7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Fatime Kalimashi

PO E MBYLL DERËN POR JO DHE ZEMRËN
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Po e mbyll derën e shtëpisë
Por jo përgjithmonë
Së bashku me kujtimet e fëmijërisë
Dhe dashurinë e ëndrrës tonë
Sot e mbylla derën
Por jo përgjithmonë
Ndoshta për një muaj
Ndoshta për një vit
Edhe pse me trup jam largë shtëpisë
Me zemër e shpirt
Në shtëpi jam çdo ditë
Sot apo neser një ditë do të kthehem
Sot a nesër ende nuk e di
Do të kthehen t’i hap dyer e dritare përsëri
Edhe pse aty s’me pret më njeri
Dua ta mbush zemrën me dashuri
Në atë vend ku lindëm fëmijë
Me shumë gëzime u mbush plot shtëpia
Se fëmijët janë vet pasuria
Një ditë do të kthehem
Para se të bëhet von
Të ngopem nga malli
Një herë e përgjithmonë
Se s‘ka si ty o vendlindja jonë
Një kafshatë buke nga dora e nënës
Është më e ëmbël se çdo ushqim në botë
Nga duart e saj buka e gatuar
Është ilaç për shpirt nga dora saj e bekuar
Buk e kryp e zemër gatuar me dashuri
Ajo quhet nënë ajo quhet lumturi
16.8.2021
FK
“””””””””””

Kush provon edhe gabon
Nga gabimet shumë mëson
Mos e merrni për dobësi
Ligësia është mangësi
Provoni çdo gjë në jetë
Kurrë merak për t’mos iu mbet
“””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i Fatime Kalimashi

KUSH PROVON EDHE GABON
Askush nuk është i përsosur
Secili ka nga një mangësi
Kush më pak e kush më shumë
Ndër të tjerët jam dhe unë edhe ti
Askush s‘ka lindur i ditur
Me kohë shkojmë duke mësuar
Asgjë nuk mund të mësohet
Nëse kurrë s’kemi provuar
Për dëshira duhet guxim
Përballja është mësim
Kush provon edhe gabon
Për mësim nuk është kurrë vonë
Asgjë në jetë s‘keni për të humbur
Çdo ditë e më shumë kërkoni dituri
Do ta njohim veten duke njohur vlera
Nga gabimet mësohet për herat tjera
FK
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.