Artikulli
Pershendetje Media Online Dritare Info !
Jam Ermand Mertenika, Inxhinieri i pajisjeve mjekesore (Konkretisht Respiratoreve ) Do desha te me benit nje artikull pasi Qytetaret
vazhdojne mos respektojne rregullat e distancimit social dhe kjo mund te jete nje faze inicimi perseri i zinxhirit te Covid-19. Ne fakt kohet e fundit po
shikojme deri diku nje Inkrementim te aktivitetit por fatmiresisht kemi nje renie te aktivitetit Covid per vete faktin se Imuniteti i Qytetareve po arrin te pershtatet ne Covid-19 , pra e thene ndryshe organizmi yne po fiton imunitetin ndaj ketij Virusi te panjohur.
Respiratori është mjeti me të cilin pacientët e prekur nga Covid-19 kalojnë ditët e tyre të lodhshme, teksa vdekjen e kanë një hap larg. Inxhinieri i
pajisjeve mjekësore, Ermand Mertenika ndan keto momentet më të vështira të pacientëve dhe rruga që ndiqet deri në fazën e fundit që është intubimi invaziv.
Puna e tij fokusohet në instalimin, mirëmbajtjen, konfigurimet e pajisjeve mjekësore, si dhe në trajnimin e mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet, në
varësi të profileve të ndryshme. Mertenika thotë se aktualisht se kapacitet spitalore e perballojne fluksin e pacienteteve . Në fjalën e tij, ai ndalet edhe në situatën që
ndodhet brenda spitaleve Covid, të cilat tashmë quhen ‘zonë e kuqe’. Inxhinieri shpjegon procedurat që ndiqen nga momenti që pacienti shtrohet në spital dhe
kur gjendja e tij agravon. Çfarë ndodh pas intubimit dhe si mund të mbijetosh edhe pas procesit të fundit.
z. Mertenika si e komentoni situatën e krijuar nga virusi Covid-19 në vendin tonë?
Aktualisht Covid-19 është një virus i veçantë i cili në fakt në fillimet e tij ishte shumë agresiv, pasi filloi që të shkaktonte dëme të mëdha. Covidi tenton
të prekë më tepër sistemin pulmonar, pra mushkëritë e pacienteve duke i shkaktuar këtyre të fundit patologji të cilët fillojnë me disa shenja të lehta duke i
çuar me pas këto pacient në një gjendje të rëndë. Momentalisht, ky virus është akoma i panjohur për shkencën dhe bio-inxhinierinë.
Kontributi juaj është kyç në këtë betejë, ç’do të thotë të jesh inxhinier i pajisjeve mjekësore?
Unë jam IT dhe inxhinier Bio-Mjekësor (Biomedical Engineer) i trajnuar për disa pajisje të ndryshme mjekësore, si në Radiologji të Përgjithshme; Radiologji
Dentare; Pajisjet e Kardiologjisë, Spirometri (Pajisjet të diagnostikimit të mushkërive); Pajisje Dentare, Radio-Terapi dhe së fundmi në Pajisjet e Trajtimit
Intensiv Ventilatorët e Reanimacionit/ Respiratorët). Të jesh inxhinier Bio-Mjekësor është përgjegjësi për shkak të profilit shumë. Profili i inxhinierit
Bio-Mjekësor ka të bëjë me instalimin, mirëmbajtjen dhe konfigurimin e pajisjeve mjekësore të sektorëve të ndryshëm. Po ashtu përfshin dhe trajnimin e
mjekëve për t’u familjarizuar me pajisjet dhe softuerert e këtyre pajisjeve.
Respiratorët janë ‘mushkëria’ e çdo pacienti që vuan nga virusi, sa cilësore janë këto aparatura dhe si sigurohen?
Ventilatorët e Reanimacionit ose Respiratorët janë pajisje mjekësore të cilët quhen Pulmone Artificiale (pra kryejnë ciklin spirometrik të frymë-shkëmbimit
në mënyrë artificiale. Janë pajisje shumë të rëndësishme jetike për pacientin. Siç është Dializa e cila është një veshkë artificiale dhe respiratorët janë
mushkëri artificiale. Qendrat e ndryshme spitalore, publike, private klinika të ndryshme, i blejnë pajisjet mjekësore atëherë kur ju duhen dhe kanë nevojë të
mobilizohen për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga patologji të ndryshme. Duke patur parasysh që teknologjia Bio-Inxhinierike dhe
Elektronike avancon në mënyrë progresive, normalisht kemi të bëjmë me pajisje cilësore. Siç janë: Skanerat, Rezonancat Magnetike, Pajisjet e Kardiologjisë,
Radiologjisë, Radio-Terapisë, pajisjet e trajtimit intensive respiratorët etj.
Numrat po shtohen nga dita në ditë, a është në gjendje vendi ynë të përballojë fluksin me respiratorë?
