22.5 C
Tiranë
E premte, 18 Korrik 2025

Fejton nga Ded Nikoll Luca

 

Korona, si salca për makarona….. (Fejton nga Ded Nikoll Luca) Nëse nuk ke salcën, makaronat hahen të bardha.Doktorët e korruptuar të politikës globale pa llogjikë terrorizojnë se nëse makaronave nuk u hedh salcë të kuqe vdes nga virusi korona….. Doktorët janë kthyer në papagalla, përsërisin çfar i thotë politika e korruptuar! Zoti na ka dhënë trupin, mendjen dhe shpirtin. Këto tre komponentë, të ndërthurur me vetëdijen, e cila është burim ‘ndërgjegje’. Këtë na e ka dhënë dikush, Zoti apo Universi quaje si të duash.Me këtë apsurditet politikanët e korruptuar mund të thonë se kush beson në Zot e kap korona dhe vdes. Njeriu ka këto komponentë – vetëdija është burim i shpirtit, i trupit dhe i mendjes. Shkollat na zhvillojnë mendjen, por nuk aktivizojnë zemrën e as shpirtin. Pra ato nuk na mësojnë të kontaktojmë fushën, ligjin, vetëdijen, apo edhe vetë Zotin. Pra ne punojmë me mendje duke arritur ato që kemi arritur që ekszistojnë sot në botë, por jemi të stresuar dhe të sëmurë. Madje, e kemi pranuar sëmundjen apo të qenit i sëmurë si një gjendje normale. Por gjendja normale e njeriut është të jesh i shëndoshë. Edhe simbas Vedës shëndeti përkufizohet ndryshe, ai është pasojë e vetëdijes. Njerëzit të cilët kanë vetëdije të lartë, nuk sëmuren, ata janë tërë jetën të dashuruar me të tjerët, reflektojnë dashuri dhe kontribuojnë për të tjerët. Sistemi nervor i njeriut, që në moshën 3 vjeçare ka mundësi të meditojë. Meditimi është teknologjia e mendjes për të qetësuar mendjen. Këto gjëra nuk i dijnë politikanët , edhe sikur t’i kenë lexuar nuk i besojnë .Të gjitha problemet që kemi në jetë rrjedhin nga mendja jo e qetë. Mendja e qetë është burim i kreativitetit, i dashurisë i harmonisë dhe i shkencës. Mendja e qetë kontakton dijen universale ose Zotin apo ligjet e natyrës. Kur i kontakton këto arrin të jesh çfarë të duash dhe të kesh çfarë të duash. Mendja ka mundësi infinite. Çdo libër që lexojmë, ne kufizojmë veten, por njeriu me sistemin nervor që disponon dhe me vetëdijen që ka, zotëron mundësi infinite dhe të pakufiziara. Vetë universi është infinit dhe është në ekspansion të përhershëm. Zoti e ka krijuar qenien njerëzore pa kufij, pasi shpirti dhe mendja e tij është e pakufishme. Nëse në trup jemi të limituar, shpirti është fushë pa kufij. Iluminati me fantazinë e çmendur kërkon të kufizoje ligjet universale. Supermiliardri ,plakushi Soros, kërkon të jetë i përjetshëm. Bill Gates kërkon me vaksina helmuese të mbysë botën, sepse sipas tij jemi shtuar shumë!!!. Këta sharlatanë kanë korruptuar qeveritë e botës. Për fat njerëzimi ka një president gjigant si Donald Trump, i cili po i lufton pa pushim.Filluan arrestimet e pedofilëve në të gjithë botën! Mikroçipin të ja fusin vetvetes këta satanistë me gjak të ftohtë gjarpëri. Pra intelekti dhe mendja është e kufizuar, kurse shpirti nuk ka limite. Këtë mund ta arrijë gjithkush? A mund ta mësojë gjithkush? Pra a është meditimi për të gjithë i arritshëm? Absolutisht njerëzit mund të mendojnë si të duan ata – kjo është liria që posedojmë. Por është shkencërisht e vërtetuar, se çdo njeri me tru normal, nëse