ku askund nuk shkruhet të ketë thënë që më mua filloi historia e Arbrit. Ai që në fillim e thoshte : “ Lirinë nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes jush ! “. Skënderbeu e dinte që para tij ishte Pirroja dhe Leka i Madh, dhe nuk i mohonte por përkundrazi krenohej që ishte pasardhës i tyre .
Kishim ne edhe perandorë të cilët mendonin që me ata lindi historia, ata shkatërruan të kaluarën dhe ndërtuan të tyren , e ndërtuan epokën e tyre që të mbeteshin aty që ma ta filloi historia. Edhe ata shkuan dhe u harruan ashtu si erdhën.
“Mos ta zgjas shumë, mendimi im që me mua filloi “Historia” ra në ujë. Më në fund u binda që të gjithë që pellazgët, ilirët, albanët , arbrit dhe sot shqiptarët jemi vazhdues të një historie të gjatë mbi 10 mijë vjet ; kush me të mira e kush me vepra të këqija jemi vetëm vazhdues të një histori disa mijëra vjeçare ,të asaj historie ku zuri fill Europa.” e përfundoi bisedën

081220/Gjakovë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.