Në fakt fillimi i pandemisë ishte një situate akute në trajtë globale, sigurisht dhe në Shqipëri pasi kemi të bëjmë me një virus aktualisht të panjohur. Për
aq kohë sa vaksina nuk është shfaqur akoma, mendoj që ne do bashkëjetojmë me këtë virus. Kapacitetet spitalore janë mjaftueshëm dhe e përballojnë
momentalisht situatën. Fatmirësisht duke patur një dekremetim të situatës shpresojmë që numri i të infektuarve të ulet. Për momentin kapaciteti i
ventilatorëve të reanimacionit/respiratorëve është i mjaftueshëm dhe normalisht një pjesë e tyre qëndrojnë edhe rezervë në raste shtimi të pacientëve në
gjendje emergjente shëndetësore.
Ne kemi parë pamje të transmetuara edhe më herët nga spitalet Covid, si është situata aty? Çfarë ndodhë në ‘zonën e kuqe’?
Spitalet Covid janë ato zona ku vijnë pacientë të cilët janë të infektuar me këtë virus. Në ‘zonën e kuqe’ ka pacientë të cilët kanë problem me gjendjen e
tyre shëndetësore simptoma te lehta, gjithashtu ka paciente të cilët janë në një gjendje pak me të vështirë dhe u duhet aplikim i respiratorëve me maskë
ventilimi ose me intubim. Kur Covid-19 merret nëpërmjet rrugëve respiratore, atëherë ky virus, pasi depërton në qelizën e shëndoshë në mushkëri, lëshon
materialin e tij gjenetik në ribozome dhe në nuk lind e qelizës së shëndoshë, duke e transformuar këtë qelizë në një fabrikë ose gjenerator të prodhimit të
këtyre viruseve, pra bën shumëzimin për një kohë të shkurtër të këtyre viruseve. Qeliza e shëndoshë në të cilën virusi ka depërtuar dhe e ka shumëzuar këtë
virus, pëson një metamorfozë gjenetike, pra modifikim gjenetik, duke prodhuar miliona viruse të tjera, derisa kjo qelizë e shëndoshë vdes. Këto viruse dalin
nga qeliza e vdekur prej së cilës u shumëzuan dhe infektojnë qeliza të tjera të shëndosha, në proces zinxhir.
Ky proces zinxhir ndodh te të gjithë pacientët?
Në qoftë se një person ka një sistem imunitar, e thënë ndryshe qeliza të mira imune, atëherë këto qeliza, pra “limfocitet, antitrupat dhe T-Cell, të cilat
janë qelizat imunitare, arrijnë të shkatërrojnë virusin Covd-19 dhe këta persona mund të jenë asimptomatikë ose me simptoma të lehta apo deri diku pak
problematike. Në rast të kundërt, kur personat kanë një sistem imunitar të dobët, atëherë virusi Covd-19 ka një shkallë masive shumëzimi, duke shkaktuar
sëmundje intersticiale pulmonare, pra bllokimin e njësive më të vogla të mushkërive, pikërisht aty ku transferohet oksigjeni në gjak, pra në alveola. Kur
alveola bllokohet, atëherë pacienti fillon të ketë vështirësi në frymëmarrje, pra kërkon oksigjen më shumë, sepse gjaku i tij nuk saturohet për shkak të
shumëzimit të këtyre viruseve në poret e alveolës. Kur shkalla e shumëzimit është ekstremisht e lartë, pacienti nuk është më i aftë të marrë frymë në mënyrë
natyrale, dhe në këtë moment atij duhet t’i presohet oksigjen në mënyrë artificiale, dhe pajisjet që i japin frymë në mënyrë artificiale janë respiratorët ,
pra mushkëri artificiale.
Ka gjasa që pacientët e intubuar të fitojnë betejën?
Sigurisht nëse gjendja shëndetësore e një pacienti është shumë emergjente, aplikohet respiratori me intubim (pra një tub endo-trakeal i cili vendoset në
trakene (fytin e pacientit) dhe dalja tjetër e tubit endo-trakeal lidhet me respiratorin. Ka pacientë të cilët nuk e kalojnë dot, si rezultat i sistemit të
tyre imunitar jo të mirë. Ose edhe për arsye se vuajnë nga patologji kronike të tjera adicional (shtesë). Ka dhe raste kur pacientët e intubuar si rezultat i
sistemin të mirë imunitar kalojnë në një fazë më të lehtë, siç është ventilimi më maskë oksigjenimi. Ka edhe raste më të mira akoma ku në fazën e
rehabilitimit kalon në heqjen e maskës dhe kthimin e tij në gjendje normale. Konkretisht Respiratoreve ) Do desha te me benit nje artikull pasi Qytetaret
vazhdojne mos respektojne rregullat e distancimit social dhe kjo mund te jete nje faze inicimi perseri i zinxhirit te Covid-19. Ne fakt kohet e fundit po
shikojme nje Inkrementim te aktivitetit.