kupton se çfarë është meditimi, ai arrin të zhvillojë trurin e tij. Iluministet nuk e duan meditimin e njerëzve. Atyre nuk u intereson që njerëzimi të zgjohet nga gjumi .Truri zhvillohet edhe në shkollë. Po t’i lexosh të gjithë librat e botës prapë nuk do arrish t’a zhvillosh gjithë trurin. Pra, ne jemi të kufizuar në dije, kurse potenciali i trurit ka mundësi të palimituara. Struktura e tij është si ajo e universit. Neuronet të cilat janë qelizat e tij bëjnë secili rreth 40 mijë lidhje e kështu me radhë lidhjet të cilat krijohen prej tyre arrijnë të punojnë në mënyrë të pakufijshme. Ky sistem nervor i shëndoshë mundëson gjendjen meditative. Meditimi mund të konsiderohet teknologjia më e përsosur për zhvillimin e trurit. Kur truri është i zhvilluar zgjidhen të gjithë problemet e njerëzimit. Truri është një instrument i cili na kontakton me dijen e lartë, me fushën ku gjithçka është e mundur. Ky tru zhvillohet dhe kontakton si instrument akut ose vetë Zotin ose dijen më të lartë të universit me anë të meditimit. Nëse u bëhet pyetja sharlatanve te politikes se çfarë është vetëdija, pak prej tyre mund të na thonë se çfarë është ajo. Kur themi vetëdije është diçka abstrakte. Është diçka që akoma nuk është kuptuar. Njeriu ka 7 shkallë të vetëdijes. Shkalla e parë është gjumi, dhe më pas vijnë ëndrra, zgjimi, vetëdija trandendentale, kozmike, vetëdija e zotit dhe ajo e fundit vetëdija unike ku vetë zoti dhe ne bëhemi një. Iluministat besojne tek djalli. Duan te heqin virtytet e mira njerezore. Pas zgjimit kemi vetëdijen në këtë shkallë që e kemi. Jemi të vetëdijshëm për shkak të shqisave tona. Kur jemi në gjumë nuk jemi të vetëdijshëm, në shkallën e zgjimit jemi të vetëdijshëm por shumë pak. Shumica e njerëzve edhe kur janë zgjuar vazhdojnë të flenë, pra janë në shkallën e vetëdijes së gjumit. Për këtë arsye kur vret dikë nuk je i vetëdijshëm, kur kritikon nuk je i vetëdijshëm, kur dikush krahason, kur dikush hidhëron dikë, kur dikush zemërohet, kur dikush nuk dashuron, kur dikush frigohet, të gjitha janë karakteristika të shkallës së zgjuar, por nuk jemi absolutisht në shkallën e vetëdijes. Masonve dhe iluministeve prej kohesh jane preokupuar me keto gjera.Nuk ka shkolle euniversitet qe nuk ka ndikim prej dinakerise se tyre.Kane punuar prej shekujsh dhe keto dekada jane shpejtuar.Fati i njerzimit qe masonet po ekzagjerojne dhe nga çdo ekzagjerim vjen falimentimi. Kur themi kemi një vetëdije të lartë, nuk jemi të saktë, pasi pa meditimin truri është në gjendje fjetjeje. Qelizat nuk janë të zhvilluara të gjitha. Mund të jesh doktori më i madh në botë por nuk je personi më i vetëdijshëm në botë. Në jetë ne ecim në mënyrë mekanike, mbi bazën e rregullave që kemi mësuar. Por nuk do të thotë që jemi të vetëdijshëm. Do të thotë që nuk kemi kontaktuar energjinë pozitive ose inteligjencën universale, ose Zotin. Shkalla e lartë e vetëdijes është shkallë transendentale. Kjo nënkupton – që të arrish të transendentohesh dhe të arrish shkallën transendentale duhet të përdorësh meditimin. Ky është i vetmi mjet. Në këtë fazë krijohen hormonet pozitive si seratonina dhe endrofina, dhe zvogëlohen adrenalina dhe kortizoni që janë faktorë te