13.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shtator 2024

ERINDA MEDOLLI.

Gazeta “Nji Dritare e Re”i uron poetes ERIDA MEDOLLI suksese ne rrugetimin e saje poetik.Liberi i pare qe titullohet THIRRJA IME karakterizohet nga shpirti krijues i nji poetje me te ardhme.

Nga sot do fillojme publikimin e ketije liberi ,urime poetes,rrugetim te sukseseshem ne krijimtarin tuaje vertet brilante. Gjin Musa,gazetar

Autorja: ERINDA MEDOLLI.
THIRRJA IME
– POEZITiranë 2020
2
Erinda Medolli
Titulli: Thirrja ime
Autor: Erinda Medolli
Përgatiti për botim: Roland Lushi
©Të gjitha të drejtat i përkasin autores
ISBN: 978-9928-326-00-0
Botimi i parë, 2020
Formati : 14x20cm
Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr.Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, Mars 2020
3
Thirrja ime
Dedikim
Ky libër i kushtohet fëmijëve të mi, Ergysit dhe
Deas, që janë buzëqeshje e dritë në shpirtin tim!
Le të jetë si poezi plot emocion e ëmbëlsi,
e nesërmja e bukur e tyre!
4
Erinda Medolli
5
Thirrja ime
Dy fjalë për lexuesin
Jetojmë në një kohë kur gjithçka që lidhet
me krijimin, me librat, me poezinë, shikohet me
dyshim dhe pyetja e parë që duket sikur është në
mendjen e të gjithëve tingëllon: Akoma vazhdojnë
të shkruajnë poezi? Ende ka poetë që merren me
botime librash, kur lexuesit janë bërë të rrallë e të
pagjetshëm në ditët e sotme?
Duket sikur është një sfidë jo shkrimi, por botimi
i librit, sepse gjithkush e ndjen që të paktë do të
jenë ata që e jetojnë me pasion daljen në dritë të
një teksti të ri.
Ky lloj paradoksi i kohës sonë, kur ka shumë
gjëra që mund të na ngazëllejnë, e mes atyre edhe
libri, hidhet poshtë nga funksioni që poezia ka në
thelb: të ofrojë lirinë maksimale në një hapësirë
minimale.
Krijimi poetik lidhet me përfytyrimin, me
endjen, me forcën e jashtëzakonshme që shpirti
i njeriut ka për të thirrur pranë vetes ëndrrat dhe
mallin e largët, dashurinë dhe brengën, stinët e
ngrohta dhe akullnajat e jetës, e ky privilegj i atij
6
Erinda Medolli
që shkruan poezi, mund të jetë shumë mirë edhe
privilegj i atyre që e lexojnë poezinë.
Në këtë kontekst, libri i parë i krijueses Erinda
Medolli, ka një domethënie specifike, vjen në
formën e një zëri të mbajtur shumë kohë përbrenda,
që më në fund kërkon çlirimin dhe vrapon tek
lexuesit si një thirrje, si “Thirrja ime”.
Ky është titulli i këtij libri dhe ne shohim që
krijimet e përfshira në të, kanë një domethënie që e
kalon eksperiencën personale të autores, synojnë që
të pasurojnë zemrën e lexuesit, janë si një ledhatim
për shpirtin, ku mund të gjendet strehë.
POEZIA E SHPIRTIT
Në shpirtin tim fle poezia,
E ndjek tek rritet, si më miklon,
Të dalë prej meje të ndjehet,
Në të tjerë njerëz të shkojë!
Kjo ndodh kur dhimbja më pushton
E zogjtë e shqetësimeve lëshohen,
Kumbojnë trishtimin
Mbi kraharorin tim!
7
Thirrja ime
Pse shkruaj, vallë, pse?
Por jo çdo sëmbim i zemrës,
Mund të thuhet me fjalë,
Nga larg ju mundet të shihni,
Majën e ajsbergut,
Dhimbjen time bardhë!
Në këtë poezi ne mund të dallojmë një shpirt që
nuk dorëzohet, por merr forcë dhe kristalizon mes
fjalëve një emocion që s’është më vetëm i autores,
por shndërrohen në një turbullim edhe për vetë
lexuesin.
Fjalët e zemrës nuk thuhen dot me fjalë, por
shprehen me kumt poetik, e shpirti i Erindës
dëshmon një forcë të habitshme, kur numëron
të gjitha vështirësitë që nuk e kanë rrëzuar, por
përkundrazi e kanë bërë më të fortë dhe e kanë
lejuar t’i bëjë ballë padrejtësive.
Përmes poezive të saj, Erinda Medolli ndërmerr
