“FLOKËT E VUAJTJES “
(Botimi tretë)
Një vepër me vargje lirike kushtuar mërgimit dhe gjendjes aktuale në Kosovë…
Botova edhe këtë vepër me vargje lirike me titull: “Flokët e vuajtjes”.
Vepra në fjalë është një “tuf” me poezi lirike, të cilat, në vete ngërthejnë tema, motive më të ndryshme nga jeta e fëmijërore e imja. Siç dihet, për mua është një vakacion shumë joshës në rrugëtimin tim për hartimin e vargjeve poetike.
Këtë vepër në fjalë e kamë ndarë në tri kaptina, si janë:
“Jetë, a të shoh unë ty”,
“Mërgimi ka shumë plagë “
Dhe kaptina e fundit është “Gruaja në fshat”.
Kjo vepër lirike, fillim e fund ka motive të përjetuara nga jeta e poetit si fëmijë. Është vepër simbolike. Flokët e vuajtjes janë hallet e rënda të jetës. Simbolikë e jetês së vështirë të njeriut tonë. Njerëzit thonë, më kanë rënë flokët nga vuajtja, nga skamja e nga “dertet” apo problemet e jetës, pra, një vepër me një simbolikë poetike e artistike.
Po e përfiundoj me këtë poezi:
HARRESA NË MAJË
Sa qenka me pasoja,
kur harresa është në majë,
harron ç’do qeveritar
e të tjerët rrotull tij
çfarë rruge kishte
secila qenie dhe të gjithë.
Njëri mburret kush qe,
duke përfituar nga babai,
ose nga shoku, nga miku,
që janë afër zotërinjëve në majë.
Por kjo nuk pushon me kaq,
tjetri vuan së tepërmi,
nga dredhitë që e shpuren
kriminalisht keq punën,
dhe pasojat po shihen tash.
Nuk ka ligj, prokuror,
kamera, pamje lotësh,
dhembje në vazhdim
e s’ka dhe më hiç as punë,
s’ka strehëmbi kokë,
tepër shtrenjt për sëmundje,
çmime gjer në qiell për të gjithë…
Si bëhet të harrojmë
e të hedhin në gropë ç’do gjë,
pastaj të krekosën si gjel mbi pleh,
dhe të mbyllën sytë,
të quhet normale kjo?
Eh, nëna e shkretë,
kah t’ia mbaj?
Lëmoshë kërkon e vuan,
vetëm shihni në kontainer,
ç’do ditë, në çdo qytet,
gërmojnë sa njerëz
për ushqime, metale, letra…
Ç’ka të bëjnë, ku të trokasin,
të gjitha dyert për ata mbyllur rrinë,
e diçka duhet të hanë,
diçka të shesin,
por, si e ka emrin kjo soj jete ?
Sa qenka me pasoja,
kur harresa është në majë,
sikur harron rrobat pranvera ,
sikur harron ngjyrat piktura,
sikur harron lotët syri,
dhe kuptimi, por, si e ka emrin
kjo soj jete…!
27.01.2019
Hamburg