stresit. Truri si instrument kontakton dijen infinite, inteligjencën. Shkencëtarët e quajnë këtë ‘high level of concessness’ pra nivel i lartë vetëdijeje. Nuk është një dije e cila është krijuar nga shkolla, shoqëria apo familja. Ajo ekziston dhe ka ekzistuar që kur është krijuar njeriu dhe universi. Me anë të sistemit nervor mund ta kontaktojmë atë. Vetëdija nuk është proces bio-kimiko-elektrik që zhvillohet në tru, por është truri i zhvilluar i cili kontakton me dijen universale që është gjithmonë prezent. Njoh nje poete me shkollen 8 vjeçare qe ka nje zgjuarsi dhe dituri me te madhe se ata qe kane mbaruar universitetet.Kur dikush thote qe kjo poete eshte pa shkolle, une qesh me te madhe me injorancen e kultivuar ne njerez Shpirti ynë është prezent. Konceptet ndërrojnë kurse kjo vetëdije me inteligjencë ekziston te kushdo. Pas kalimit të fazës së katërt, pra vetëdijes trandendentale, vjen vetëdija kozmike, vetëdija e Zotit dhe një vetëdije e fundit ku vetë Zoti dhe ne bëhemi një, shkrihemi dhe kjo quhet “high level of concessnes” niveli më i lartë i vetëdijes, i koshiencës apo i ndërgjegjes. Vetëdija nuk është proces biokimik, por truri i zhvilluar dhe i qetë kontakton këtë energji inteligjence. Unë dhe gruaja ime Flora në këtë moment jemi në shkallën e vetëdijes në gjendje të zgjuar. Kur jam në meditim jam në shkallën e Zotit, por shumë shpesh arrij në shkallën unike kur arrij të kontaktoj të gjitha ligjet e natyrës. Kjo ndodh kur mendja e njeriut e humb kohën, pra kur jeton mendja pa kohë trupi nuk plaket. Athëhere lindin idetë e mëdha, ke vizion të madh dhe të gjitha arritjet e njerëzve janë arritur në momentet kur truri ka qenë i qetë. Kur truri ka qenë i qetë i ka kontaktuar ata pjesë të mendjes së zgjuar. Nëse i shikon masonet me vëmendje të gjithë janë të plakur dhe të shëmtuar. Sonte more masona unë po i ha makaronat me salcë , dhe nuk e kam frikë vdekjen.Mund të thotë lexuesi : More Ded, çfar ka lidhje salca me makarona?? dhe unë do përgjigjem: E njëjta gjë…. çfar ka lidhje maska me diellin e korrikut ? Cili virus i reziston diellit? Njerëzit që meditojnë shërojnë veten dhe të tjerët. Gjithçka në univers është inteligjencë. Nëse rri me njerëz që meditojnë pra që janë të qetë, atëherë lirohet në hapësirë pozitiviteti. Nëse rri me njerëz të stresuar, njëkohësish ti merr hormone negative në hapësirë. Këto janë fusha magnetike. Vetëm të jesh në prezencën e dikujt arrin të ndjesh energjinë e tyre pasi ajo nuk mund të ndalet. Çdo gje në univers është në gjendje vibrative ndërsa koncepti shkencor nuk ndërrohet. Luftrat dhe vuajtjet e njerzimit i planifikuan njerezit me emrin masone apo iluminate. Joooo, ju iluminatët nuk do fitoni, nuk mund ta ndryshoni fatin e njerëzimit! Duket ndonjëherë sikur çdo njeri ka fatin e tij. Por a mund ta ndryshojmë fatin tonë? Njeriu ka një sistem nervor. Mes sistemit nervor ka qeliza dhe midis tyre është një hapësirë. Mes një mendimi dhe një mendimi tjetër ka një hapësirë. Mes dy telave të kitarës ka një hapësirë, mes këtyre dy mureve ka një hapësirë. Mes këtyre hapësirave kemi mundësinë për të krijuar, mundësinë për të zgjedhur për veten. Me aftësitë tona dhe me vetëdijen tonë