një rrugëtim për të zbuluar vetveten dhe botën, hyn
në marrëdhënie me misterin e jetës, shtegton në
labirintet e kujtesës dhe lidhet fort pas ndjenjës së
dashurisë për fëmijët e saj, për motrën, për miqtë e
mirë e të sinqertë që janë gjithçka mund të dëshirojë
njeriu në jetë.
Ndaj ju ftoj ta lexoni këtë libër, të afroni pas
vetes ndjesitë, meditimin, pasionin e Erindës, e
vetëm kështu do të përjetoni jehonën e thellë dhe
8
Erinda Medolli
të fortë të jetës që ndjehet në vargjet e librit, jehonë
që ka për ta bërë edhe përfytyrimin tuaj të marrë
një ngjyrë të ëmbël, të ëndërrt, siç di ta bëjë vetëm
poezia.
ERIS RUSI
KRYETAR I KLUBIT TË SHKRIMTARËVE
“BOTA E RE” KORÇË
9
Thirrja ime
Autografi im
“Këto poezi për mua janë si një erë e fortë që del
nga kraharori im, një pjesë e shpirtit tim që nuk
është i njohur prej botës, e rrugëton, në njerëz të
tjerë, pranë jetësh të ngjashme apo që ndryshojnë
nga e imja, ku vargjet kërkojnë me këmbëngulje
të thonë diçka të pathënë, të prekin atë që është e
mbyllur në zemër e që bota nuk e dallon dot, nëse
është dhimbje, trishtim, apo esencë e jetës.
Gjithçka lindi si një eksperiment i habitshëm me atë
që përfytyrimi dhe ndjesitë e mia arrinin të krijonin
në letër, si një aromë që më kishte munguar, por që
e ndieja përherë brenda vetes, e tani që ky libër
pritet të shkojë tek lexuesit, ndjehem e lumtur dhe
plot ngazëllim, si një fëmijë që sapo ka filluar të
flasë.
Poezitë e përfshira në këtë libër janë si një thirrje
që buron nga shpirti, një oshtimë sa tokësore aq
edhe qiellore.
Një thirrje tokësore qe del nga shpirti i një gruaje
që s’e ka dëgjuar askush ,dhe ka të drejtë të
shprehet për të nxjerrë diçka nga vetja. Mbase nuk
10
Erinda Medolli
do të ketë vlerë për askënd, por për mua ka një
domethënie unike, thjesht të flas. Të kumtoj përmes
shpirtit tim, që s’ka mundur dot të flasë për të gjitha
padrejtësitë e bëra gjatë jetës. Me shpresën se do
lexohet ndonjëherë nga dikush.
Ky përjetim i imi gjendet brenda çdo poezie në këtë
libër, është një rrugëtim ku secili mund të ndalojë
për fare pak e të shohë sa e rëndësishme është që
të vëmë veshin e të kuptojmë, të përfytyrojmë, t’i
gjendemi pranë, brengës, dhimbjes, mallit të dikujt
tjetër.
Ky afrim, që di të sjellë poezia, e bën jehonën e
shpirtit të vishet me dritë, thirrja merr përmasat
e qiellores, zbret nga misteri i përtejbotës në tokë,
e sjell me vete një dritëz që është flaka e të mirës,
bekimit, dashurisë, për secilin prej nesh.
E njëherësh kjo thirrje di që të ngjitet nga dhimbja
e tokës drejt Qiellit, në përpjekjen e paepur që të
mposhtë fatkeqësitë, shpërfilljen, shpifjen, sikletin,
abuzimin, egoizmin që na ndodh ta kemi ndonjëherë
pranë nesh.
Krijimet e këtij libri janë për ty, i dashur lexues,
e vijnë me vargje që përcjellin mesazhet, ndjesitë,
botëkuptimin e një gruaje të mënjanuar, të lënë
në shtegun e jetës që ngjan braktisje, por që ia ka
dalë të ngrihet përtej frikës, kundër çdo pengese që
mentaliteti i shoqërisë ka dashur t’i verë përpara,
për të shqiptuar fort, që të dëgjohet kudo, që
11
Thirrja ime
ekziston, që është e gjallë, që di të dojë e ka dëshirë
ta duan.
Që jep e pret të marrë!
Një qenie e brishtë që kërkon të jetojë lirinë e saj
të lejuar!
Të ngrihet e të fluturojë përmbi rrethanat e jetës që
e kanë shtypur!
Një thirrje nga një femër që nuk kërkon ta
vlerësojnë së larg, nga jashtë, por t’i çmojnë të
mirën përbrenda, atë që nuk duket por që vërtet ia
vlen!
Autorja: Erinda Medolli

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.