MEDIAT ku kam dalur “Ermand Mertenika”
1- TOP CHANNEL ( Doctor GOOGLE ) – Ermand Mertenika PJESA 1
https://www.youtube.com/watch?v=iryH95VrdaM&t=85s
2- TOP CHANNEL ( Doctor GOOGLE ) – Ermand Mertenika PJESA 2
https://www.youtube.com/watch?v=1mDBqk3CIBA
3- REPORT TV ( Kronike Speciale LIVE ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=1O29kvz1M4Q&t=265s
4- REPORT TV ( Kronike e Lajmeve ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=knwo0aq-sPU&t=34s
5- ORA NEWS ( Kronike Speciale LIVE ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=_YAMD0e5QgM&t=23s
6- SYRI TV ( Kronike Speciale LIVE ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=se7x809X4OM&t=6s
7- EURONEWS ALBANIA ( Kronike Speciale LIVE ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=9o0uxoRGQWo&t=66s
8- EURONEWS ALBANIA ( Kronike e Lajmeve ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=32IqnG6cQzM
9- FJALA TV ( Edicion Informativ ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=dnIAtFGjJZ0
10- Shtypi I Dites ( News 24 – Gazeta Fjala ) – Ermand Mertenika
https://www.youtube.com/watch?v=Y7mRodRvDZo
11- BALKAN WEB – Ermand Mertenika
12- GAZETA SHEKULLI – Ermand Mertenika
13- GAZETA SHQIPTARE – Ermand Mertenika
14- GAZETA TEMA – Ermand Mertenika
15- SHQIPTARJA.COM – Ermand Mertenika
16- PORTALI & REVISTA KOSOVARJA-KS – Ermand Mertenika
17- PORTALI & REVISTA LIVING ( LIVING MAGAZINE ) – Ermand Mertenika
18- GAZETA DHE PORTALI FJALA – Ermand Mertenika
19- REVISTA BUSINESS-MAG (BUSINESS MAGAZINE) – Ermand Mertenika
20- PORTALI DOSJA – Ermand Mertenika
21- PORTALI & GAZETA STANDART – Ermand Mertenika
22- PORTALI & REVISTA KORRIERI – Ermand Mertenika
23- PORTALI SHKODRA WEB – Ermand Mertenika
24- AGJENSIA E LAJMEVE CITY NEWS ALBANIA – Ermand Mertenika
25- PORTALI & GAZETA SHQIP – Ermand Mertenika
26- PORTALI & GAZETA DURRES LAJM – Ermand Mertenika
27- PORTALI IN-ALBANIA – Ermand Mertenika
28- MACEDONIA MAGAZINE – Ermand Mertenika
29- PORTALI DHE GAZETA BOTA SOT – Ermand Mertenika
30- ABC NEWS – Ermand Mertenika
31- PORTALI HAPUR.AL ( open ) – Ermand Mertenika
32- TIRANA POST – Ermand Mertenika
33- PAMFLETI NEWS – Ermand Mertenika
34- MEDIA KONICA – Ermand Mertenika
35- ALPE NEWS – Ermand Mertenika
36- MACEDONIA EXPRESS MAGAZINE – Ermand Mertenika
37- GAZETA SHQIP – Ermand Mertenika
38- GAZETA DHE PORTALI “E PERDITSHMJA“ – Ermand Mertenika
39- PORTALI SHKODRA WEB – Ermand Mertenika
40- PORTALI SARANDA WEB – Ermand Mertenika
41- REVISTA INTERVISTA.AL – Ermand Mertenika
42- GAZETA KOSOVARE SCANNER – Ermand Mertenika
43- GAZETA EXPERT – Ermand Mertenika
44- FLASH NEWS – Ermand Mertenika
45- AGJENSIA E LAJMEVE “NOA” – Ermand Mertenika
46- GAZETA SHQIP – Ermand Mertenika
47- AGJENSIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE – Ermand Mertenika
48- ROBA DA ALBANESI – Ermand Mertenika
https://rdanews.com/brenda-spitalit-infektiv-ne-tirane-aty-ku-paisjet-mbajne-ne-jete-njerezit/
49- GAZETA KOMBI – Ermand Mertenika
50- PORTALI ZGJOHU SHQIPTAR – Ermand Mertenika
51- SHQIP NEWS – Ermand Mertenika
52- MEDIA ONLINE “NJE KOMB” – Ermand Mertenika
53- FAX NEWS – Ermand Mertenika
54- TELEGRAF ALBANIA – Ermand Mertenika
https://www.telegrafalbania.al/2020/07/brenda-zones-se-kuqe-te-infektivi-flet.html
55- PORTALI I LAJMEVE FIKS.AL – Ermand Mertenika
56- HERMES NEWS – Ermand Mertenika
57- GAZETA SHQIP – Ermand Mertenika
58- AGJENSIA E MARKETING “IN-ALBANIA” – Ermand Mertneika
https://inalbania.al/njihuni-me-inxhinierin-e-pajisjes-qe-i-jep-fryme-te-prekurve-me-covid-video
59- ALPE NEWS – Ermand Mertenika
60- Proinformacion.com – Ermand Mertenika
61- Televizioni MAT – Ermand Mertenika
62- GAZETA dhe PORTALI BULEVARD NEWS – Ermand Mertenika
63- TETOVA SOT – Ermand Mertenika
64- Mega News – Ermand Mertenika
65- Apel News – Ermand Mertenika