bëjmë zgjedhjet tona. Këto përcaktojnë destinacionin dhe suksesin në jetën tonë. Meqë Zoti na ka dhënë mundësi të zgjedhim pra na ka krijuar këto hapësira, ne zgjedhim. Ne nuk e pranojme rendin e ri boteror te djallit Ne kemi shpesh tendencën për t’ia lënë fajin vendit ku kemi lindur, families që s’na ka dhënë mundësi, mjedisit etj. Pse disa njerëz shpërthejnë në kësisoj argumentash? Një miku im kishte problem me fëmijët e vet, pasi e akuzonin me të padrejtë (njësoj si salca për makarona) se përse ai nuk i kishte dërguar nga Shqipëria në gjermani, por i kishte sjellur në të varfëren itali (Flitet per vitet pas nentedhjet e katrës, italia kishte liretën dhe nuk ishte e falimentuar) Ata që komandojnë botën falimentuan Greqinë, te njëjten gjë prej vitesh kanë nisur të falimentojnë Italinë!! Koncepti im mbi vdekjen ka ndryshuar. Kur them se do jetoj 130 vjeç nuk bëj shaka .Do jetoj, pasi kam plan të shkruaj me qindra libra .Kështu si unë mendon edhe gruaja ime. Nuk e kemi frikë vdekjen, dhe jemi kundër vetëvrasjes. Në fillim kisha shumë frikë. Kur nuk e kam pasur këtë vetëdije, kujtoja se do humbja sepse do humbja trupin, pasurinë, fëmijët dhe gjithçka kam. Në atë gjendje të vetëdijes së dobët ne friksohemi nga humbja. Frika na është imponuar nga konceptet dhe sidomos frika nga vdekja ka arritur në shkallën më të lartë me synim për të dobësuar njeriun dhe për mos e lënë atë të jetojë të tashmen. Duke medituar e kam parë se vdekja nuk ekziston, sepse nuk ka mendime, vetëm mendimet të frikësojnë. Vdekja, terri ekziston për shqisat tona, por në fakt errësira është mungesë e dritës. Vdekja është koncept që na është imponuar. Çfarë humbim ne? Pyetja është, me çfarë kemi ardhur në jetë? Me asgjë, dhe kemi për të shkuar në asgjë.Janë kundër mendimeve të mia masonët që frikësohen nga vdekja. Çdo gjë në univers vjen prej asgjësë. Muzika krijohet jo prej telave por prej boshllëkut mes dy telave. Zëri nuk krijohet nga kordat por nga boshllëku i fytit. Pra nëse ndërrojmë konceptet tona mbi vdekjen duke mos e quajtur atë humbje por paqe e përhershme. Po të jetojmë me frikën e vdekjes ne jemi në një burg që është imponuar, po të lirohemi nuk mund të na manipulojnë. Qëllimi i feve të sotme është ai i manipulimit, por në krijimin e tyre secila ka për bazë faljen dashurinë, paqen. Fjala “religion” do të thotë njohje e vetes. Ky mision humbi me kalimin e kohës. Duke e ndarë njeriun nga njëri tjetri. I vetmi religjion i së ardhmes duhet të jetë meditimi që është të njohësh veten pa dalluar askënd. Vdekja për mua nuk ekziston, pasi në gjendje meditative e shoh që trupi im nuk ekziston më, e as mendimet e mia nuk ekzistojnë. Nuk ekziston asgjë përveç vetëdijes, dhe meqë unë e kam përjetuar këtë me meditim, jam çliruar nga frika e vdekjes. Vdekja sjell frikë kurse meditimi sjell dashuri. Dhe kur njeriu është i dashuruar me jetën dhe me çfarë ka përreth ai e shijon jetën. Sikurse terri është mungesë e dritës, frika është mungesë e dashurisë dhe mungesë e vetëdijes së lartë. Masonët frikacakë që pijnë gjakun e fëmijve, tani e mbrapa unë do i quaj “salca e makaronave” që nuk i hanë as qentë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.